15/05/2021
OJQ SË BAShKU PËR ZhVILLIM DEMOKRATIK – SBZhD është shoqatë jofitimprurëse e themeluar (17.04.2019) në pajtim me Ligjin Nr. 04/L-57 për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës.
Organizata përbëhet nga anëtarët e kuvendit, bordi dhe themeluesit e organizatës.
OJQ ka përfaqësuesin e autorizuar i cili përfaqëson organizatën dhe pranon të gjitha shkresat zyrtare në emër të organizatës.
Promovimi dhe zhvillimit i gjithmbarëshëm demokratik i shoqërisë, promovimi dhe edukimit për të drejtat e njeriut duke përfshirë të gjitha gjeneratat e të drejtave të njeriut, sidhe përkrahja e të rinjëve për tu shndërruar në element konstruktiv dhe katalizues të proceseve zhvillimore në vend, janë ndër veprimtaritë kryesore të organizatës.
Për t’i përmbushur qëllimet e saj, organizata ndërmerrë, por nuk kufizohet vetëm në këto lloje të aktiviteteve: - Monitorimi i punes se autoriteteve lokale dhe qendrore. - Organizimi i trajnimeve per vetëdijësimin e të rinjëve për të drejtat e tyre dhe aktivizimit të tyre në proceset vendimarrese, trajnimet ofrohen falas. - Bashkepunimi me Institucionet përkatëse për fushën e drejtësisë dhe demokratizimit.
Anëtarësimi në organizatë është i hapur për çdo person pavarësisht prej racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.
Për t’u anëtarësuar në organizatë, secili i interesuar duhet të pranojë Statutin dhe Misionin e organizatës dhe të angazhohet për përmbushjen e qëllimeve të organizatës.
Kuvendi i Anëtarëve është organi më i lartë qeverisës i organizatës. Ai përbëhet prej të gjithë anëtarëve të organizatës.
Kuvendi i Anëtarëve ka përgjegjësinë më të lartë për politikën dhe çështjet financiare të organizatës. Në këtë kuadër, Kuvendi i Anëtarëve ka kompetencë të zgjedhë dhe të shkarkojë zyrtarët në pozita udhëheqëse të OJQ-së, të aprovojë raportet periodike financiare dhe të punës, të interpretojë dhe ndryshojë Statutin, si dhe të vendosë për bashkimin, ndarjen apo shuarjen e OJQ-së. Këto përgjegjësi nuk mund të delegohen në organet tjera më të ulta.
Përpos përgjegjësive të rezervuara që ka, Kuvendi i Shoqatës gjithashtu ka edhe këto përgjegjësi: a. Të zgjedhë anëtarët e bordit. b. Të aprovoj planet zyrtare të punës. c. Të krijoj komisione diciplinore.
Kuvendi i Anëtarëve mund të delegojë ndonjë prej përgjegjësive të tij në organin tjetër udhëheqës të ndërmjetëm (Bordi) ose edhe të punësuar të organizatës, me vendimin e shumicës së anëtarëve të tij, me përjashtim të përgjegjësive të cilat nuk delegohen sipas nenit 13 të Ligjit Nr. 04/L-57 për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës dhe paragrafit 2 të Neni 5 të këtij Statuti.
Kuvendi i Anëtarëve takohet së paku një herë në vit në Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore (MPV) ku shqyrtohet dhe miratohet raporti për mjetet, deyrimet, të ardhurat, shpenzimet dhe programet e organizatës për vitin e kaluar, si dhe plani për mjetet, e detyrimet e parapara, të ardhurat, shpenzimet dhe programet e organizatës për vitin e ardhshëm.
Kuvendi i Anëtarëve mund të takohet gjithashtu edhe në Mbledhjen e Përgjithshme të Jashtëzakonshme (MPJ) kurdoherë që kërkohet nga gjysma e anëtarëve ose nga organet tjera të ndërmjetme. Një kërkesë e tillë duhet t’i drejtohet Kryesuesit të Kuvendit të Anëtarëve i cili do të lajmërojë për takimin të gjithë anëtarët, në pajtim me procedurat e përcaktuara në paragrafin vijues.
