06/11/2013
Zoti im, Ty tu drejtova dhe të thash: Unë po ndëshkohem dhe po ndjej dhembje! U përgjigje: “mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut!“. Zumer 53. Ty tu drejtova dhe të thash: Nuk e kam askënd, jam i mjerë! U përgjigje: “Ne jemi më pranë tij se damari i qafës së vet”. Kaf 16. Ty tu drejtova dhe të thash: Mos më harro mua! U përgjigje: “Prandaj, më kujtoni Mua (me namaz e lutje) që Unë t’ju kujtoj (me shpërblime)”. Bekare 152. Ty tu drejtova dhe të thash: O Zot, më jep shpresë..! U përgjigje: “Me të vërtetë, pas vështirësisë - vjen lehtësimi!”. Inshirah 5. Ty tu drejtova dhe të thash: O Zot, si t’i realizoj ëndrrat e mia! U përgjigje: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem”. Gafir 60.