11/04/2019
Dita Nderkombtare e Shendetit (7 Prill 2019) u kremtua solemnisht ne komunen e Gjakoves, organizuar nga AHED dhe ne bashkepunim te ngushte me DSHMS dhe QKMF te komunes se Gjakoves, si dhe me mbeshtetjen e Koalicionit K10 dhe UNFPA (zyrja e Prishtines). Nen moton “Mbulueshmeri shendetsore per te gjithe: per secilin, gjithekund” mbi 500 qytetare (te rinj, burra dhe gra, pjestare te komuniteteve RAE) morren pjese aktive ne aktivitetet e organizuara, si: 4 takime/prezentime per qytetare, 7 takime dhe prezentime informative per nxenesit e Gjimnazit, promovimi i drejteperdrejte me qytetare (jane dhene mesazhe dhe materiale edukative, eshte mate tensioni dhe jane keshilluar kalimtaret e rastit ne qendren e qytetit) i cili eshte realizuar nga ana e grupit te Infermierve edukatore te QKMF si dhe eshte organizuar tryeze/takim punues me perfaqsuesit e grupeve te ndryshme te komunitetit (qytetare, punetore shendetesore dhe politike-beres, perfaqsues te arsimit dhe mediave, OJQ, si dhe zyrtare dhe perfaqsues te komuniteteve RAE). Shendeti SR dhe drejtimet e zhvillimit ne kuptim te perkujdesjes cilesore dhe te qaseshme per te gjithe pjesetaret e popullates, kane qene boshti i diskutimeve dhe punes gjate kesaj dite te begatshme te komunikimit dhe interakcionit edukativ dhe informativ me popullaten.