Çerdhja "Albiona Asllani" Shtime

Çerdhja "Albiona Asllani" Shtime Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Çerdhja "Albiona Asllani" Shtime, Education Website, Shtime, Stimlje.

24/07/2026
04/07/2026

NJOFTIM PËR PRINDËRIT

Të nderuar prindër,

Ju informojmë se për herë të parë në Komunën e Shtimes Institucioni Parashkollor “Albiona Asllani” – Shtime, do të vazhdojë punën edhe gjatë sezonit veror, me qëllim të ofrimit të kujdesit dhe edukimit për fëmijët edhe gjatë kësaj periudhe në një çerdhe kujdestare.

Për organizimin sa më të mirë të punës, ju lutemi që prindërit të cilët kanë nevojë për shërbimet e institucionit gjatë sezonit veror, ta konfirmojnë vijimin e fëmijës tek edukatoret e grupit jo më larg se data 05.07.2026.

Ky organizim synon t’u vijë në ndihmë familjeve dhe të sigurojë vazhdimësinë e kujdesit për fëmijët në një mjedis të sigurt, edukativ dhe argëtues.

Çerdhja kujdestare që do të jetë e hapur në sezonin veror do të jetë Objekti II rruga “Emin Musliu” Shtime, dhe këtu do të bëhet pranimi i të gjithë fëmijëve të cilët janë të regjistruar duke përfshirë të gjitha paralelet e Institucioni Parashkollor “Albiona Asllani” – Shtime, Shtime II, Muzeqinë dhe Godanc.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin. Për çdo ndryshim lokacioni të çerdhes kujdestare gjatë verës ju njoftojmë me kohë.

Me respekt,

Arbona Qorrolli Abazi
U.D Drejtore e Institucioni Parashkollor “Albiona Asllani” – Shtime

18/06/2026

Festa “Lamtumirë kopshti im” 🎈🎉🎊
Grupi parafillor “Bletët”
Ed: Emine Zymberi, Drita Januzi

Aventurat në kopsht po mbarojnë por kujtimet që krijuam bashkë do të mbesin përherë në zemrat tona.
Shëndet dhe shumë suksese fëmijëve në rrugën e dijes!

FTESË 🎊
16/06/2026

FTESË 🎊

Rezultatet e pranimit të fëmijëve për Vitin Shkollor 2026/27 në Institucioni e Edukimit në Fëmijërinë e Hershme “Albiona...
11/06/2026

Rezultatet e pranimit të fëmijëve për Vitin Shkollor 2026/27 në Institucioni e Edukimit në Fëmijërinë e Hershme “Albiona Asllani” Shtime

Të dashur fëmijë,Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ju përcjell urimet më të përzemërta për shënd...
01/06/2026

Të dashur fëmijë,

Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ju përcjell urimet më të përzemërta për shëndet, gëzim dhe një fëmijëri të lumtur. Ju jeni frymëzimi dhe arsyeja e përkushtimit tonë të përditshëm për të krijuar një mjedis të sigurt, edukativ dhe plot dashuri.

Njëkohësisht, shpreh mirënjohjen time për stafin e çerdhes për profesionalizmin, përkushtimin dhe kujdesin e vazhdueshëm ndaj fëmijëve.

Uroj që kjo ditë të jetë e mbushur me buzëqeshje, lojë dhe kujtime të bukura për secilin prej jush.
Gëzuar 1 Qershorin!

Me respekt,
Arbona Qorrolli Abazi
U.D. Drejtoreshë

IP “Albiona Asllani” Shtime- Objekti 2Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të fëmijëve, urojmë të keni fëmijëri të lumtur!  Një fa...
01/06/2026

IP “Albiona Asllani” Shtime- Objekti 2
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të fëmijëve, urojmë të keni fëmijëri të lumtur!

Një falënderim i sinqertë shkon për stafin e Çerdhes “Albiona Asllani” – Objekti 2 në Shtime, për punën e palodhur. Kontributi juaj është i çmuar dhe shumë i vlerësuar.

Gëzuar 1 Qershorin 🍒

IP “Albiona Asllani” MuzeqinëMe rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ju urojmë të gjithë fëmijëve gëzi...
01/06/2026

IP “Albiona Asllani” Muzeqinë
Me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ju urojmë të gjithë fëmijëve gëzim, shëndet dhe një fëmijëri të lumtur.

Një falënderim i veçantë për stafin tonë të çerdhes “Albiona Asllani” në Muzeqini për përkushtimin, punën dhe angazhimin e vazhdueshëm në shërbim të mirëqenies dhe zhvillimit të fëmijëve.

Gëzuar 1 Qershorin! 🍒

Konkurs për regjistrimin e fëmijëve në Institucionin Parashkollor “Albiona Asllani” për vitin shkollor 2026/2027
22/05/2026

Konkurs për regjistrimin e fëmijëve në Institucionin Parashkollor “Albiona Asllani” për vitin shkollor 2026/2027

🎨🌺🌻🍒🔢🔠🎈Zbukurimi i oborrit të Institucionit nga duart e fëmijëve
22/05/2026

🎨🌺🌻🍒🔢🔠🎈
Zbukurimi i oborrit të Institucionit nga duart e fëmijëve

Address

Shtime
Stimlje
72000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Çerdhja "Albiona Asllani" Shtime posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share