01/04/2022
Mesazh urimi!
E falënderojmë Zotin përherë për mirësitë e begatshme që na dhuroi e na dhuron herë pas here. E madhërojmë Allahun njashtu si i takon Madhërisë së Tij, e lëvdojmë Udhëzuesin e vetëm që na mësoi për Të dhe krijimet e tij.
Vëllezër dhe xhematlinj të dashur, e lusim Allahun me emrat e tij të bukur dhe cilësitë e tij të larta dhe absolute të na forcojë në rrugën e Tij njashtu si ishin të dashurit e Tij. E lusim Zotin të na bëjë të dallojmë të mirën nga e keqja e me qartësi ta praktikojmë të saktën pa e degraduar në formë apo fjalë nga burimi i rrjedhës së tij(syneti i pejgamberit alejhi selam).
E lusim Zotin me përulje dhe dashuri të na bëjë prej njerëzve që e përjetojnë muajin e bekuar të Ramazanit, bëjnë vepra të mira, pendohen e pastrohen çiltërisht nga ngarkesat, të këqijat, smira dhe urrejtja për çdo gjë e çdokënd.
E lusim të Madhëruarin të na forcojë të bëjmë adhurime, lutje, namaz e çdo vepër të mirë që na afron afër mëshirës së Tij e na largon nga hidhërimi e dënimi i Tij.
Vëllezër dhe motra, pranoni urimet e mia më të sinqerta për ju dhe familjet tuaja me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.
Jeni të mirëseardhur në xhaminë tonë çdoherë e veçanërisht në këtë muaj. Zoti ju ruajttë e ju dhuroftë mirësi në këtë botë e në ahiret.
Imami i xhamisë së fshatit Smrekonicë,
Bajram Sefedini