SHFMU "Andon ZAKO Çajupi"- Prishtinë

  • Home
  • SHFMU "Andon ZAKO Çajupi"- Prishtinë

SHFMU "Andon ZAKO Çajupi"- Prishtinë SHFMU " Andon Zako Çajupi " Prishtinë
Official page

Dje, sot, nesër, gjithmonë për Kosovën tonë!UÇK!❤️Mësimdhënëse: Edi Kastrati
16/09/2026

Dje, sot, nesër, gjithmonë për Kosovën tonë!
UÇK!❤️
Mësimdhënëse: Edi Kastrati

Respekt për sakrificën, kujtesë për historinë dhe shpresë për drejtësi. 🇽🇰
16/09/2026

Respekt për sakrificën, kujtesë për historinë dhe shpresë për drejtësi. 🇽🇰

Parafillorët tanë në një vizitë njohëse në ambientet e shkollës! 🏫❤️Sot, parafillorët zhvilluan një vizitë të veçantë br...
14/09/2026

Parafillorët tanë në një vizitë njohëse në ambientet e shkollës! 🏫❤️

Sot, parafillorët zhvilluan një vizitë të veçantë brenda hapësirave të shkollës sonë, me qëllim njohjen më nga afër me ambientin shkollor dhe stafin profesional të cilët kujdesen për ta.

Gjatë vizitës, vogëlushët u njohën me drejtorin e shkollës, pedagogen, psikologen, si dhe me hapësira dhe pjesë të tjera të rëndësishme të ambientit shkollor. Përmes kësaj vizite, ata patën mundësinë të njihen me funksionimin e shkollës dhe të krijojnë ndjenjën e sigurisë, afërsisë dhe përkatësisë në komunitetin e shkollës.

Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim të ngushtë me stafin e shkollës dhe edukatoret e parafillorit, Shpresa Lohaj dhe Lebibe Krasniqi, të cilat me përkushtim dhe kujdes kontribuan që vizita të ishte sa më e këndshme dhe edukative për fëmijët.

Bashkëpunimi është një hap i rëndësishëm drejt një fillimi të mbarë dhe një përshtatjeje sa më të lehtë të fëmijëve në jetën shkollore.

💚 Mirë se vini në shkollën tonë, vogëlushë!
Këtu fillojnë hapat e parë drejt dijes, shoqërisë dhe ëndrrave të mëdha. 🌈📚

Edhe një dëshmi më shumë e bashkëpunimit me prindërit dhe donatorët tanë të ndryshëm!Një fotokopje e re për klasën dhe s...
09/09/2026

Edhe një dëshmi më shumë e bashkëpunimit me prindërit dhe donatorët tanë të ndryshëm!

Një fotokopje e re për klasën dhe shkollën, si dhe ngjyrosja dhe përmirësimi i hapësirës së klasës – investime që ndikojnë drejtpërdrejt në krijimin e kushteve më të mira për nxënësit tanë.

Aty ku ka bashkëpunim, ka rezultate! 🤝❤️

Vazhdojmë me përkushtim dhe me investime të tjera për shkollën tonë dhe nxënësit tanë.

❤️❤️ +2 klima donacion!Aty ku ka besim, ka edhe përkrahje dhe investim.Nxënësit tanë, çdo ditë, me kushte gjithnjë e më ...
09/09/2026

❤️❤️ +2 klima donacion!

Aty ku ka besim, ka edhe përkrahje dhe investim.

Nxënësit tanë, çdo ditë, me kushte gjithnjë e më të mira për mësimnxënie.

Vazhdojmë edhe më shumë, me investime të tjera për shkollën dhe nxënësit tanë!

Faleminderit të gjithë atyre që po kontribuojnë dhe po e mbështesin shkollën tonë!

Dita e PërkthimitSot në shkollën tonë u realizua një aktivitet me nxënësit me rastin e Ditës së Përkthimit.Përmes aktivi...
09/09/2026

Dita e Përkthimit

Sot në shkollën tonë u realizua një aktivitet me nxënësit me rastin e Ditës së Përkthimit.

Përmes aktiviteteve të ndryshme, nxënësit patën mundësi të zhvillojnë shkathtësitë e tyre gjuhësore, të mësojnë më shumë për rëndësinë e përkthimit dhe rolin e tij në komunikimin dhe afrimin e kulturave.

Falënderojmë nxënësit dhe mësimdhënësin e tyre, Patriot Halitin për angazhimin dhe realizimin e këtij aktiviteti!

Urime Dita e Përkthimit! 🌍📖

🎒Donacion nga Xhamia e Bardhosh*t 120 çanta, 120 buzëqeshje dhe shumë gëzim për nxënësit tanë në këtë vit të ri shkollor...
03/09/2026

🎒Donacion nga Xhamia e Bardhosh*t

120 çanta, 120 buzëqeshje dhe shumë gëzim për nxënësit tanë në këtë vit të ri shkollor! 😊

Një ndihmë e tillë është më shumë se një dhuratë, është kujdes, mbështetje dhe gëzim për nxënësit tanë në fillimin e rrugëtimit të tyre shkollor.

Ju faleminderit shumë Xhamisë dhe xhematit të Bardhosh*t për këtë donacion dhe për kontributin tuaj të çmuar për nxënësit e shkollës sonë!

Urojmë që ky vit i ri shkollor të jetë i mbushur me suksese, buzëqeshje dhe arritje për të gjithë nxënësit!

Respekto kodin e veshjes🙏
03/09/2026

Respekto kodin e veshjes🙏

Mirë se erdhët në klasën e parë❤️📚🌼Sot ishte një ditë e veçantë, plot emocione dhe gëzim në shkollën tonë! 😊🎒📚Sot pritëm...
01/09/2026

Mirë se erdhët në klasën e parë❤️📚🌼

Sot ishte një ditë e veçantë, plot emocione dhe gëzim në shkollën tonë! 😊🎒📚

Sot pritëm me dyer dhe zemra të hapura nxënësit tanë më të vegjël, të cilët sot për herë të parë nisën rrugëtimin e tyre në botën e dijes.

Të dashur nxënës të klasave të para, me gjithë zemër ju urojmë mirëseardhje në familjen e madhe të shkollës sonë!
Ju priftë e mbara në këtë rrugëtim të ri, të mbushur me dije, miqësi, lojë, buzëqeshje dhe suksese të shumta.

Ju urojmë një fillim të mbarë dhe shumë suksese në çdo hap të rrugës suaj shkollore! 🌟📖

Mirë se erdhët!❤️

Fillim të mbarë për më të vegjlit e shkollës sonë, parashkollorët! ❤️🌟🎒Ju urojmë një vit të mbushur me buzëqeshje, lojë,...
01/09/2026

Fillim të mbarë për më të vegjlit e shkollës sonë, parashkollorët! ❤️🌟🎒

Ju urojmë një vit të mbushur me buzëqeshje, lojë, miqësi dhe shumë momente të bukura në rrugëtimin tuaj të parë shkollor.
Urojmë që çdo ditë në shkollë të jetë një përvojë e re, e lumtur dhe e paharrueshme për secilin prej jush.

Mirë se vini në shkollë! ❤️

Address


10520

Telephone

+38338515657

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Andon ZAKO Çajupi"- Prishtinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFMU "Andon ZAKO Çajupi"- Prishtinë:

Shortcuts

  • Want your school to be the top-listed School/college?

Share