Gjimnazi "Hamëz Jashari"

Gjimnazi "Hamëz Jashari"

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Gjimnazi "Hamëz Jashari", Middle School, Rr. Osman Geci, Skenderaj.

Photos from Gjimnazi "Hamëz Jashari"'s post 22/04/2026

Mbrojtja e planetit tonë, fillon me ne!🌎
Dita e Tokës është ngjarje e cila shënohet më 22 Prill.
Kjo ditë synon të sensibilizoj njerëzit nga e gjithë bota që ta mbrojnë mjedisin ku ata jetojnë duke shtuar mbetjet e riciklueshme, punën vullnetare për një komunitet të gjelbërt e të pastër, e të gjitha këto iniciativa në Ditën e Tokës promovojnë mbrojtjen e mjedisit.
Pikërisht në këtë ditë të rëndësishme nxënësit e gjimnazit "Hamëz Jashari" së bashku me mësimdhënësit dhe stafin teknik iu bashkuan nismës së Drejtoria e Shërbimeve Publike - Skenderaj , Komuna Skenderaj për pastrimin e hapësirave publike në qytetin tonë duke i edukuar nxënësit tanë me veprimtari praktike.

Photos from Gjimnazi "Hamëz Jashari"'s post 03/04/2026

Ekipi i vajzave të gjimnazit “Hamëz Jashari” ka shkëlqyer në garat komunale dhe në garat regjionale në volejboll, duke zënë vendet e para .
Falenderime të përzemërta për vajzat tona dhe mirënjohje për punën dhe përkushtimin e profesorëve Azem Qerimi dhe Basri Jashari!

Photos from Gjimnazi "Hamëz Jashari"'s post 07/03/2026

Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kulmoi sonte në Prekaz me ceremoninë tradicionale të Natës së Zjarreve, një nga momentet më simbolike të përkujtimit të rënies heroike të familjes Jashari.
Nxënësit e gjimnazit “Hamëz Jashari” nën organizimin e profesorit Basri Jashari u rreshtuan me respekt para varrezave për të bërë nderime. Ata vendosën lule një nga një mbi varret e heronjve të rënë dëshmorë në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për sakrificën e tyre.

Photos from Gjimnazi "Hamëz Jashari"'s post 06/03/2026

Nxënësit dhe mësimdhënësit e gjimnazit “Hamëz Jashari” vizituan Kompleksin Memorial, "Adem Jashari" në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificës së kryekomandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij dhe të gjithë dëshmorëve të rënë në luftën për liri.
LAVDI E PËRJETSHME DËSHMORËVE TË KOMBIT TONË!

Photos from Gjimnazi "Hamëz Jashari"'s post 19/02/2026

Gjimnazi "Hamëz Jashari" në Skënderaj sot kremtoi 59 vjetorin e themelimit të tij dhe 76 vjetorin e lindjes së ideologut dhe heroit tonë kombëtar, Hamëz Jashari me një program të pasur artistiko-kulturor i organizuar nga nxënësit dhe mësimdhënësit e këtij gjimnazi.
Në këtë ditë festive të gjimnazit "Hamëz Jashari" na nderuan me praninë e tyre Zv.Kryetari i Komunës Z.Fadil Nura, Drejtori i DKA-së Z. Kastriot Duraku, drejtorë shkollash, profesorë, nxënës dhe të ftuar të tjerë.
Për organizimin e këtij aktiviteti falenderohen profesorët, Azem Qerimi, Sadete Tahiraj, Basri Jashari, Përparim Ejupi dhe nxënësit tanë të talentuar!

Photos from Gjimnazi "Hamëz Jashari"'s post 17/02/2026

17 Shkurt...🇽🇰
18 Vite Pavarësi...Liri...🇽🇰
Liri të cilën shteti ynë nuk e ka "të dhuruar" por të fituar me sakrifica sublime, lot dhe gjak.
Kjo pavarësi ishte një ëndërr e brezave të kaluar dhe është një përgjegjësi e brezave të së ardhmes të cilët duhet ta çmojnë, respektojnë dhe ta ruajnë atë.
Nga Skenderaj i Prekazit historik dhe gjimnazi “Hamëz Jashari” shkuam tek gjimnazi “Havzi Nela”, Kukës në kuadër të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe organizuam një aktivitet të përbashkët historik-kulturor në pallatin e kulturës "Hasan Prishtina".
Por, festa jonë sot mbetet e vrarë pa drejtësi.
LIRIA jonë po gjykohet në mënyrë të padrejtë...
Sot, zëri ynë ishte protestë për çlirimtarët tanë...
Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
🇽🇰🇦🇱🇽🇰🇦🇱
Faleminderit gjimnazit "Havzi Nela", për bashkëpunimin në këtë aktivitet me vlera kombëtare, faleminderit për mikpritjen Kryetarit Albert Halilaj-Bashkia Kukës dhe drejtorit Kreshnik Gerbolli-ZVAP Kukës, faleminderit Kryetarit të Komuna Skenderaj Z.Sami Lushtaku dhe Drejtorit të Arsimit Z. Kastriot Q. Duraku për përkrahjen e tyre në realizimin e këtij bashkëpunimi.
Ju jemi mirënjohës!

06/01/2026

NJOFTIM

Drejtoria Komunale e Arsimit e koordinuar me vendimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton se për shkak të reshjeve të fundit dhe kushteve të vështira në disa zona të vendit, fillimi i procesit mësimor do të shtyhet deri më 12 janar 2026.

"Si pasojë e vërshimeve dhe situatës së rënduar në shumicën e komunave, si dhe e qarkullimit të vështirësuar për shkak të reshjeve të vazhdueshme pushimi dimëror të vazhdojë edhe për dy ditë në nivel vendi, përkatësisht më 8 dhe 9 janar dhe procesi i rregullt mësimor për gjysmëvjetorin e dytë fillon ditën e hënë më 12 janar 2026-MASHTI".

Photos from TOKA's post 18/12/2025

Faleminderit TOKA !

Photos from Gjimnazi "Hamëz Jashari"'s post 05/12/2025

Skënderaji Solidar!

Nxënësit e Gjimnazit "Hamëz Jashari" i bashkohen përsëri edhe këtë vit Ditës së Solidaritetit!
5 dhjetori-Dita Nërkombëtare e Vullnetarizimit, e në kuadër të kësaj dite Komuna Skenderaj së bashku me Organizatën TOKA dhe Gjimnazin “Hamëz Jashari” në Skënderaj, bashkëpunuan për të katërtën herë radhazi në organizimin e projektit "Dita e Solidaritetit në shkollë" ku si qëllim kryesor është puna vullnetare e nxënësve.
Në këtë ditë u angazhuan 55 nxënës në 13 biznese të cilët operojnë në komunën e Skenderajit dhe fondet e mbledhura do të shkojnë për një kauzë e zgjedhin vetë nxënësit të cilët ishin pjesë e këtij projekti.
Dita e Solidaritetit nuk do të ishte e mundur pa bizneset partnere të Komunës Skënderaj dhe një mirënjohje e falenderim i veçantë shkon për:
Qumeshtorja DRENA, QTA Skënderaj, Viva Fresh, Grill House, UPS Butique, Blendi Market, Lindi Home, Bar caffe "N'QOSH", renti "Merr ik", argjendari "Moza", barnatore "Ana", klinika " Internstika & Rheumatika", Dona Dent.

Want your school to be the top-listed School/college in Skenderaj?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Rr. Osman Geci
Skenderaj
41000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00