Fëmijë konfident

Fëmijë konfident

Share

PROGRAM EDUKIMI
https://products.shpresarupar.com/femije-konfident

Mësojmë fëmijët si të mendojnë! € 49

03/05/2026

Prindërim i vetëdijshëm!

Fëmijë i prindërve të divorcuar

A mund të mos shkruaj kur klientja më beson një situatë kaq të rënduar me të cilën ka jetuar 18 vjet?

Dialogu mes nënës dhe asaj.
”Dua të takoj babin. Dua të njoh vetë babin tim.”
”Jo, ti nuk do ta takosh dhe as nuk do ta njohësh atë maskara.”

Ajo vajzë është rritur që në moshën 3 vjeçare me këto fjalë: ”Nuk do ta takosh atë maskara!”

Raste të tilla nuk janë raste sporadike. Fatkeqësisht në rastet e divorceve, të cilat tashmë, edhe sipas statistikave, është fakt i pamohueshëm që janë shumë më të shpeshta se para disa dekadave, këto raste janë shumë të shpeshta.

Kur vazhdoj më tej të dëgjoj historinë e kësaj zonjushe 22 vjeçare, më kujtohen dhe shumë histori të tjera, të cilat i kam parë edhe vetë qyah para 25 vjetësh, kur gjyshet apo nënat i përdornin, apo vazhdojnë t'i përdorin fëmijët si kanal për të filtruar traumat dhe pakënaqësitë e jetës së tyre.
Me këtë nuk dua të them që nuk ka raste kur është e nevojshme që fëmijët të jenë larg babait të tyre, ashtu si ka edhe raste kur është domosdoshmëri të jenë larg nënës, gjithësesi kur këto arsye nuk qëndrojnë, dëmi që ju bëhet fëmijëve, duke i mbajtur 'me dhunë' larg, është shumë më i madh.

Asnjë prind nuk mund t'i lejojë vetes që problemet e veta t'ia kalojë fëmijës.
Jam ndeshur edhe me prindër që i thonë fëmijëve: 'Unë kam sakrifikuar rininë time, studimet apo punën për ju!' Në këto raste flet trauma, flasin problemt e tyre të paprocesuara. Nuk është as e drejtë dhe as morale, që paaftësinë, përgjegjësinë për X, Y vendime, t'ia kalojmë fëmijëve.

Jeta ka dy kahe të kundërta. Mes njërit kah dhe tjetrit, ka ngjyra dhe hije të ndryshme. Varet nga secili individ se çfarë zgjedh. Por, gjithmonë, për zgjedhjet dhe vendimet, merret përgjegjësia, secili merr përgjegjësinë e tij. Disa zgjedhin justifikimet se pse ata/ato veprojnë apo sillen kështu, shpesh duke thënë: 'Kam traumat e mia', 'E kanë faj prindërit e mi.', 'Ka faj ai maskarai që më la.', e të tjera, e të tjera justfikime.

Është e vërtetë që mund të na bëhen shumë padrejtësi, ështe vërtetë që dikush ka pasur prindër, mësues, gjyshër apo partner/-re, shumë toksik, negativ, të dhunshëm, por të vazhdojnë me justifikimin, sepse ashtu dikush 'i ka edukuar apo trajtuar', është zgjedhje që disa vazhdojnë ta bëjnë në mënyrë të vetëdisjshme.

Njeriu e ka të vështirë të ndryshojë, por jo sepse ai nuk e do ndryshimin apo sepse nuk mundet, por sepse edhe kur merr një vendim apo fillon diçka nuk insiston mjaft, sepse shpesh, atëhere kur gjithçka përmbyset, apo atëhere kur gjërat nuk shkojnë ashtu si ata presin apo mendojnë, është shumë e vështirë të shikosh dritë në fund të tunelit.

Për më tej vazhdoni të ndiqni këtë faqe 🙏🏻

Fëmijë konfident

02/02/2026

👉 Ja pse gjithçka fillon me prindin 👈

Një i burgosur i dënuar me vdekje ndërsa priste ekzekutimin kërkoi një dëshirë të fundit, një stilolaps dhe letër. 💥

Pas disa minutash, i dënuari telefonoi rojen e burgut dhe i kërkoi t'ia dorëzonte letrën nënës së tij. 🙋‍♀️

Në letër shkruhej: ✉️

“Mami, nëse do të kishte më shumë drejtësi në botë, sot të dy do të dënoheshim dhe jo vetëm unë. ⚖️

Je po aq fajtore sa unë, je fajtore për jetën që po humbas.

