22/03/2023
Përse Kurani me 30-të xhuza?
Ndarja e Kuranit në Xhuze dhe Ahzabe është i vonshëm, krejt pas kohës së As’habëve dhe Tabiinëve... Dhe kjo ndarje erdhi për lehtësimin e leximit të Kuranit...
Pra, këta që erdhën më vonë e ndajtën Kuranin në 30-të Xhuze dhe secilin Xhuz në dy Hizbe, kështu që Kurani u nda në 60-të Hizbe.
Por, përse kjo ndarje? Dhe përse pikërisht në 30-të?
Ata e ndajtën Kuranin në bazë të ditëve të muajit... në mënyrë që muslimani ta lexojë çdo ditë nga një Xhuz të Kuranit... dhe ta përfundojë një herë në muaj...
Dhe e ndajtën Xhuzin në dy Hizbe... në mënyrë që muslimani ta lexojë një në mëngjesë e një në mbrëmje..
Pra, e gjithë kjo ndarje, vetëm për t’ua lehtësuar leximin e Kuranit, në mënyrë që secili ta përfundojë leximin e tij njëherë në muaj!
Mirëpo, leximi i një Xhuzi në ditë është për muslimanin përtac, dembel!
Sepse vetëm një dembel e lexon çdo ditë nga një Xhuz... në mënyrë që në fund të çdo muaji ta përfundojë atë!
Ndërsa, ai që nuk e lexon një Xhuz të Kuranit në ditë, ai nuk është dembel... ai është braktisës i Kuranit!!
Prandaj, shpresoj që secili nga ne, në këtë muaj, së paku të jemi prej dembelëve që bile ta lexojmë nga një Xhuz çdo ditë... në mënyrë që ta përfundojmë në fund të muajit!!
Dr. Salah El-Khalidi