Shkolla e Mesme e Bashkuar "Tinka Kurti" Lekbibaj Faqja Zyrtare

Shkolla e Mesme e Bashkuar "Tinka Kurti" Lekbibaj Faqja Zyrtare Shkolle e Mesme e Bashkuar Dega:Arsim i Pêrgjithshëm

17/02/2026
Gëzuar Pavarësinë Kosovë!
17/02/2026

Gëzuar Pavarësinë Kosovë!

𝐏𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐞𝐭 𝐨𝐫𝐢𝐞𝐧𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞 🎯𝐊𝐮𝐚𝐥𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐦𝐞̈𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 2026📚💡📖👩‍🏫Janë publikuar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit P...
01/02/2026

𝐏𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐞𝐭 𝐨𝐫𝐢𝐞𝐧𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞 🎯𝐊𝐮𝐚𝐥𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐦𝐞̈𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 2026📚💡📖👩‍🏫
Janë publikuar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar programet orientuese për provimin e kualifikimit të mësuesve për vitin shkollor 2025–2026, të cilat shërbejnë si baza zyrtare e përgatitjes për të gjithë kandidatët që do t’i nënshtrohen procesit të kualifikimit.
👇𝐙𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐏𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥
https://www.ascap.edu.al/zhvillimi-profesional/

Suksese!

Projekt:🌿🍲 Ushqime  Tradicionale & Pasuri e natyres  dhe tradites-Biologji & Aftësi Teknologjike (Klasa 6–7)Në lëndët e ...
18/12/2025

Projekt:
🌿🍲 Ushqime Tradicionale & Pasuri e natyres dhe tradites-Biologji & Aftësi Teknologjike (Klasa 6–7)
Në lëndët e Biologjisë dhe Aftësim Teknologjik, nxënësit e klasave 6–7 trajtojnë temën e ushqimit tradicional në lidhje me shëndetin, mjedisin dhe trashëgiminë kulturore. Në Biologji, nxënësit mësojnë për vlerat ushqyese të ushqimeve tradicionale, rëndësinë e produkteve natyrore dhe rolin e ushqimit të shëndetshëm në jetën e njeriut.
Në Aftësim Teknologjik, nxënësit zhvillojnë aftësi praktike duke realizuar punime, postera dhe modele që paraqesin ushqime tradicionale dhe mënyrën e përgatitjes së tyre, duke përdorur materiale të thjeshta dhe të riciklueshme.
Përmes këtyre aktiviteteve, nxënësit ndërgjegjësohen për ruajtjen e mjedisit, vlerësimin e traditave dhe rëndësinë e qëndrimit në vendlindje. Ushqimi tradicional, natyra dhe kultura janë pasuri që nuk duhen braktisur.
Kjo temë shërben si thirrje për vendasit dhe turistët që të vlerësojnë jetën rurale, të mbështesin prodhimet vendase dhe të kontribuojnë në zhvillimin e zonave tona, duke mos i braktisur ato, por duke i ruajtur dhe promovuar për brezat e ardhshëm.

Sot, pranë shkollës sonë, u zhvillua një bashkëbisedim i frytshëm me ish-nxënësin Besard Ndoja, organizuar nga koordinat...
10/12/2025

Sot, pranë shkollës sonë, u zhvillua një bashkëbisedim i frytshëm me ish-nxënësin Besard Ndoja, organizuar nga koordinatorja për karrierën, znj. Albina. Në aktivitet morën pjesë mësues të shkollës si dhe nxënës të klasave X, XI dhe XII.

Besard Ndoja ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik të Shkodrës. Ushtron detyrën e administratorit të Njësisë Administrative Lekbibaj.

Të rinj të tillë, që punojnë me përkushtim për zhvillimin e vendit të tyre, përbëjnë një shembull frymëzimi për nxënësit tanë dhe për gjithë komunitetin.

28/11/2025

Gëzuar 28-29 Nëntorin!
Shkolla vartëse Mserr.

28/11/2025

Recitime nga nxënësit e klasës së parë.

Address

Njesia Administrative Lekbibaj
Bajram Curri
1234

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla e Mesme e Bashkuar "Tinka Kurti" Lekbibaj Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla e Mesme e Bashkuar "Tinka Kurti" Lekbibaj Faqja Zyrtare:

Shortcuts

Share

Category