Shkolla 9-Vjecare Ismail Klosi Ballsh

Shkolla 9-Vjecare Ismail Klosi Ballsh Shkolla 9-Vjecare Ismail Klosi Ballsh Faqja Zyrtare

16/09/2026
16/09/2026

Të dashur prindër,
Regjistrimet e fëmijëve në programin “Pas shkolle” përmes SMIP janë të hapura nga SOT deri më 25 shtator.📩

Fëmija juaj mund të përzgjedhë deri në dy klube:

🎵 Muzikë
💃 Kërcim
🎭 Teatër
🎨 Art pamor
🧵🪡 Zeje

Programi kombinon mbështetjen për detyrat e shtëpisë me aktivitete krijuese e praktike, duke i dhënë çdo fëmije mundësinë të zbulojë talente, interesa dhe aftësi të reja. 👩🏽‍🏫🎭🎨📚

“Pas Shkolle” – më shumë hapësirë për të mësuar, krijuar dhe zbuluar!

Suksese të dashur nxënës !
14/09/2026

Suksese të dashur nxënës !

13/09/2026

Gati për një tjetër vit shkollor plot buzëqeshje, emocione dhe ëndrra! 🎒✨
Nesër shkolla gjallërohet sërish nga zërat e fëmijëve tanë, ndërsa më të vegjlit, nxënësit e klasës së parë, do të hedhin hapin e tyre të parë në rrugëtimin shkollor.
Klasat janë gati, bankat i presin dhe mësuesit mezi presin t’i takojnë. ❤️
Suksese dhe një vit të mbarë për të gjithë! 🌸📚

13/09/2026

📌 NJOFTIM PËR PRINDËRIT
Programi “Pas Shkolle” – Shkolla 9-vjeçare “Ismail Klosi”

Të nderuar prindër,

Në zbatim të nenit 47/1 të ligjit nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe të Vendimit nr. 627, datë 30.07.2026, të Këshillit të Ministrave, në shkollën 9-vjeçare “Ismail Klosi” do të zhvillohet Programi “Pas Shkolle”.

🌟 Çfarë është Programi “Pas Shkolle”?

Programi zhvillohet jashtë orarit të zakonshëm mësimor dhe synon t’u krijojë nxënësve më shumë mundësi për:

📚 përforcimin e njohurive dhe të nxënit;
🤝 zhvillimin e aftësive sociale dhe bashkëpunimit;
🎨 zhvillimin e aftësive artistike, kulturore dhe krijuese;
🏃 zhvillimin e aftësive fizike dhe sportive.

Programi u ofrohet nxënësve të regjistruar në institucionet arsimore parauniversitare publike.

📚 Për nxënësit e klasave I–V, në shkollën “Ismail Klosi” programi përfshin:

📝 “Bëjmë Detyrat e Shtëpisë” – BDSH
• 5 orë në javë;
• 1 orë në ditë, nga 60 minuta;
• zhvillohet 5 ditë në javë.

🎨 “Klubet e Arteve dhe Zejeve” – KAZ
• 2 orë në javë;(për të dy ciklet)
• zhvillohen 2 herë në javë, nga 60 minuta.

Në varësi të interesit të nxënësve dhe krijimit të grupeve, klubet mund të përfshijnë veprimtari si:

🎵 Muzikë • 💃 Kërcim • 🎭 Teatër • 🖌️ Art pamor • 🧵 Zeje

👥 Organizimi i grupeve

Grupet organizohen me minimumi 20 dhe maksimumi 30 nxënës, sipas përcaktimeve të Programit “Pas Shkolle”.

📌 E RËNDËSISHME PËR PRINDËRIT

• Regjistrimi dhe pjesëmarrja e nxënësit në Programin “Pas Shkolle” bëhet mbi bazën e aplikimit të prindit në sistemin SMIP.
• Pjesëmarrja në program nuk shoqërohet me vlerësim me notë.
• Nxënësit e regjistruar duhet ta frekuentojnë programin në mënyrë të rregullt.
• Frekuentimi dhe veprimtaritë e zhvilluara evidentohen në sistemin SMIP.
• Gjatë vitit shkollor, në kuadër të programit, do të organizohen edhe aktivitete me pjesëmarrjen e nxënësve.

🌟 Programi “Pas Shkolle” është një mundësi më shumë për fëmijët tanë, që koha pas përfundimit të mësimit të shndërrohet në një hapësirë ku ata mësojnë, krijojnë, bashkëpunojnë, argëtohen dhe zhvillojnë aftësitë dhe talentet e tyre.

🤝 Bashkëpunimi shkollë–familje është një element i rëndësishëm për suksesin dhe mirëqenien e fëmijëve.

Ju ftojmë të aplikoni nëpërmjet SMIP, nëse dëshironi që fëmija juaj të përfshihet në Programin “Pas Shkolle”.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mbështetjen!

Drejtoria e shkollës 9-vjeçare “Ismail Klosi ”

Suksese!
13/09/2026

Suksese!

30/08/2026

📢 NJOFTIM PËR PRINDËRIT!

🏫 Po afron fillimi i vitit të ri shkollor! Prindër, nëse fëmija juaj do të regjistrohet në klasën e parë ose në klasën e dhjetë, mos harroni të përfundoni procedurën e regjistrimit online.

💻 Regjistrimi kryhet nëpërmjet e-Albania, ku sistemi ju ofron mundësinë të përzgjidhni shkollën sipas vendbanimit.

⏰ Afati i fundit: 7 shtator 2026.

👉 Mos e lini për ditët e fundit! Kryeni regjistrimin në kohë dhe sigurohuni që fëmija juaj ta nisë vitin e ri shkollor pa vonesa.

📚 Një fillim i mbarë nis me një regjistrim të bërë në kohë! ✨

01/08/2026
28/07/2026

🏫🧑‍💻 Regjistrimet online në shkolla, përmes platformës e-Albania, janë të hapura nga deri në 31 korrik.

💻Regjistrimi kryhet për:
Nxënësit e klasës së parë;
Nxënësit e klasës së dhjetë në gjimnaz ose në shkollë të mesme të orientuar;

🔴Ju ftojmë të respektoni afatet dhe të kryeni regjistrimin brenda periudhës së përcaktuar, në mënyrë që çdo nxënës të nisë vitin e ri shkollor pa vonesa.

💻 Prindër, nëse ende nuk e keni kryer, regjistrimi bëhet online në platformën e-Albania👨‍👩‍👧‍👦

MOS E LINI PËR DITËN E FUNDIT‼️‼️

U zhvillua sot Provimi i Gjuhēs shqipe per klasat e IX ta .Suksese tē dashur nxënës!Dalshi sa më mirë!Urime dhe në  prov...
19/06/2026

U zhvillua sot Provimi i Gjuhēs shqipe per klasat e IX ta .
Suksese tē dashur nxënës!
Dalshi sa më mirë!
Urime dhe në provimett e tjera!

Address

Ballsh

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla 9-Vjecare Ismail Klosi Ballsh posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category