02/05/2026
Pas fitores në raundin e tretë, u ftuam në një workshop të veçantë te zyra e organizatës KOSOVA MAKERS LEAGUE
Së bashku ndërtuam një robot nga seti 10-in-1 – sfidues, por shumë shpërblyes! 🤖
Punë ekipore, kreativitet dhe shumë kënaqësi gjatë gjithë procesit.
29/04/2026
🏆 𝐒𝐡𝐭𝐢𝐦𝐣𝐚 𝐧ë 𝐤𝐫𝐲𝐞 𝐩ë𝐫𝐬ë𝐫𝐢! 🤖
Urime të përzemërta për nxënësit tanë të mrekullueshëm dhe mentorët e përkushtuar që edhe një herë e kanë vendosur Shtimen në krye të renditjes së Kosova Makers League! 👏
16/04/2026
𝐏𝐀𝐍𝐀𝐈𝐑𝐈 𝐈 𝐓𝐄𝐊𝐍𝐎𝐋𝐎𝐆𝐉𝐈𝐒Ë | 𝐒𝐡𝐭𝐢𝐦𝐞
Zona e robotikës ishte plot sfida! Gara mes robotëve, labirinte me inteligjencë artificiale, krahu robotik dhe punëtori ku nxënësit mësonin të programonin vetë. Madje edhe një robot që të ndiqte fytyrën me AI!
15/04/2026
𝐏𝐀𝐍𝐀𝐈𝐑𝐈 𝐈 𝐓𝐄𝐊𝐍𝐎𝐋𝐎𝐆𝐉𝐈𝐒Ë | 𝐒𝐡𝐭𝐢𝐦𝐞 ⚡
Zona e elektronikës ishte plot ide praktike dhe argëtim! Nga pinball-i dhe “Mos u Dridh!”, te makina me telekomandë, semaforë automatikë dhe projekte për matjen e energjisë elektrike. Nxënësit krijuan edhe qarqe me energji diellore, instrumente muzikore me potenciometër dhe sfiduan njëri-tjetrin me hapa duke matur rrahjet e zemrës.
14/04/2026
𝐏𝐀𝐍𝐀𝐈𝐑𝐈 𝐈 𝐓𝐄𝐊𝐍𝐎𝐋𝐎𝐆𝐉𝐈𝐒Ë | 𝐒𝐡𝐭𝐢𝐦𝐞
Në zonën e informatikës, idetë morën jetë!
Nga një shtëpi inteligjente e dizajnuar bukur, te projektet me sensorë dhe drita, lojë me laser e kontrolluar nga micro:bit, dyqan në Scratch me lexues barkodesh, deri te një kompjuter 8-bit që na çoi pas në kohë për të kuptuar si funksionojnë kompjuterët.
13/04/2026
𝐏𝐀𝐍𝐀𝐈𝐑𝐈 𝐈 𝐓𝐄𝐊𝐍𝐎𝐋𝐎𝐆𝐉𝐈𝐒Ë | 𝐒𝐡𝐭𝐢𝐦𝐞
Zona e printimit 3D ishte plot energji, entuziazëm dhe mendim kreativ!
Nxënësit jo vetëm prezantonin, por edhe mësonin të tjerët – nga dizajnimi në TinkerCAD, te ndërtimi i sail car për gara distance, mekanizmat me ingranazhe, kalkulatorët mekanikë, format 3D për matematikë dhe pantografët për vizatim.
12/04/2026
Faleminderit të gjithëve që morët pjesë në Panairin e Teknologjisë Shtime 2026! 🙌
Ishte një ditë e jashtëzakonshme, plot kreativitet, energji dhe bashkëpunim. Jemi shumë krenarë për nxënësit tanë dhe mirënjohës për secilin prej jush që erdhët, pyetët dhe i inkurajuat.
11/04/2026
💡 Një mbrëmje frymëzuese për karrierën në teknologji!
Nga diskutimi me profesionistët, disa mesazhe të forta për të rinjtë:
• Apliko shpesh dhe mos u dorëzo
• Mëso nga gabimet dhe provo gjëra të reja
• Merr pjesë në trajnime dhe zhvillo veten
• Ndërto një CV të fortë me eksperienca reale
• Këmbëngulja është çelësi
• Zhvillo mënyrën tënde të të menduarit – mos u bë i varur nga AI
👉 Mundësi të mira trajnimi ofron edhe Innovation Centre Kosovo (ICK)
🙏 Falenderojmë shumë panelistët tanë për kohën dhe këshillat e vlefshme:
Blinera Hysenaj, Arbrim Rash*ti, Fjolla Ramadani dhe Donat Aliu
11/04/2026
🏆𝐔𝐫𝐢𝐦𝐞 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ë 𝐟𝐢𝐭𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐆𝐚𝐫ë𝐬 𝐬ë 𝐊𝐨𝐝𝐢𝐦𝐢𝐭!💻
Punë e shkëlqyer, kreativitet dhe përkushtim i jashtëzakonshëm nga të gjithë pjesëmarrësit 👏
Tre vendet e para do të marrin çmimet e tyre në programin përmbyllës të Panairit të dielën. 🎉