A e mban mend kur vodha dhe solla një biçikletë? 🚲

Më ndihmove ta fshihja që babi të mos e zbulonte dhe të më ndëshkonte.

A e mban mend kur vodha para nga portofoli i fqinjit tim? 💰

I harxhove me mua në qendrën tregtare.

A e mban mend kur u grinde me babin dhe ai iku?

Ai donte vetëm të më korrigjonte sepse kopjova në provim në vend që të studioja.

Përfundimisht e zbuluan dhe më përjashtuan.

Ti kundërshtove babanë dhe mësuesit e mi, por unë nuk mësova asgjë prej kësaj dhe përfundova kriminel.

Mami, isha fëmijë, pastaj u bëra një adoleshent problematik dhe tani jam një person intolerant dhe agresiv.

Mami, isha një fëmijë që kishte nevojë për korrigjim dhe jo për miratim.

Por unë prapë të fal!

Të kërkoj vetëm ta lexosh këtë letër për sa më shumë prindër në mbarë botën, në mënyrë që ata të dinë se kanë përgjegjësinë për të rritur një fëmijë, duke e bërë personin që mund të veprojë përmes së mirës ose së keqes.

Faleminderit mami që më dhe jetën dhe më ndihmove ta humbas atë.

Biri yt kriminel.

Doja gjithashtu të të kujtoja se:

Ai që refuzon ta ndëshkojë të birin nuk e do atë. ⚡️

Ai që e do nuk ngurron ta qortojë.

***
Edukimi, arsimimi është arma më e fuqishme që mund të përdorësh për të ndryshuar botën.

👉 Eduko fëmijët dhe nuk do të kesh nevojë të ndëshkosh të rriturit. 💫

19/01/2026

Pajtohem plotësisht me shkrimin e psikologut, Visar Sadiku.

Emisione si Big Brother janë shkatërrim për fëmijët dhe rininë. E vetmja gjë që kemi në dorë është që këto emisione të mos i ndjekim.

********

Është totalisht e papranueshme kur dëgjon fëmijët dhe adoleshentët se mbrëm bashkë me prindërit kanë shikuar
BIG BROTHER gjerë pas mesnate!

Është e dhimbshme dhe alarmante të shohësh se si fëmijët nën 16-18 vjeç janë kthyer në shikues aktiv të Big Brother, shpesh ulur përballë ekranit bashkë me prindërit e tyre, deri vonë pas mesnate.
Dhe natyrisht se të rriturit në emër të “argëtimit”, po pranojnë normalizimin e një realiteti që nuk është aspak i përshtatshëm për fëmijët.

Fëmijët që duhet të flenë, të rriten, të ëndërrojnë dhe të mësojnë, po ekspozohen ndaj:
Gjuhës fyese dhe ofendimeve të rënda, konflikteve të vazhdueshme, sjelljeve agresive dhe skenave të pahijshme, modeleve të gabuara të komunikimit dhe respektit të cilëve po u servohen fëmijëve që në fëmijërinë e hershme.

Dhe natyrisht që gjumi i prishur nuk është thjesht lodhje.
Është dëm për zhvillimin mendor, emocional dhe akademik! Ndaj pyetja që u bëjmë prindve sot është:

Si mund të performoj mire në shkollë një fëmijë që fle gjumë nga ora 03:00 pas mesnate dhe zgjohet në 7:00 të mëngjesit për në shkollë, një fëmijë që duhet të fle minimalisht 8 orë po fle max. 4 orë?

Ajo që e bën këtë fenomen edhe më të dhimbshëm është fakti se prindërit janë prezent, por heshtin dhe mendojnë që po argëtohen ata dhe fëmijët pa menduar pasojat e mëvonshme.

Big Brother mund të jetë spektakël për të rritur, por nuk duhet të bëhet shkollë për fëmijët,fëmijët në ora 19:00-20:00 kanë kohën e gjumit dhe jo një cikël të qrregullt që sjell pasoja.

