21/11/2023
Myftinia Mallakastër startoi Projektin e Jetimëve në Shqipëri të sponsorizuar nga Qendra Mbreti Selman për Bamirësi dhe Ndihma Humanitare, KSRelief, dhe të implementuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.
Falë këtij projekti myftinia jonë do të bëjë të mundur mbështetjen e 15 jetimëve dhe familjeve të tyre me një pension mujor, të cilët janë përzgjedhur nga strukturat tona në bashkëpunim me autoritetet vendore, si dhe do të zhvillojë për ta një program edukativ të përjavshëm për një periudhë 12-mujore.
Myftinia jonë gjen rastin të falënderojë KSRelief për mbështetjen dhe KMSH për koordinimin e këtij projekti të dobishëm në ndihmë të shtresave në nevojë.
Në rang kombëtar, nga ky projekt do të përfitojnë 206 jetimë nga 10 rrethe të vendit.