Fakulteti i Shkencave Humane - Universiteti "Nënë Tereza" në Shkup

Fakulteti i Shkencave Humane - Universiteti "Nënë Tereza" në Shkup Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Fakulteti i Shkencave Humane - Universiteti "Nënë Tereza" në Shkup, College & University, Street 1669 no.11A, Skopje, Republic of Macedonia, Skopje.

14/07/2026

VLERËSIM SHUMË POZITIV PËR FAKULTETIN E SHKENCAVE TË INFORMATIKËS DHE FAKULTETIN E SHKENCAVE HUMANE NË PROCESIN E EVALUIMIT TË JASHTËM

🏛 UNT ecën shpejtë!

✅ Fakulteti i Shkencave të Informatikës dhe Fakulteti i Shkencave Humane kalojnë me VLERËSIM SHUMË POZITIV evaluimin e jashtëm ndërkombëtar! 🌍🏆

Ekspertë nga 🇭🇺 Hungaria, 🇪🇸 Spanja, 🇷🇴 Rumania dhe 🇬🇪 Gjeorgjia, së bashku me ekspertët vendorë, e konfirmuan atë që ne e dimë prej kohësh:

👉 UNT përmbush standardet ndërkombëtare të cilësisë në arsimin e lartë!

📚 Të GJITHA programet studimore vazhdojnë me hov të plotë:
🔹 8 programe në Fakultetin e Shkencave të Informatikës (4 bachelor + 4 master)
🔹 2 programe në Fakultetin e Shkencave Humane

Ky rezultat është dëshmi e punës së palodhur të stafit akademik, administratës dhe studentëve tanë të mrekullueshëm! 💪❤️

🎓 UNT vazhdon të ecë përpara — cilësi, standarde, e ardhme!

📄 Raportet e plota i gjeni në ueb-faqen tonë zyrtare.

PROFESORI I UNT-SË MORI PJESË NË JAVËN E 14-TË NDËRKOMBËTARE TË TRAJNIMIT TË STAFIT NË FREIE UNIVERSITÄT BERLINProf. Dr....
29/06/2026

PROFESORI I UNT-SË MORI PJESË NË JAVËN E 14-TË NDËRKOMBËTARE TË TRAJNIMIT TË STAFIT NË FREIE UNIVERSITÄT BERLIN

Prof. Dr. Izer Maksuti, profesor në Fakultetin e Shkencave Humane, në Programin Studimor të Gjuhës dhe Letërsisë gjermane, në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, mori pjesë në Javën e 14-të Ndërkombëtare të Trajnimit të Stafit (14th International Staff Training Week 2026), e organizuar nga Freie Universität Berlin.

Kjo ngjarje ndërkombëtare u zhvillua nga 22 deri më 26 qershor 2026 dhe mblodhi rreth 300 pjesëmarrës nga më shumë se 60 vende të botës, duke përfaqësuar universitete, institute kërkimore dhe institucione të arsimit të lartë. Programi ishte organizuar në njëmbëdhjetë fusha tematike (Tracks), sipas profileve profesionale të pjesëmarrësve.

Java Ndërkombëtare e Trajnimit u organizua nga Freie Universität Berlin në bashkëpunim me Technische Universität Berlin, Humboldt-Universität zu Berlin dhe Berlin Center for Global Engagement (BCGE), duke ofruar një program të pasur akademik dhe profesional me ligjërata, punëtori, diskutime tematike dhe aktivitete të rrjetëzimit ndërkombëtar.

Prof. Maksuti ishte pjesë e grupit tematik kushtuar ndërkombëtarizimit të kërkimit shkencor, me titull “More Open Than Before, Yet Increasingly Restricted: Navigating Contradictory Trends in the Internationalization of Research”, duke u fokusuar në sfidat bashkëkohore të ndërkombëtarizimit të kërkimit shkencor, lirinë akademike, bashkëpunimin ndërkombëtar, sigurinë në kërkime dhe ndikimin e zhvillimeve gjeopolitike në shkencë.

Në kuadër të sesionit "Dealing with Cultural Differences in Cooperation", Prof. Maksuti mbajti prezantimin me titull: “Language and Power in International Research Cooperation”, ku trajtoi marrëdhënien ndërmjet gjuhës, pushtetit dhe barazisë në bashkëpunimin shkencor ndërkombëtar. Në prezantim u diskutua roli i anglishtes si lingua franca e shkencës, sfidat me të cilat përballen gjuhët me përdorim më të kufizuar në komunikimin akademik, si dhe ndikimi që zhvillimet e inteligjencës artificiale mund të kenë në zvogëlimin ose thellimin e pabarazive gjuhësore në kërkimin shkencor. Prezantimi u shoqërua me diskutim të frytshëm me pjesëmarrësit nga vende të ndryshme.