Lajmërimi me shkrim për MPV dhe/ose MPJ, duke përfshirë datën dhe vendin e mbajtjes së mbledhjes, së bashku me rendin e ditës për mbledhjen u shpërndahet të gjithë anëtarëve së paku shtatë ditë para ditës së mbajtjes së mbledhjes. Për mbajtjen e mbledhjes është e nevojshme pjesëmarrja e më shumë se gjysmës së anëtarëve. Nëse ky kuorum nuk arrihet në tentimin e parë, takimi do të shtyhet për një ditë të përcaktuar më vonë dhe lajmërimi i ri do t’u dërgohet të gjithë anëtarëve. Secili anëtar i organizatës ka një votë në Kuvendin e Anëtarëve. Vendimet në Kuvendin e Anëtarëve do të merren me shumicën e anëtarëve prezent. Asnjë anëtari të Kuvendit të Anëtarëve nuk i lejohet të marrë pjesë në diskutim apo në marrjen e vendimit për çështje ku ai ka interes direkt apo indirekt ekonomik. Anëtari i Kuvendit të Anëtarëve konsiderohet se ka interes ekonomik nëse ai/ajo, ose cilido anëtar i familjes së tij ka interes direkt apo indirekt ekonomik. Organi udhëheqës i ndërmjetëm (Bordi). Bazuar në përgjegjësitë e dhëna me këtë statut, organi udhëheqës i ndërmjetëm Bordi duhet të veprojë çdo herë në pajtim me qëllimin e organizatës. Bordi zgjedhet nga Kuvendi i Shoqatës. Ata zgjedhen individualisht me shumicë të votave nga anëtarët e pranishëm. Mënyra e zgjedhjes dhe rregullat e punës së anëtarëve të Bordit mund të rregullohen me një Rregullore të veçantë për punën e Bordit, e cila aprovohet nga Kuvendi i Anëtarëve me shumicë votash. Bordi ka 3 (tre) anëtarë, njëri nga të cilët është Kryesues i Bordit. Anëtarët e Bordit mund të zgjedhen për mandate të njëpasnjëshme. Anëtarët e Bordit mund të shkarkohen para përfundimit të mandatit me shumicë votash të Kuvendit të Shoqatës. Mandati i anëtarit të Bordit pushon: Në rast të vdekjes, dorëheqjes ose shkarkimit nga Kuvendi i Anëtarëve. Në rast të përfundimit të parakohshëm të mandatit të anëtarit të Bordit, Kuvendi i Shoqatës do të zgjedh pasardhësin për të shërbyer për kohën e mbetur. Vendimet në Bord merren me shumicë votash të anëtarëve prezentë. Bordi mund të vendosë t’i drejtohet për çfarëdo çështje Kuvendit të Anëtarëve për marrje të vendimit. Kurrëfarë pagese ose kompenzimi nuk duhet t’u bëhet anëtarëve të Bordit pa aprovimin e Kuvendit të Anëtarëve dhe vetëm kur pagesa ose kompenzimi është i arsyeshëm dhe bëhet për punën e kryer për organizatë. Asnjë anëtari të Bordit nuk i lejohet të marrë pjesë në diskutim apo në marrjen e vendimit për çështje ku ai ka interes direkt apo indirekt ekonomik. Anëtari i Bordit konsiderohet se ka interes ekonomik nëse ai/ajo, ose cilido anëtar i familjes së tij ka interes direkt apo indirekt ekonomik.
Në rast nevojë organizata punëson persona që të marrin përsipër kryerjen e detyrave ditore të organizatës. Drejtori Ekzekutiv zgjedhet nga Kuvendi i Anëtarëve. Zyrtarët punësohen në përputhje me Ligjin e Punës në Republikën e Kosovës, të gjitha të ardhurat dhe të mirat e tjera që duhet t’i paguhen Zyrtarit, si dhe obligimet dhe përshkrimin e punës dhe përgjegjësive të Zyrtarit. Të gjitha pagesat duhet të jenë të arsyeshme dhe duhet të paguhen vetëm për punën e kryer për organizatë.
Shpërbërja e organizatës - Organizata mund të shpërbëhet me vendimin e shumicës së anëtarëve të Kuvendit të Anëtarëve.
Statuti i tanishëm mund të ndryshohet me vendimin e dy të tretave e anëtarëve prezentë të Kuvendit të Anëtarëve. Periudhat e Raportimit dhe Viti Financiar. Bordi dhe Zyrtarët e emëruar do të paraqesin raporte vjetore para Kuvendit të Anëtarëve, MPV ose kurdoherë që kërkohet nga një MPJ.