Qendra për Karrierë IAAP "Fehmi Agani"- Klinë

Qendra për Karrierë IAAP "Fehmi Agani"- Klinë

Share

Orientimi në karrierë, ju ndihmon në mënyra efektive për të zhvilluar rrugëtimin tuaj profesional 💼

19/05/2026

Nxënësi i klasës XII, G. Berisha, me shumë sukses ka përfunduar shkollën e mesme profesionale në IAAP “Fehmi Agani” në Klinë, duke treguar përkushtim, disiplinë dhe rezultate të larta në profesionin e tij. Gjatë zhvillimit të praktikës profesionale, ai ka dëshmuar aftësi të mira praktike, përgjegjësi në punë dhe gatishmëri për bashkëpunim me stafin dhe kolegët. Me angazhimin dhe seriozitetin e treguar, ai ka arritur të përmbushë me sukses të gjitha detyrat dhe obligimet praktike, duke lënë përshtypje shumë pozitive në ambientin profesional. Përveç aftësive profesionale, ai është dalluar edhe për korrektësi, komunikim të mirë dhe vullnet për të mësuar e avancuar vazhdimisht në fushën e tij profesionale.

Me punën dhe angazhimin e treguar gjatë gjithë periudhës së praktikës, ai ka fituar përvojë të vlefshme profesionale dhe ka dëshmuar se është i përgatitur për sfidat e tregut të punës dhe për vazhdimin e zhvillimit të tij akademik e profesional.

I urojmë suksese të mëtejshme në zhvillimin e tij profesional dhe në karrierën e ardhshme.

Photos from Qendra për Karrierë IAAP "Fehmi Agani"- Klinë 's post 18/05/2026

IAAP “Fehmi Agani” në Klinë mirëpriti nxënësit e klasave të nënta të SHFMU “Ismet Rraci”

Nxënësit e klasave të nënta nga SHFMU “Ismet Rraci” në Klinë vizituan Institucionin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional “Fehmi Agani” në Klinë. Vizita kishte karakter informues, me ç’rast nxënësit u njohën nga afër me mundësitë që ofron kjo shkollë profesionale për vazhdimin e shkollimit të tyre.

Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësinë të shohin ambientet e shkollës, punëtoritë dhe kabinetet mësimore, si dhe të marrin informacione rreth drejtimeve profesionale që ofron shkolla. Po ashtu, ata u informuan për rëndësinë e arsimit profesional në raport me tregun e punës, mundësitë për praktikë profesionale në vende pune dhe shumë aspekte të tjera të jetës shkollore.

IAAP “Fehmi Agani”falënderon drejtorin Blerim Kelmendi dhe mësimdhënësit e shkollës së mesme të ulët, të cilët ishin të pranishëm së bashku me nxënësit gjatë kësaj vizite.

Photos from IAAP "Fehmi Agani" Klinë's post 15/05/2026
Photos from Qendra për Karrierë IAAP "Fehmi Agani"- Klinë 's post 14/05/2026

PO NDIHMOHEN NXËNËSIT NË PËRZGJEDHJEN E PROFESIONIT NË SHKOLLIMIN PROFESIONAL

Në kuadër të aksionit “Java me dyer të hapura”, i cili po zhvillohet përmes vizitave në shkollat profesionale dhe nën organizimin e Qendrës për Karrierë, sot për vizitë ishin nxënësit e klasës së nëntë nga SHFMU “Ali Krasniqi” në Ujmir.

Ky aktivitet ka për qëllim t’u ndihmojë nxënësve në orientimin e tyre në karrierë, duke u ofruar këshilla dhe informacione për zgjedhjen e profesionit dhe vazhdimin e shkollimit në shkollat profesionale.

Falënderojmë drejtoreshën znj. Jehona Bashota dhe mësimdhënësit e shkollës për bashkëpunimin dhe prezencën e tyre së bashku me nxënësit.

Photos from Qendra për Karrierë IAAP "Fehmi Agani"- Klinë 's post 13/05/2026

Mirësevini semimaturantë në IAAP “Fehmi Agani” në Klinë! 🌟

📚 “Java e dyerve të hapura”

Sot, shkollën tonë e vizituan nxënësit e SHFMU “Emin Duraku” në Sferkë dhe SHFMU “Dëshmorët” në Volljakë.

IAAP “Fehmi Agani” falënderon drejtorin Fahredin Gashi, Liridon Gashi, si dhe mësimdhënësit e shkollave të mesme të ulëta, të cilët ishin prezentë së bashku me nxënësit.

Nxënësit i falënderojmë për vizitën dhe interesimin e treguar, duke iu dëshiruar suksese në rrugëtimin e tyre arsimor! 🎓

Photos from Qendra për Karrierë IAAP "Fehmi Agani"- Klinë 's post 12/05/2026

IAAP “Fehmi Agani” në Klinë mirëpriti nxënësit e klasave të nënta nga shkollat fillore “Isa Boletini”, “Dëshmorët e Kombit” dhe “Gjergj Fishta”, të cilët vizituan institucionin në kuadër të një aktiviteti informues për orientimin e tyre në arsimin profesional.

