Klubi i Karatesë "Dardania" - Prishtinë

  • Home
  • Klubi i Karatesë "Dardania" - Prishtinë

Klubi i Karatesë "Dardania" - Prishtinë Klubi i Karatesë "Dardania"-Prishtinë

Për regjistrime apo pyetje shtesë, luteni të na kontaktoni në numrin: +383 44 134-522.

Klubi i Karatesë “Dardania” Karate Club “Dardania”

Duke pasur parasysh punën profesionale të Shumzim Krasniqit me të rinjët në sportin e karatesë me vet iniciativën e tij u formua grupi inicues për themelimin e klubit. Në bazë të Statutit të Federatës së Karatesë së Kosovës me date: 20.10.1995 në atë botë u mbajt mbledhja konstituive në të cilën u formua Kuvendi i Klubit të Karatesë “Dardania” me seli në Prishtinë. Këshilli iniciativ në përbërje prej Shumzim Krasniqi, Ahmet Caka dhe Halil Gashi thirri kuvendin themelues i cili i zgjodhi trupat punues. Kuvendi njëherit caktoi: Kryetrajner: Shumzim Krasniqin (mjeshtër të karatesë 3 DAN në atë kohë), Ndihmës trajner: Ahmet Caka (mjeshtër të karatesë 1 DAN) si dhe kryetarin e kryesisë dhe sekretarin. Pas përfundimit të procedurës rreth konstituimit të trupave punues, trajnerëve e shumë qështjeve të tjera u diskutua edhe për mënyrën e organizimit të punës, në këtë rast u konstatua se është siguruar salla për mbajtjen e ushtrimeve si dhe mjetet financiare për mbarëvajtjen e punës së klubit – bazë për funksionim të tij. Po ashtu u arrit marrveshja për bashkpunimin e klubit me të gjitha klubet e tjera si në Kosovë e po ashtu edhe jashtë. Vlen të cekët se Klubi i Karatesë “Dardania” në bazë të statutit të Federatës së Karatesë të Kosovës u pranua si institucion legal sportivë, dhe daton që nga data: 20.10.1995. Gjatë punës së tij, klubi arriti që sipas normave ndërkombëtare dhe atyre që dalin nga statuti i Federatës së Kosovës të organizojë provime të rregullta kualifikuese për nxënës dhe kuadrin punues. Klubi i karatesë “Dardania” prej themelimit të tij e deri më tani, ka arritur rezultate mjaft të mira me anëtarët e tij si në garat vendore po ashtu edhe jashtë. Tani janë të prezentuara të gjitha kategoritë e brezave duke filluar që nga fillestarët e deri te brezat e lartë. Po ashtu vlen të theksohet se nga Klubi i Karatesë “Dardania” kanë dalur shumë kampionë të Kosovës në kategori të ndryshme si në Kata (Kihon) po ashtu edhe në luftëra (Kumite). Deri më tani mbi 30 anëtarë të këtij klubi duke ju falenderuar punës profesionale të kryetrajnerit Shumzim Krasniqi morën thirrjën mjeshtër të karatesë me grada të ndryshme prej 1 DAN deri 4 DAN. Kryetar i Klubit të Karatese “Dardania” është Shumzim Krasniqi, ku dhe njëherit ushtron detyrën e kryetrajnerit me gradën 7 DAN. The exercises are hold in "Palace of youth and sports"

Monday: 18:30-20:00
Wednesday: 18:30-20:00
Friday: 18:30-20:00

Klubi i Karatesë “Dardania”- Prishtinë, Me shumë kënaqësi ju njofton se po fillojmë një sezon të ri të ushtrimeve të kar...
29/08/2026

Klubi i Karatesë “Dardania”- Prishtinë,

Me shumë kënaqësi ju njofton se po fillojmë një sezon të ri të ushtrimeve të karatesë, ku me këtë rast hapim edhe regjistrimin dhe anëtarësimin e anëtarëve të rinj! 🥋

Karateja nuk është vetëm sport – është një rrugëtim drejt disiplinës, vetëbesimit, përqendrimit, respektit dhe një forme më të mirë fizike. 💪🧠

👧👦 Ftojmë të gjithë fëmijët dhe të rinjtë që duan të mësojnë, të zhvillohen dhe të bëhen pjesë e një ekipi të mirëfilltë sportiv.

