Coding Training Academy

Coding Training Academy

Share

Coding Training Academy me lokacion në Vushtrri është e fokusuar në kurse dhe trajnime në fushën e Teknologjisë dhe Inovacionit.

Photos from Coding Training Academy's post 31/05/2026

🤝 Coding Training Academy dhe Mattik School nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit

Coding Training Academy dhe Mattik School kanë formalizuar bashkëpunimin e tyre përmes nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit, duke bashkuar përvojën, ekspertizën dhe vizionin e përbashkët në fushën e edukimit, teknologjisë dhe inovacionit.

Ky partneritet synon të krijojë më shumë mundësi për fëmijët dhe të rinjtë përmes aktiviteteve, trajnimeve dhe projekteve të përbashkëta në programim, robotikë, matematikë, inteligjencë artificiale (AI) dhe teknologji moderne.

Një nga aktivitetet e para të këtij bashkëpunimi do të jetë përgatitja e të rinjve për pjesëmarrje në Olimpiadën Gjermane të Matematikës, duke u mbështetur në përvojën dhe suksesin e dëshmuar të Mattik School, e cila së fundmi ishte pjesë e delegacionit të Kosovës në Frankfurt, ku u arrit një sukses i jashtëzakonshëm me 16 medalje në garat ndërkombëtare.

Përmes këtij partneriteti, të dy institucionet do të angazhohen për të ofruar më shumë mundësi zhvillimi, shkëmbim përvojash dhe aktivitete që kontribuojnë në avancimin e njohurive dhe aftësive të të rinjve.

Bashkë për më shumë dije, inovacion dhe mundësi për gjeneratat e reja.

, , , ,

Photos from VushtrriaOnline's post 30/05/2026

VushtrriaOnline

30/05/2026

PYTHON ME AI PËR GJENERATËN E RE TË ZHVILLUESVE

Dëshiron të mësosh programim dhe të kuptosh si funksionon Inteligjenca Artificiale?

Bashkohu me kursin Python me AI në Coding Training Academy dhe fito njohuri praktike në një nga teknologjitë më të përdorura sot.

👨‍💻 Trajner: Muhamet Kaçandolli
✅ 7 vite eksperiencë në programim dhe zhvillim softuerik

📅 Fillon më 15 Qershor 2026
🕗 Orari i rregullt: E Mërkurë & E Premte | 20:00 – 21:00

✅ Bazat e Python
✅ Përdorimi i AI në Python
✅ Projekte praktike

📞 Regjistrohu në +383 44 472 409
🌐 Ose online në codingtrainingacademy.com/contact-us

29/05/2026

Kodim dhe robotikë në Vushtrri

Regjistrohu në:

+38344472409

Photos from Coding Training Academy's post 28/05/2026

DevOps Engineer Muhamet Kaqandolli inspiron të rinjtë e CTA-së

Sot, programerët e rinj patën mundësinë të inspirohen nga Muhamet Kaqandolli, DevOps Engineer me prejardhje nga Vushtrri, i cili ndau me ta eksperiencën, sfidat dhe rrugëtimin e tij profesional në industrinë e teknologjisë.

Përmes një bashkëbisedimi motivues dhe shumë praktik, ai foli për rëndësinë e përkushtimit, mësimit të vazhdueshëm dhe zhvillimit profesional në botën e IT-së. Ai i inkurajoi të rinjtë të besojnë në aftësitë e tyre dhe të kuptojnë se suksesi ndërtohet hap pas hapi, me punë dhe disiplinë.

Takime të tilla janë një motivim i madh për gjeneratat e reja që synojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në teknologji.

27/05/2026

𝗨𝗥𝗜𝗠𝗘 𝗙𝗘𝗦𝗧𝗔 𝗘 𝗞𝗨𝗥𝗕𝗔𝗡 𝗕𝗔𝗝𝗥𝗔𝗠𝗜 𝗡𝗚𝗔 𝗖𝗢𝗗𝗜𝗡𝗚 𝗧𝗥𝗔𝗜𝗡𝗜𝗡𝗚 𝗔𝗖𝗔𝗗𝗘𝗠𝗬!

Photos from Coding Training Academy's post 26/05/2026

Coding Training Academy pjesë e punëtorisë për akreditimin e ofruesve privat të trajnimeve në ICT

Në TechPark Prishtina u mbajt punëtoria profesionale në kuadër të procesit të akreditimit të ofruesve privat të trajnimeve në fushën e ICT-së, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të sektorit të teknologjisë dhe edukimit.

Aktiviteti u realizua me mbështetjen e projektit “Skills for Sustainable Jobs in Kosovo”, financuar nga Grand Duchy i Luksemburgut dhe zbatuar nga LuxDev, Agjencia për Bashkëpunim për Zhvillim e Luksemburgut.

Photos from Coding Training Academy's post 23/05/2026

CTA NË BALKAN BLOCKCHAIN SUMMIT 2026

Balkan Blockchain Summit 2026 ka bashkuar profesionistë të teknologjisë, programerë dhe kompani inovative në një event me networking, ide dhe diskutime rreth së ardhmes digjitale.

Një eksperiencë inspiruese për të parë nga afër zhvillimet në Blockchain, Inteligjencë Artificiale dhe teknologji moderne, si dhe për të krijuar lidhje e bashkëpunime të reja profesionale.

Edhe të rinjtë dhe programerët nga Vushtrria po bëhen pjesë e komuniteteve që po ndërtojnë të ardhmen e teknologjisë.

Want your school to be the top-listed School/college in Vushtrri?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address


Rr. "Sheshi Hasan" Prishtina
Vushtrri
42000

Opening Hours

Monday 08:00 - 21:00
Tuesday 08:00 - 21:00
Wednesday 08:00 - 21:00
Thursday 08:00 - 21:00
Friday 08:00 - 21:00
Saturday 08:00 - 21:00
Sunday 09:00 - 17:00