Kolegji UBT-Pejë

  • Home
  • Kolegji UBT-Pejë

Kolegji UBT-Pejë Higher Education Institution

18/02/2025
03/09/2024
07/08/2024

🔔 Po kërkoni një mundësi për t’u avancuar në karrierën tuaj dhe për të përfituar nga një edukim cilësor dhe inovativ?

UBT ofron programet unike në nivelin Master me infrastrukturë moderne dhe mundësi të jashtëzakonshme për shkëmbime studentore në universitete prestigjioze ndërkombëtare. 🌐🎓

🤔 Pse të zgjidhni UBT-në?

✔ Infrastrukturë moderne
✔ Programet inovative
✔ Shkëmbime studentore
✔ Punësim i garantuar

Regjistrohuni tani 🫵 dhe bëhuni pjesë e suksesit dhe inovacionit në UBT. 🎯

Leading the Way

18/07/2024

🥇 Themeluesi i UBT-së, Rektori, Prof. Dr. Edmond Hajrizi është nderuar me çmimin prestigjioz European Quality Leader First Finalist nga Organizata Evropiane për Cilësi (EOQ), duke vlerësuar kontributin e tij të pashoq në përparimin dhe promovimin e cilësisë në nivel global.

Organizata Evropiane për Cilësi (EOQ) përfshin më shumë se 70,000 anëtarë dhe 500,000 kompani brenda organizatave anëtare dhe partnere të saj në Evropë dhe në mbarë botën. 🔝

📎 Lexo më shumë: https://www.ubt-uni.net/sq/presidenti-i-ubt-se-edmond-hajrizi-fitues-i-cmimit-european-quality-leader-first-finalist/

Studentja jonë Vita Vokshi, absolvente në drejtimin Administrim Biznesi, po kalon një fazë të rëndësishme të zhvillimit ...
11/06/2024

Studentja jonë Vita Vokshi, absolvente në drejtimin Administrim Biznesi, po kalon një fazë të rëndësishme të zhvillimit të saj profesional përmes praktikës në institucionin mikrofinanciar AFK. Ky aktivitet praktik përfaqëson një mundësi të artë për Vitën, duke i lejuar asaj të aplikojë njohuritë teorike të fituara gjatë studimeve në një mjedis real të biznesit. Vita është një shembull i shkëlqyer i një studenteje të motivuar dhe të përkushtuar.

Kjo përvojë është një hap i rëndësishëm drejt arritjes së objektivave të saj profesionale dhe një dëshmi e përkushtimit të saj ndaj zhvillimit të vazhdueshëm personal dhe profesional. Me këtë angazhim, Vita po ndërton një bazë të fortë për të ardhmen e saj, duke u përgatitur për të kontribuar në mënyrë të rëndësishme në zhvillimin ekonomik dhe social të komunitetit të saj dhe më gjerë.

Sot, në kuadër të lëndës Kontabiliteti Financiar, me Prof. Fidane Spahija Gjikolli, së bashku me studentët e UBT-së, të ...
06/06/2024

Sot, në kuadër të lëndës Kontabiliteti Financiar, me Prof. Fidane Spahija Gjikolli, së bashku me studentët e UBT-së, të programit Adminstrim Biznesi në Pejë, realizuam një vizitë studimore te kompania ASET SH.P.K. në Pejë. Kjo kompani ofron shërbime të kontabilitetit dhe udhëhiqet nga ish studentët e dalluar të Profesoreshës dhe njëherit të Kolegjit UBT, Fisnik Nimoni dhe Gent Berisha.

Studentët aktualë të UBT-së patën mundësinë të shohin nga afër përvojat praktike lidhur me fushën e financave dhe të kontabilitetit, poashtu u motivuan se si nga të qenit studentë të UBT-së, ata tani kanë arritur të jenë kontabilistë të shkëlqyer në tregun e punës.

Në fund të takimit, u ofrua mundësia e praktikës për studentët e UBT-së në Pejë te kjo kompani.