📅 Fillimi i ushtrimeve: 02.09.2026 (E mërkure)

📍 Lokacioni: Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë

⏰ Orari: E hënë, mërkure dhe e premte 18:30 - 20:00

📞 Për regjistrim dhe informata: +38344134522

👉 Regjistrimet për anëtarët e rinj janë të hapura!

Ejani të bëhemi bashkë pjesë e kësaj rruge të bukur sportive!
🥋 Disiplinë • Respekt • Përkushtim • Sukses 🥋

Sot Klubi i Karatesë “DARDANIA” - Prishtinë, përmbylli vitin duke mbajtur provimin për brezat shkollor  KYU.Komisioni në...
26/12/2025

Sot Klubi i Karatesë “DARDANIA” - Prishtinë, përmbylli vitin duke mbajtur provimin për brezat shkollor KYU.
Komisioni në përbërje nga kryetari i klubit njëkohësisht kryetar për dhënien e gradave në FKK z.Shumzim Krasniqi 8 DAN,
nga kryetarja e klubit të karatesë “ Dardanët”, njëkohësisht anëtare e bordit ekzekutiv në FKK znj.Eranda Krasniqi Ramadani 4 DAN,
tranjneri Festim Krasniqi 4 Dan, si dhe trajneri Arnit Krasniqi 3 DAN, u ndanë mjaftë të kënaqur me nxënësit të cilët treguan performancë të shkëlqyeshme, përkushtim e diciplinë, ku edhe u vlerësuan me gradat:

5 KYU
Enea Haziri
Medina Haziri
Lirik Zeqiri
Atik Gashi
Parid Gerguri
Noar Etemi
Diar Etemi
Tian Pacolli

3 KYU
Orion Çavota
Diell Kelmendi
Orik Kelmendi

2 KYU
Trim Haziri
Lira Haziri
Era Kelmendi
Ringa Latifi
Diarta Mustafa
Lum Hajrizi

Të gjithë nxënësve urime për rezultatet e arritura, suksese tutje.
🥋Oss

Sot në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë u mbajt turneu memorial “Zahir Pajaziti”.Klubi ynë mori pjesë me tre ...
26/10/2025

Sot në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë u mbajt turneu memorial “Zahir Pajaziti”.
Klubi ynë mori pjesë me tre garues. Për dy prej tyre kjo ishte pjesëmarrja e parë, dhe arritën një sukses të shkëlqyer duke fituar medalje.

🏅 Orion Çavota u shpall kampion në kategorinë kumite,
🥈 Lum Hajrizi fitoi vendin e dytë në kumite,
🥈 Trim Haziri gjithashtu fitoi vendin e dytë në kumite.

Urime të gjithë garuesve për paraqitjen e shkëlqyer dhe ju urojmë shumë suksese në garat e ardhshme! 💪👏

NJOFTIMTë nderuar anëtarë,Ju njoftojmë se ushtrimet do të rifillojnë më 01.09.2025 (E hënë) me orar të rregullt:E Hënë, ...
26/08/2025

NJOFTIM

Të nderuar anëtarë,

Ju njoftojmë se ushtrimet do të rifillojnë më 01.09.2025 (E hënë) me orar të rregullt:
E Hënë, e Mërkure dhe e Premte nga ora 18:30-20:00.

Gjithashtu, hapet edhe regjistrimi për anëtarët e rinj që dëshirojnë të bëhen pjesë e klubit tonë.

Për më shumë informata dhe regjistrim, mund të na kontaktoni në nr. +383 44 134 522 apo në Facebook.

Mirëpresim me kënaqësi rikthimin e të gjithë anëtarëve dhe pranimin e të rinjve që duan të na bashkohen!

