25/09/2024
🎉 Mediat në Kosovë i bëjnë jehonë festivalit dy ditor 'Kah Drita" në Junik!
Mediat në Kosovë kanë pasqyruar me entuziazëm festivalin “Kah Drita”, i cili më 21 dhe 22 shtator mbushi Junikun me energji dhe kreativitet. Ky festival, që bashkoi muzikën, trashëgiminë kulturore dhe natyrën e mrekullueshme, ofroi një platformë të pasur për pjesëmarrësit për të eksploruar një gamë të gjerë aktivitetesh. 🎶🌿
🎤 Me koncerte nga artistë të njohur si Shpat Deda dhe Elina Duni, skena e Amfiteatrit të Moronicës u kthye në qendër të muzikës dhe artit bashkëkohor, duke ofruar emocione të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit. 🎼
🎶 Përveç muzikës, festivali prezantoi edhe punëtori për instrumente muzikore tradicionale dhe sesione për veshjet tradicionale në lokacionin historik të Valavicës, duke i dhënë pjesëmarrësve një shans të zhyteshin në kulturën e pasur të rajonit.
🏞️ Për dashamirësit e natyrës, një ecje në bjeshkët e Gradinës ishte ndër aktivitetet kryesore të ditës së dytë, e cila u shoqërua nga performanca e rapsodëve të Deçanit, duke e lidhur artin muzikor me natyrën madhështore.
🍴 Ndërkohë, Oda e Junikut u kthye në një vend për përgatitjen e ushqimeve tradicionale, ku u organizuan edhe aktivitete për fëmijët, si joga dhe programe edukative për alpinizëm dhe kamping. 🌄
Ky festival jo vetëm që festoi kulturën dhe natyrën, por krijoi edhe një hapësirë për të thelluar lidhjet midis artit, trashëgimisë dhe komunitetit lokal. Juniku u shndërrua në një qendër të rëndësishme kulturore, duke promovuar bukuritë dhe traditat unike të këtij rajoni.
✨ Një aventurë kulturore dhe natyrore që nuk duhej humbur!