Gjatë vizitës, nxënësit u njohën nga afër me ambientet e shkollës, punëtoritë dhe kabinetet profesionale, si dhe morën informacione rreth drejtimeve që ofron shkolla për vazhdimin e arsimit të mesëm. Po ashtu, ata u informuan mbi rëndësinë e shkollimit profesional në raport me tregun e punës, mundësitë për praktikë profesionale dhe zhvillimin e aftësive praktike në vendin e punës.

IAAP “Fehmi Agani” falënderon drejtorin Adnan Beqiri, Xhevdet Bashota, Dodë Grabanica si dhe mësimdhënësit e shkollave të mesme të ulëta që ishin të pranishëm dhe shoqëruan nxënësit gjatë kësaj vizite.

Photos from Qendra për Karrierë IAAP "Fehmi Agani"- Klinë 's post 07/05/2026

Sot, në lëndën e Anatomisë, u zhvillua një kuiz mes nxënësve të klasave X11 dhe X12, drejtimi Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë.

Nxënësit treguan njohuri, përkushtim dhe përgatitje të shkëlqyer, duke reflektuar angazhimin e tyre në procesin mësimor nën udhëheqjen profesionale të profesoreshës Diellza Hoti.

Atmosfera ishte konkurruese dhe motivuese, duke nxitur bashkëpunimin, dijen dhe zhvillimin profesional të nxënësve.

Photos from Qendra për Karrierë IAAP "Fehmi Agani"- Klinë 's post 05/05/2026

PO NDIHMOHEN NXËNËSIT NË PËRZGJEDHJEN E PROFESIONIT NË SHKOLLIMIN PROFESIONAL

Në kuadër të “Javës së dyerve të hapura” për shkollat profesionale, e organizuar nga Qendra e Karrierës, patëm kënaqësinë të mirëpresim nxënësit e klasave të IX-ta.
Gjatë kësaj vizite, nxënësit u njohën nga afër me profilet që ofron shkolla jonë, vizituan kabinetet mësimore dhe panë aktivitetet praktike të zhvilluara nga nxënësit e IAAP “Fehmi Agani” në Klinë.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte t’i ndihmojmë ata në orientimin e tyre profesional dhe në përzgjedhjen e karrierës së ardhshme.
Shkollat që na vizituan ishin: SHFMU “Motrat Qiriazi” në Klinë dhe paralelja e ndarë në Zajm.

Falënderojmë drejtorin Gani Ahmetxhekaj dhe mësimdhënësit e shkollës të mesme të ulët për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Photos from Qendra për Karrierë IAAP "Fehmi Agani"- Klinë 's post 05/05/2026

Projekti Siguria në Komunikacion nga Njesia Rajonale e Komunikacionit në Pejë

Këshilla për sigurinë gjatë rrugëtimit për në shkollë janë shumë të rëndësishme për çdo nxënës. Gjithmonë zgjidh një rrugë të sigurt dhe të njohur, dhe shmang rrugicat e errëta ose vendet e izoluara. Nëse është e mundur, udhëto me shokë ose në grup, pasi kjo rrit sigurinë. Respekto rregullat e trafikut: ec në trotuar, përdor vijat e bardha për kalim dhe shiko në të dyja anët para se të kalosh rrugën. Mos përdor telefonin gjatë ecjes, sepse të shpërqendron dhe rrit rrezikun. Nëse ndihesh i/e pasigurt, kërko ndihmë nga një i rritur ose një person i besueshëm. Gjithashtu, informo prindërit për orarin dhe rrugën që ndjek çdo ditë. Siguria fillon nga kujdesi dhe vëmendja jonë.

Faleminderim për Togerin Agim Pantina dhe Agnesa Behrami për ligjëratën mbi sigurinë, duke përfshirë këshillat dhe udhëzimet për nxënësit lidhur me rregullat e trafikut dhe sjelljen e sigurt në rrugë. Kontributi juaj është shumë i vlefshëm për rritjen e vetëdijes dhe sigurisë së të rinjve.

Photos from Qendra për Karrierë IAAP "Fehmi Agani"- Klinë 's post 30/04/2026

Qendra për Karrierë në IAAP “Fehmi Agani” në Klinë organizoi një aktivitet me nxënësit e shkollës, me rastin e 1 Majit – Ditës së Punëtorëve.

Aktiviteti u fokusua në sigurinë dhe shëndetin në punë, si dhe në njohjen e të drejtave në vendin e punës.

Photos from Qendra për Karrierë IAAP "Fehmi Agani"- Klinë 's post 28/04/2026

Sot, nxënësit e “IAAP Fehmi Agani” në Klinë nga drejtimi bashkëpunëtor i infermierisë, klasa e 10-të, morën pjesë në aktivitetin praktikë “Matja e Shenjave Vitale” si tensioni arterial, pulsi, frekuenca respiratore dhe temperatura, duke forcuar njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale.

Want your school to be the top-listed School/college?

Telephone

Website