Gjatë kësaj jave u zhvilluan gjithashtu punëtori tematike, diskutime në grupe, vizita në njësi të ndryshme të Freie Universität Berlin, si dhe aktivitete të shumta të rrjetëzimit profesional, të cilat u mundësuan pjesëmarrësve shkëmbimin e përvojave, njohjen me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe krijimin e kontakteve të reja akademike dhe profesionale.

Gjatë ditëve të trajnimit, Prof. Maksuti zhvilloi gjithashtu takime pune me profesorë, drejtues qendrash dhe koordinatorë të bashkëpunimit ndërkombëtar të Freie Universität Berlin. Në fokus të këtyre takimeve ishin mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit "Nënë Tereza" dhe Freie Universität Berlin, veçanërisht në fushat e mobilitetit të stafit dhe studentëve, vizitave të shkurtra kërkimore, projekteve të përbashkëta shkencore, sidomos në fushë të gjuhësisë, gjermanistikës dhe ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë.

Në këtë kuadër u realizuan takime me përfaqësues të Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare (International Affairs), Berlin Center for Global Engagement, Qendrës së Gjuhëve (Sprachenzentrum), si dhe me profesorë e studiues të fushave të ndryshme, duke krijuar kontakte të reja akademike dhe duke forcuar rrjetin ndërkombëtar të bashkëpunimit të Universitetit "Nënë Tereza". Përveç programit akademik, Java Ndërkombëtare u karakterizua nga një atmosferë shumë ndërkombëtare, bashkëpunuese dhe frymëzuese, e cila u mundësoi pjesëmarrësve shkëmbimin e përvojave profesionale, diskutimin e praktikave më të mira universitare dhe vendosjen e lidhjeve të reja ndërinstitucionale me kolegë nga universitete prestigjioze të Europës dhe botës.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet përfaqëson një hap të rëndësishëm në procesin e ndërkombëtarizimit të Universitetit "Nënë Tereza" në Shkup, duke kontribuar në zgjerimin e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar, krijimin e partneriteteve të reja dhe promovimin e universitetit në një nga forumet më të rëndësishme europiane për bashkëpunimin universitar dhe kërkimin shkencor.

Freie Universität Berlin renditet ndër universitetet më prestigjioze në botë. Sipas renditjes ndërkombëtare QS World University Rankings 2027, universiteti zë vendin e 98-të në nivel botëror, vendin e 4-të në Gjermani dhe vendin e 35-të në Europë, duke konfirmuar pozitën e tij si një nga qendrat më të rëndësishme europiane të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

Dekani i Fakultetit tonë, Prof. Dr. Mustafa Ibrahimi, mori pjesë në Konferencën kushtuar Prof. Dr. Hamit Xhaferit Tetovë...
13/06/2026

Dekani i Fakultetit tonë, Prof. Dr. Mustafa Ibrahimi, mori pjesë në Konferencën kushtuar Prof. Dr. Hamit Xhaferit

Tetovë, 13 qershor 2026

U mbajt me sukses Konferenca Përkujtimore Shkencore kushtuar kontributit të prof. dr. Hamit Xhaferit në letërsinë, folklorin dhe etnokulturën shqiptare. Në këtë aktivitet, i cili bëri bashkë studiues e profesorë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, mori pjesë edhe dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, prof. dr. Mustafa Ibrahimi.

Si anëtar i Këshillit Organizues dhe bashkëdrejtues i seancës së dytë shkencore , ai u paraqit me kumtesën e tij me temë: “Bashkëpunimi shkencor dhe bashkautorësia me profesor Hamit Xhaferin”.

Gjatë dy seancave u lexuan gjithsej 12 kumtesa që lartësuan figurën e prof. Xhaferit si mik, pedagog dhe hulumtues i shquar. Manifestimi u përmbyll në një atmosferë të ngrohtë akademike, duke nderuar trashëgiminë e çmuar mbarëkombëtare të profesorit.

08/06/2026
01/06/2026

FTESË - TAKIM KULTUROR DHE LETRAR NË UNT

Në organizim të Fakultetit të Shkencave Humane të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup mirëpresim poetin, shkrimtarin dhe intelektualin e shquar frankofon belgo-shqiptar, Z. Skënder Sherifi.

Kjo veprimtari organizohet në vijim të aktiviteteve përkujtimore kushtuar jubileut të tij letrar 70–50, të cilat me sukses u shënuan edhe në Bruksel, Tiranë dhe Prishtinë.

Ftojmë studentët, profesorët, studiuesit dhe të gjithë dashamirët e letërsisë të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje të veçantë kulturore me një nga personalitetet më të njohura të diasporës shqiptare në hapësirën frankofone evropiane.