Me respekt,
Klubi i Karatesë “Dardania”-Prishtinë

Sot në turneun “Mësuesi Mustafë Blakaj” organizuar nga KK “E&E WAZARI që u mbajt në Istog, garuesi Leonis Mustafa shkëlq...
13/04/2025

Sot në turneun “Mësuesi Mustafë Blakaj” organizuar nga KK “E&E WAZARI që u mbajt në Istog, garuesi Leonis Mustafa shkëlqeu duke fituar vendin e parë 🥇 në kumite, ndërsa Trim Haziri pati një paraqitje të mirë, duke siguruar vendin e tretë 🥉.

Shumë suksese në garat e ardhshme! 🥋

Më 16 mars 2025, në Palestrën Imperium në Bardhosh, u mbajt Kampionati Shtetëror i Kosovës për grupmoshat 7–U14 vjeç dhe...
17/03/2025

Më 16 mars 2025, në Palestrën Imperium në Bardhosh, u mbajt Kampionati Shtetëror i Kosovës për grupmoshat 7–U14 vjeç dhe seniorët.

Leonis Mustafa u shpall Kampion i Kosovës në Kumite 🥇, ndërsa Trim Haziri siguroi një rezultat të shkëlqyer duke fituar medaljen e bronztë 🥉 në Kumite.

Urime garuesve për arritjet e tyre dhe shumë suksese në garat e ardhshme! 🥋

25/12/2024

Të dashur anëtarë,

Ju njoftojmë se klubi ynë do të jetë në pushim për festat e fundvitit duke filluar nga sot 25.12.2024 (E Mërkure) deri më datën 06.01.2025 (E Hënë).

Stërvitjet do të rifillojnë në datën 06.01.2025 dhe presim që të gjithë të ktheheni plot energji dhe motivim për të vazhduar rrugëtimin tuaj në karate.

Ju urojmë një Vit të Ri të lumtur, plot shëndet, suksese dhe harmoni! 🎉🎄

OSS!

Me respekt,
KK “Dardana” - Prishtinë

Një pjesë e anëtarëve te klubit tonë sot u graduan me breza shkollorë KYU.Ju jeni dëshmia se përpjekja, motivi, përkusht...
20/12/2024

Një pjesë e anëtarëve te klubit tonë sot u graduan me breza shkollorë KYU.
Ju jeni dëshmia se përpjekja, motivi, përkushtimi dhe disiplina çojnë drejt suksesit.
Nxënësit të cilët u graduan:

5 KYU

1.Leina Berisha
2.Arb Berisha
3.Lis Sopa
4.Mal Sopa
5.Diart Hoxha
6.Oriana Hoxha
7.Riga Arifi
8.Mars Zeka
9.Rron Gashi
10.Erë Gashi

4 KYU

1.Arbër Malota
2.Ilir Malota

Ju urojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin tuaj të karatesë! Oss..🥋👏

Trajneri Arnit Krasniqi dhe garuesi jonë Leon Morina ndodhen në Itali ku garuesi Leoni do ta përfaqësoj klubin në garën ...
06/12/2024

Trajneri Arnit Krasniqi dhe garuesi jonë Leon Morina ndodhen në Itali ku garuesi Leoni do ta përfaqësoj klubin në garën Karate 1 Youth League e cila po mbahet në Venice të Italis nga 4-8 Dhjetor.

I urojmë fat e shumë suksese Leonit 👊🥋

05/12/2024

Në shteg të rritjes- Storie e realizuar në klubin tonë, pjesë e projektit “Dokumentar mbi ndikimin e edukimit të hershëm sportiv dhe perspektivën e së ardhmes në Kosovë”

Address


Opening Hours

Monday 18:30 - 20:00
Wednesday 18:30 - 20:00
Friday 18:30 - 20:00

Telephone

+38344134522

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klubi i Karatesë "Dardania" - Prishtinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Klubi i Karatesë "Dardania" - Prishtinë:

Shortcuts

  • Want your school to be the top-listed School/college?

Share