06/09/2026
👮♂️ Vizitë edukative në Stacionin e Policisë së Kosovës në Skenderaj
Më 4 shtator 2026, nxënësit e klasës V/3 realizuan një vizitë edukative në Stacionin e Policisë së Kosovës në Skenderaj.
Kjo vizitë ishte një përvojë e veçantë dhe me rëndësi të madhe për nxënësit tanë, pasi u dha mundësinë të njihen nga afër me punën, detyrat dhe përgjegjësitë e Policisë së Kosovës. Gjatë vizitës u zhvilluan bashkëbisedime dhe diskutime të frytshme ndërmjet nxënësve dhe zyrtarëve policorë, duke nxitur bashkëpunimin, respektin dhe ndërgjegjësimin për rolin e policisë në komunitet.
🙏 Falënderojmë përzemërsisht zyrtarët e Stacionit të Policisë së Kosovës në Skenderaj për pritjen e ngrohtë, bashkëpunimin dhe kohën e kushtuar nxënësve tanë.
Bashkëpunimi shkollë–polici–komunitet është një hap i rëndësishëm drejt edukimit dhe formimit të brezave të përgjegjshëm. 💙👮♀️📚