25/05/2026
Shfmu "Shaban Jashari"
Kjo është faqja zyrtare (facebook) i shkollës fillore të mesme të ulët "Shaban Jashari" në Skenderaj
25/05/2026
24/05/2026
Shkolla jonë, me krenari dhe respekt, shënoi 100-vjetorin e themelimit dhe 102-vjetorin e lindjes së mësuesit hero Shaban Jashari. Me këtë rast të veçantë, u organizua një shëtitje në Shqipëri së bashku me kolegët tanë.
Ndër mbresat më të veçanta të kësaj vizite ishte qëndrimi në qytetin historik të Krujës dhe vizita në Muzeun e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ku patëm mundësinë të njohim më nga afër historinë dhe lavdinë kombëtare.
Kjo vizitë ishte një përjetim i bukur dhe një mundësi për të forcuar bashkëpunimin, miqësinë dhe respektin ndërmjet nesh. Përveç momenteve të këndshme, kjo shëtitje shërbeu edhe si motivim shtesë për punë dhe përkushtim në rrugën e dijes dhe edukimit.
Me kujtime të bukura dhe energji të re, vazhdojmë misionin tonë me më shumë vullnet e sukses.
22/05/2026
📍Një shekull dije, edukim dhe krenari! 📚🇦🇱🇽🇰
Sot, me emocion dhe respekt të veçantë, shënojmë 100-vjetorin e themelimit të shkollës sonë, si dhe 102-vjetorin e lindjes së heroit dhe patriotit Shaban Jashari, emrin e të cilit shkolla jonë e mban me krenari.
Përgjatë këtyre 100 viteve, shkolla “Shaban Jashari” në Skenderaj ka qenë vatër e dijes, edukimit dhe atdhedashurisë, duke nxjerrë gjenerata të tëra që kanë kontribuar për vendin dhe shoqërinë.
Me përulësi kujtojmë figurën e Shaban Jasharit, simbol të sakrificës, qëndresës dhe dashurisë për atdheun, vlerat e të cilit vazhdojnë të jenë frymëzim për çdo nxënës e mësimdhënës të shkollës sonë.
Një falënderim i veçantë për pjesëmarrjen dhe nderimin që na bënë:
Baca Rifat Jashari, Fitim Jashari, drejtori i DKA-së Kastriot Duraku, zyrtarët komunalë, pjesëtarët e ShPK-së, drejtorët e shkollave, veteranët e arsimit, prindërit, ekipi i Kombëtares së Volejbollit të Kosovës dhe të gjithë të pranishmit që kontribuan në madhështinë e kësaj dite të veçantë.
Urime të gjithë nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe ish-nxënësve këtë jubile të madh!
Gëzuar 100-vjetorin e shkollës “Shaban Jashari” – Skenderaj!
06/05/2026
Shkolla jonë sot organizoi një piknik të këndshëm me nxënësit në parkun “Idriz Rreci” në Skenderaj. 🌳☀️🌸
Ishte një ditë e mbushur me aktivitete, lojëra dhe shumë buzëqeshje, ku nxënësit patën mundësinë të kalojnë kohë cilësore së bashku në natyrë dhe të krijojnë kujtime të bukura. 🏃♂️⚽🪁
Falënderojmë Drejtorin e Arsimit me stafin për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe të gjithë ata që kontribuuan në organizimin e këtij aktiviteti. 🙌💚
05/05/2026
Falënderojmë Drejtorinë Komunale të Shëndetësisë e Mirëqenies Sociale, konkretisht QKMF-në dhe Drejtorinë Komunale të Arsimit të Skenderajt për shërbimet e ofruara gjatë këtyre ditëve për nxënësit e shkollës sonë.
Përmes projektit "Vizitat sistematike në shkolla", nxënësit e klasave të para, gjashta dhe të nënta patën kontrolla shëndetësore, të cilat kontribuojnë për një shëndet të mirë për brezin e ri.
23/04/2026
📍📚Në kuadër të Ditës Botërore të Librit, në shkollën tonë u organizuan aktivitete të veçanta që synonin promovimin e dashurisë për leximin dhe librin. Nxënësit treguan interes dhe përkushtim të madh, duke dëshmuar se libri vazhdon të mbetet një mik i çmuar në rrugën e dijes.
Me këtë rast, u ndanë edhe lëvdata për disa nxënës të dalluar, të cilët gjatë kësaj periudhe u shquan për angazhimin dhe aktivitetin e tyre në lexim. Kjo mirënjohje shërben si motivim për ta, por edhe si një shembull frymëzues për të gjithë nxënësit e tjerë që t’i afrohen më shumë librit.
Një pjesë e rëndësishme e aktiviteteve ishte edhe shkëmbimi i librave, ku nxënësit dhuruan dhe morën libra mes tyre. Në mënyrë të veçantë, nxënësit e klasës IV-4 dhuruan libra për bibliotekën e shkollës, duke kontribuar në pasurimin e saj dhe duke dëshmuar shpirtin e tyre bujar.
22/04/2026
🌍 Sot, për Ditën e Tokës, dolëm bashkë për të bërë një ndryshim të vogël, por të rëndësishëm. Pastruam disa pjesë të qytetit tonë dhe treguam që kujdesi për mjedisin fillon nga ne.
Le të mos jetë vetëm një ditë, por një zakon i përditshëm. 💚♻️
08/04/2026
Sukseset e nxënësve tanë po vazhdojnë!
Fazën e parë të garës ndërkombëtare Hippo 2026 e kaluan me sukses 4 nxënës të shkollës sonë:
✨ Jana Gecaj – klasa V
✨ Riona Çuni – klasa IV
✨ Priam Murati – klasa IV
✨ Ron Gashi – klasa IV
Një falënderim i veçantë për mësimdhënësen e gjuhës angleze, Fitore Dragaj, për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme
Ju urojmë shumë suksese edhe në fazat e radhës!
03/04/2026
Komunitetit tonë shkollor, pushime pranverore të mbara dhe të qeta!🍀
Të nderuar prindër, nxënës dhe mësimdhënës,
Ju njoftojmë se pushimet pranverore do të mbahen nga: 07.04.2026 deri më 10.04.2026.
📌 Gjatë kësaj periudhe, ditë zyrtare pushimi janë edhe:
06.04.2026 (e hënë) – Pashkët Katolike
09.04.2026 (e enjte) – Dita e Kushtetutës
13.04.2026 (e hënë) – Pashkët Ortodokse
📚 Mësimi rifillon më 14.04.2026 (e martë).
Ju urojmë pushime të mbara, të qeta dhe të mbushura me energji pozitive!
18/03/2026
Në kuadër të Ditës Botërore të Ujit e cila shënohet me 22 Mars, nxënësit e klasës III/2 sot u bënë zëri i natyrës. 🌿💧
Duke shpërndarë fletushka në sheshin e qytetit, ata sollën një mesazh shumë të rëndësishëm dhe vetëdijësues: ruajtja e ujit është përgjegjësi e të gjithëve.
Krenarë për angazhimin e vogëlushëve tanë!
Kurseni ujin - shpëtoni Tokën!
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the school
Website
Address
Opening Hours
| Monday | 09:00 - 17:00 |
| Tuesday | 09:00 - 17:00 |
| Wednesday | 09:00 - 17:00 |
| Thursday | 09:00 - 17:00 |
| Friday | 09:00 - 17:00 |