Të dashtun prindër,

Fëmijët nuk dinë të dallojnë dramën televizive nga realiteti, ata kopjojnë, përvetësojnë dhe e marrin si model atë që shohin.

Argëtimi për disa orë nuk vlen më shumë se shëndeti dhe edukimi i një fëmije.

Jo çdo gjë që transmetohet në televizion duhet të lejohet të hyjë në mendjen e një fëmije.

BIG BROTHER PROGRAM +18 jo 5+ vjeç.

Photos from Fëmijë konfident's post 13/02/2025

Çfarë po pret?

Mikja ime, çfarëdo që ëndërron, ti mundesh ta arrish 👸

Mjafton të thuash MJAFT dhe hidh hapin e parë 🦶

Komento MJAFT dhe të kontaktoj për seminarin FREE: GRUA e LUMTUR

Photos from Fëmijë konfident's post 18/01/2025

Si të vendosni kufijtë?

Na u bashkoni në seminarin FREE

Komento KUFIJTË dhe u dërgoj linkun për tu regjistruar

********

Me shumë ❤️

Shpresa: Acredited and Licensed Trainer of Neuro-Linguistic Programming™, Life & Business Coach™, Master of Hypnosis, Hypnotherapist

All in one makes the difference!

E-mail: [email protected]
Tel: +386 31 677245 (WhatsApp)

24/11/2024

Ka disa të vërteta që është e nevojshme të pranohen.

Së pari falenderoj të gjitha nënat, edhe baballarët, që më besojnë historitë e tyre.
Jam këtu t’iu dëgjoj, pavarësisht se ndonjëherë historitë tuaja janë shumë, shumë të rënda, pavarësisht se ndonjëherë më duhet të anulloj një seancë të radhës, se aq shumë më trondit ndonjë nga historitë tuaja.
Shpesh, pavarësisht gjithë punës sime apo të kujtdo tjetër, askush nuk mundet t’iu ndihmojë, nëse vetë nuk jeni gati.

Shpesh më pyesin se ku qëndron sekreti i prindërimit?
Përgjigja ime është shumë e thjeshtë, e prerë e shkurtër, e drejtëpërdrejtë: Sekreti qëndron tek PRINDËRIMI I VETËDIJSHËM dhe pikë!

Po çfarë është PRINDËRIM I VETËDIJSHËM?
Prindër të vetëdijshëm janë ata prindër, të cilët kur ndeshen me problematika të ndryshme me fëmijët, drejtojnë gishtin nga vetja, merren me zgjidhjen e dhimbjeve, problemeve, plagëve, traumave të tyre, zgjidhin problemet si çift, shkurt merren me zhvillimin e vetes.
Prindi i vetëdijshëm e pranon që fëmijët janë mësuesit e tyre më të mirë, sepse ata bëhen arsyeja e fortë, që prindi të mësojë si t’i drejtojë.

PRINDËRIMI I VETËDIJSHËM nuk është për njeriun e dobët, nuk është për njeriun që ka frikë, nuk është për njeriun mendjengushtë.

Vazhdon tek komentet 👇

18/11/2024

💥Prindërim i vetëdijshëm 💥

Dhuna fizike ndaj fëmijës ndikon tek vlerësimi që ai ka për veten.
Me dhunën fizike ndaj tij ne bëjmë që fëmija të jetë edhe më agresiv (edhe vrasësin).

Me dhunën fizike, ai kërkon mënyra që të mbrohet dhe jo që të rregulloj sjelljen.

13/11/2024

Shpesh partneri thotë: “Je shumë tolerante me ta. Nuk do jetë i/e zonja të përballet me jetën.”
Ne si nëna edhe mund të inatosemi, sepse kemi qasje pak më të butë.
Sot dua t’iu them që nuk ekziston vetëm mënyra jonë apo mënyra. Etyre, të dyja format e edukimit janë ok. Eshtë ok që ju si nëna jeni më të buta, po ashtu është ok që babai të ketë më shumë autoritet, të jetë më i vendosur. Të dyja këto forma edukimi janë shumë të dobishme për fëmijën, sepse në këtë mënyrë ruani harmoninë edhe si çift.
Nëse marrim një rats konkret, kur fëmija vjen duke qarë, sepse shoqet/shokët kanë thënë diçka pas krahëve të saj.
Nëna mund të jetë empatike: “E di që është e vështirë për ty tani, je prekur dhe më vjen keq që shoqet me këto fjalë pas kurrizit të bënë që të ndihesh kështu.”
Ndërsa babai mund të drejtojë fëmijën drejt zgjidhjes: “Eshtë e vështirë diçka e tillë, apo jo? Kur të ndodh e njëjta gjë në të ardhmen, çfarë do bësh ndryshe, që të mos lëndohesh më kaq shumë?”

