Level Up Academy

Level Up Academy

Share

Level Up Academy

Photos from Level Up Academy's post 22/05/2026

Këtë fillimjavë patëm kënaqësinë të jemi në Venecie, Itali, duke përfaqësuar Kosovën në një eksperiencë të paharrueshme ndërkombëtare.
Një krenari e veçantë për ne ishte fakti që Skenderaj u përfaqësua denjësisht nga nxënësja jonë Rejana Vojvoda, e cila me përkushtimin dhe paraqitjen e saj tregoi nivel të shkëlqyer përkrah nxënësve nga vende të ndryshme të Evropës.
Kjo eksperiencë na dëshmoi edhe një herë se puna, përkushtimi dhe mbështetja e vazhdueshme sjellin rezultate dhe u hapin rrugë të rinjve tanë të shkëlqejnë kudo në botë.
Mirënjohje të veçantë për prindërit, për besimin dhe mbështetjen që na japin vazhdimisht.

Photos from Level Up Academy's post 02/05/2026

Nga thellësitë e tokës deri në hapësirë 🚀🌌
Sot, grupi i dytë përjetoi një aventurë të veçantë në Deep Space dhe Shpella e Gadimes — një ditë plot zbulime, kuriozitet dhe buzëqeshje. Këto janë momentet që frymëzojnë të ardhmen!


Photos from Level Up Academy's post 30/04/2026

Sukseset e Rejanës nuk kanë të ndalur! Rejana u rendit e para në garat në Mehmet Akif, ndërsa tani do të përfaqësojë shtetin tonë në gjysmëfinalen e garës Hippo në Venecia.

Urime të përzemërta për këtë arritje të jashtëzakonshme! 🎉
Jemi shumë krenarë për përkushtimin dhe punën tënde të palodhshme.
Të urojmë suksese të mëtejshme dhe sa më shumë fitore në rrugëtimin tënd!

Photos from Level Up Academy's post 28/04/2026

Sonte, më 28.04.2026, në rezidencën e Dukagjinit, gjatë ceremonisë së publikimit të rezultateve dhe ndarjes së çmimeve për finalistët e garës Hippo 2026 në nivel vendi, komuna jonë u përfaqësua nga 8 nxënës.
Me shumë krenari ju njoftojmë se nxënësja jonë, Rejana Vojvoda, arriti të kualifikohet në gjysmëfinale, e cila do të mbahet në Venecia, Itali.
I urojmë shumë suksese Rejanës në këtë fazë të radhës dhe falënderojmë të gjithë prindërit për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Photos from Level Up Academy's post 26/04/2026

Sot, së bashku me një pjesë të nxënësve nga qendra e kurseve Level Up Academy,🌟 vizituam Deep Space Prishtina, ku patëm mundësinë të përjetojmë teknologjinë dhe inovacionin në një mënyrë krejt unike 🚀
Më pas vazhduam aventurën në Shpella e Gadimes, një nga mrekullitë natyrore më të veçanta në vendin tonë 🪨

Kjo shëtitje ishte një kombinim perfekt i edukimit, argëtimit dhe bashkëpunimit. Momente si këto forcojnë lidhjet tona dhe e bëjnë përvojën e të mësuarit edhe më të vlefshme ❤️

Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e kësaj dite të paharrueshme! 🙌

08/04/2026

Jemi jashtëzakonisht krenarë me nxënësit tanë nga Level Up Academy që kanë kaluar me sukses fazën e parë të Olimpiadës së Gjuhës Angleze “Hippo”! 🌟📚
Puna, përkushtimi dhe vullneti juaj janë shembull për të gjithë. Ju urojmë shumë suksese në fazat e ardhshme – vazhdoni të shkëlqeni! 💪✨
Një falënderim i veçantë shkon edhe për të gjithë nxënësit pjesëmarrës. Vetë pjesëmarrja juaj në një garë kaq të rëndësishme është një arritje e madhe dhe një hap drejt suksesit.

Photos from Level Up Academy's post 29/03/2026

Sot u mbajt Hippo Contest 2026 🏆

Si Level Up, jemi shumë të privilegjuar që patëm mundësinë të jemi organizatorë për qytetin e Skenderajt. Ishte kënaqësi të shohim përkushtimin dhe talentin e të gjithë pjesëmarrësve.

Suksese për të gjithë nxënësit në rrugëtimin e tyre të mëtejshëm! 🌟

Një falënderim i veçantë shkon për Kosova Global Talents për bashkëpunimin dhe mbështetjen!

09/03/2026

Grupet e reja në gjuhë gjermane po fillojnë.

09/01/2026

📚 LEVEL UP ACADEMY

🚀 Mos e humb shansin për sukses!

🎯 Jepi fëmijës tënd një avantazh real në shkollë dhe në jetë
📈 Më shumë dije • Më shumë vetëbesim • Më shumë rezultate

🗓️ Grupet e reja nisin më 12 JANAR 2026

📘 Kurse që sjellin rezultate:
✔️ Gjuhë Angleze
✔️ Matematikë
✔️ Informatikë & Kodim
✔️ Mësim Plotësues

⭐ Staf profesional
⭐ Përkushtim maksimal për nxënës

📍 Skenderaj – Rr. “17 Shkurti”
📞 049 44 17 50
📱 048 61 61 51
📧 [email protected]

⏰ Vendet janë të LIMITUARA!

04/01/2026

📚 LEVEL UP ACADEMY
🎉 Regjistrimet kanë filluar!

📅 Grupet e reja fillojnë më: 12/01/2026

📘 Ofrojmë kurse në:
✔️ Gjuhë angleze
✔️ Matematikë
✔️ Informatikë & Kodim
✔️ Mësim plotësues

📍 Skenderaj – Rr. “17 Shkurti”,
📞 +383 49 441 750
📞 +383 48 61 61 51
📧 [email protected]

Want your school to be the top-listed School/college in Skenderaj?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


17 Shkurti
Skenderaj