Në UBT-Pejë po vazhdon programi pregatitor i Maturës, me interesim mjaft të madh të maturantëve.UBT vazhdon si gjithmonë...
06/06/2024

Në UBT-Pejë po vazhdon programi pregatitor i Maturës, me interesim mjaft të madh të maturantëve.
UBT vazhdon si gjithmonë të qëndrojë afër maturantëve duke ju ofruar ndihmën e nevojshme për të kaluar me sukses këtë sfidë të rëndësishme për ta.

Në UBT-Pejë tashmë ka filluar Programi Pregatitor Matura 2024, ku Maturantët e regjionit  kanë mundësinë që të pregatite...
04/06/2024

Në UBT-Pejë tashmë ka filluar Programi Pregatitor Matura 2024, ku Maturantët e regjionit kanë mundësinë që të pregatiten sa më mirë për sfidën që kanë përpara dhe me siguri që do të tregojnë rezultatet më të mira!
Ligjëratat pregatitore po mbahen nga staf profesionist dhe të përkushtuar për suksesin e maturantëve tanë.

Studentët tanë absolvent të drejtimit Administrim Biznesi,  Dea Selimaj dhe Art Spahija, po marrin pjesë në Panairin e T...
30/05/2024

Studentët tanë absolvent të drejtimit Administrim Biznesi, Dea Selimaj dhe Art Spahija, po marrin pjesë në Panairin e Turizmit dhe Karrierës organizuar nga Banka Kombëtare Tregtare (BKT) në qendër të qytetit të Pejës. Ky event është një mundësi unike për të rinjtë dhe profesionistët që të eksplorojnë dhe të lidhen me mundësi të reja në fushat e turizmit dhe financave. Dea dhe Arti përfaqësojnë me krenari një brez të ri liderësh të ardhshëm në këto fusha, duke shfaqur përkushtim dhe entuziazëm për inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Vizita e rradhës e UBT-Pejë ishte tek Maturantët e Komunës së Istogut!Maturantët u informuan lidhur me atë se qka UBT si...
15/05/2024

Vizita e rradhës e UBT-Pejë ishte tek Maturantët e Komunës së Istogut!

Maturantët u informuan lidhur me atë se qka UBT si Institucion i Arsimit të Lartë ofron për ta, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që ata do ta kenë në këtë fazë tejet të rëndësishme të jetës së tyre.

Top Education for Top Students.

Duke shënuar një hap të rëndësishëm në karrierën e tyre profesionale,studentët tanë absolvent të programit Administrim B...
14/05/2024

Duke shënuar një hap të rëndësishëm në karrierën e tyre profesionale,studentët tanë absolvent të programit Administrim Biznesi kanë filluar praktikën e tyre në Bankën BKT!

Kjo mundësi u lejon atyre të zbatojnë njohuritë teorike në një mjedis real pune. Në BKT, studentët tanë po përjetojnë nga afër dinamikën e një banke të suksesshme, duke u njohur me praktikat më të mira të industrisë dhe duke fituar aftësi të vlefshme për të ardhmen.

Përmes këtij bashkëpunimi,ne synojmë të krijojmë një urë lidhëse midis arsimit dhe tregut të punës, duke ndihmuar studentët tanë të jenë më të pregatitur dhe të konkurrojnë me sukses në karrierrën e tyre profesionale.

Në UBT-Pejë po vazhdon aktiviteti i promovimit.Sot, përfaqësues të UBT-së nga Peja u mirëpritën në Komunën e Deçanit, nd...
10/05/2024

Në UBT-Pejë po vazhdon aktiviteti i promovimit.
Sot, përfaqësues të UBT-së nga Peja u mirëpritën në Komunën e Deçanit, ndërsa një pjesë tjetër e stafit vizituan edhe Kolegjin Cambridge në Pejë.

Address

Rr. Wesley Clark P. N. Pejë 30000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+38339431684

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Kolegji UBT-Pejë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Kolegji UBT-Pejë:

Shortcuts

  • Want your school to be the top-listed School/college?

Share