Kombinimi i të dyja këtyre qasjeve, u ndihmon që të edukoni fëmijë të aftë për të përballuar të ardhmen, sepse në botën jashtë fëmija do ndeshet me refuzime, zhgënjime, ironi. Fëmija e ka të nevojshme të dijë që njerëzit do flasin keq, do ta injorojnë, do dështojë, do zhgënjehet, por mosmenaxhimi I emocioneve, do t’ia bëj jetën shumë më të vështirë.

Fëmijët e kanë të nevojshme që t’I kuptojmë, por edhe që t’I drejtojmë. Prindërimi me qasje të ndryshme, është shumë I shëndetshëm, por është e nevojshme që të dy prindërit të punojnë së bashku për të edukura fëmijët me të njëjtin qëllim.

Pridërimi I shëndetshëm kërkon që prindi vetë të invetsojë tek vetja, në mënyrë që të lehtësojnë dhe menaxhojnë sa më lehtë dinamikën familjare, sepse shpesh ne si prindër edukojmë me të njëjtën mënyrë si kanë bërë prindërit tanë, ose komplet të kundërtën, gjë që shpesh nuk është aspak e shëndetshme.

Doni të dini se si zgjidhet kjo problematikë në çift?

Komento ÇIFT dhe u kontaktoj

Rrjetet Sociale dhe Kriza e Vetëbesimit te të rinjtë/ Shpresa Rupar: 'Epidemia' e kohës së sotme! 31/10/2024

Intervista ime me Apel Media, ku e kishim fokusin tek kriza e vetëbesimit, krizë që tashmë është kthyer në epidemi.

Faleminderit!

Rrjetet Sociale dhe Kriza e Vetëbesimit te të rinjtë/ Shpresa Rupar: 'Epidemia' e kohës së sotme! Sot kemi kënaqësinë të zhvillojmë një intervistë me zonjën Shpresa Rupar, Trajnere Ndërkombëtare e Licencuar e Programimit Neuro Linguistik nga "The Institute of NLP". Ajo ka një përvojë të pasur në sektorin privat, karrierë që e ka filluar që në moshën 22 vjeçare si e punësuar...

31/10/2024

Diku lexova: ”Do të shikosh sytë e fëmijës të qeshur?
Qesh bashkë me të.”

Po, shumë e vërtetë.

Më tej do t’i shtoja:
Do që fëmija të mos ketë turp nga lotët që derdh?
As ti mos ki turp dhe mos fshih lotët e tu.

Do që fëmija të guxojë?
Lëre të shikojë se si ti përballesh me jetën gjithë guxim.

Do që fëmija të mos ketë frikë?
Jepi atij mundësinë të shikoj se si ti del mbi frikërat e tua.

Do që ai të ndjekë ëndërrat e tij?
Tregoji se si ti ndjek ëndërrat e tua.

Do që të të besojë?
Fillo ti besosh ti i/e para atij.

Do që të dijë si të shprehë qartë dëshirat dhe nevojat e tij?
Ji i/e qartë me ato çfarë prej tij kërkon.

Do që të bëhet duke qenë i lirë të përdorë krahët e tij?
Jepi krahë të fluturojë.

Do që të qëndrojë sa më afër teje?
Forco rrënjët dhe krijo themele stabile, duke filluar me veten.

Do që ai të kthehet?
Jepi arsye të fluturojë drejt teje ❤️

Want your school to be the top-listed School/college?

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:15
Tuesday 09:00 - 18:00
Wednesday 00:00 - 16:00
Thursday 10:00 - 18:00
Friday 13:00 - 19:00