📍 Salla 106, 🗓️ 3 Qershor 2026 (E mërkurë), ⏰11:00

Ju mirëpresim!

Pjesëmarrje në Konferencën Shkencore “Java e Albanologjisë”Në Prishtinë ka filluar Edicioni i 17-të i Konferenca Shkenco...
18/05/2026

Pjesëmarrje në Konferencën Shkencore “Java e Albanologjisë”

Në Prishtinë ka filluar Edicioni i 17-të i Konferenca Shkencore “Java e Albanologjisë”, një nga ngjarjet më të rëndësishme shkencore në fushën e studimeve albanologjike. Punimet e ditës së parë i nisi Seksioni i Gjuhësisë me temën “Shqipja në rrethanat e sotme digjitale”.

Në këtë konferencë shkencore mori pjesë edhe prof. dr. Mustafa Ibrahimi, dekan i Fakultetit të Shkencave Humane, i cili prezantoi kumtesën me titull: “Digjitalizimi i të folmeve arbëreshe: nga inçizimi në transkriptim dhe sintezë në rrethanat digjitale”.

Pjesëmarrja në konferenca të tilla shkencore dëshmon angazhimin e Fakultetit të Shkencave Humane në promovimin e kërkimit shkencor dhe në ndjekjen e zhvillimeve bashkëkohore në fushën e gjuhësisë dhe teknologjisë digjitale.

18/05/2026

Të nderuar miq të UNT-së,
Të dashur absolventë,

Një rrugëtim i mbushur me sforcime, dije dhe miqësi të pashlyeshme po mbërrin në stacionin e tij më solemn. Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ka kënaqësinë e veçantë të ju ftojë në ngjarjen më madhështore të vitit akademik: "Absolventiada 2026".

Më 09.06.2026, me fillim nga ora 18:00, sheshi i Kampusit të UNT-së do të shndërrohet në arenën e festës dhe krenarisë, për të kurorëzuar me sukses përpjekjet dhe përkushtimin e Gjeneratës së VIII-të të studentëve tanë.

Të dashur absolventë, kjo mbrëmje është e tëra për ju. Ju ftojmë të jemi të gjithë së bashku për të kremtuar arritjet tuaja akademike dhe për të hedhur hapat e parë drejt një të ardhmeje të ndritur profesionale.

📅 09.06.2026 | Ora: 18:00, 📍 Vendi: Kampusi i UNT-së (Rr. 1669 Nr. 11A)

📢Për informata më të detajuara, luteni t’i drejtoheni sekretarëve të fakulteteve përkatëse.

Ju mirëpresim me përzemërsi për të festuar suksesin!

---

Почитувани пријатели на УМТ,
Драги апсолвенти,

Едно патување исполнето со труд, знаење и незаборавни пријателства стигнува до својата најсвечена станица. Универзитетот „Мајка Тереза“ во Скопје има особена чест и задоволство да ве покани на највеличествениот настан за оваа академска година: „Апсолвентијада 2026“.

На 09.06.2026 година, со почеток во 18:00 часот, плоштадот на кампусот на УМТ ќе биде место на гордост и славење, каде што ќе го крунисаме четиригодишниот труд и посветеност на VIII-ма генерација наши студенти.

Драги апсолвенти, оваа вечер е посветена на вас. Ве покануваме заедно да го прославиме вашиот академски успех и заедничките достигнувања кои нè прават горди како универзитетска заедница.

📅 09.06.2026 | 18:00 часот,📍Кампус на УМТ (Ул. 1669 Бр. 11А)

📢За подетални информации, ве молиме обратете се кај секретарите на вашите факултети.

Ве очекуваме со голема радост!

---

Dear friends of MTU,
Dear graduates,

A journey filled with hard work, knowledge, and lifelong memories is reaching its most solemn destination! Mother Teresa University in Skopje is thrilled to invite you to the most prestigious event of the academic year: "Graduation Ceremony 2026".

On June 9, 2026, starting at 18:00, the square of the MTU Campus will turn into a hub of celebration and pride, marking the culmination of dedication and achievements of our VIII Generation of students.

Dear graduates, this night is all about you! We warmly invite you to join us in celebrating your academic milestones and the shared successes that strengthen our university community as you step into a bright professional future.

📅 09.06.2026 | 18:00,📍 Venue: MTU Campus (Str. 1669 No. 11A)

📢For more detailed information, please contact the secretariats of your respective faculties.

We look forward to welcoming you with joy!

Address

Street 1669 No.11A, Skopje, Republic Of Macedonia
Skopje

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fakulteti i Shkencave Humane - Universiteti "Nënë Tereza" në Shkup posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share