SHFMU "Pjetër Bogdani", Prishtinë

  • Home
  • SHFMU "Pjetër Bogdani", Prishtinë

SHFMU "Pjetër Bogdani", Prishtinë Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Pjetër Bogdani” - Prishtinë 🏫 Ajo ndodhet afër qendrës se qytetit (të vjetër) të Prishtinës në rrugën "Antigona Fazliu", pn.

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët "Pjetër Bogdani" , në Prishtinë është themeluar ne vitin 1955, te vendosur asokohe ne objektin e ish-shkolles se mesme teknike, tashme gjimnazi shoqeror, ndersa më 28 maj 1962 jemi vendosur ne objektin qe gjendemi tani, ku që nga ajo kohë kishte një numër të madh të nxënesave. Tani shkolla ka 577 nxënës, 37 mësimdhënës, një shtëpiak, dy roje nate dhe 7 punëtorë teknik. Shkolla punon me 2 turne/ ndërrime. Shkolla jonë ka menaxhuar edhe Paralelen e Ndarë (objektin shkollor) në lagjen (fshatin) Kolovica e Vjetër, në të cilën ka pasur gjithsej katër (4) nxënës, një mësuese klasore, një mësuese e gjuhës dhe letërsisë angleze dhe një mirëmbajtëse teknike e objektit. Institucioni udhëhiqet dhe menaxhohet nga drejtori i shkollës, sekretarja, psikologia të cilët bashkëveprojne me të gjithë akterët dhe këshillat e shkollës, të cilët jane funksional gjatë gjithë vitit. Mësimdhënësit janë të kualifikuar dhe të trajnuar për punën edukativo-arsimore. Shkolla ka bashkëpunim të rregullt me shkollat tjera, ku ka një etikë të fortë, të hapur dhe të gatshëm për bashkëpunim me prindërit dhe komunitetin. Shkolla është institucion gjithëpërfshirës e cila, veprimtarinë e vet e realizon në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve të moshës parafillore, fillore dhe të mesme të ulët. Në shkollën tonë përfshihet mësimi inkluziv me fëmijët me nevoja të veçanta dhe me fëmijët e komuniteteve pakicë, pa dallim etnie apo kulture dhe fëmijët e grupeve të margjinalizuara apo pafavorizuara. Bëhet përgatitja e nxënësit për jetesë të përgjegjshme në frymën e mirëkuptimit, të paqes, tolerancës, barazisë gjinore dhe në miqësi me pjesëtarët e të gjitha komuniteteve në Republikën e Kosovës, e më gjerë, gjithashtu zhvillojmë te nxënësi respektin për mjedisin dhe respektohen maksimalisht të drejtat e të gjitha komuniteteve .

11/09/2026

Libri është dritarja përmes së cilës shohim botën, ndërsa çdo fëmijë që lexon është një mbjellës i së ardhmes.

Me këtë projekt kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit, përmes punës në grupe me temat "Libri, shoku im më i mirë", "Në botën e leximit" dhe "Një botë pa libra", nxënësit shprehën krijimtarinë dhe dashurinë e tyre për librin, duke dëshmuar se faqet e shkruara janë hapi i parë drejt lirisë, imagjinatës dhe dijes.

Klasa IV/1
Mësuese, Vjollca

🌸 Një fillim i vogël për ëndrra të mëdha! 📚Sot, hapat e parë të parashkollorëve tanë mbushën shkollën me buzëqeshje, kur...
01/09/2026

🌸 Një fillim i vogël për ëndrra të mëdha! 📚
Sot, hapat e parë të parashkollorëve tanë mbushën shkollën me buzëqeshje, kureshtje dhe shumë emocion. ❤️
Nën përkujdesjen e mësueses Hava Gashi, urojmë që çdo ditë të jetë një kujtim i bukur, çdo mësim një zbulim i ri dhe çdo buzëqeshje një arsye për të dashur shkollën.
Mirë se erdhët, vogëlushë!
U bëftë ky një udhëtim i bukur drejt dijes dhe ëndrrave! 💕🎒

Një fillim i ri, plot buzëqeshje dhe emocione!Nxënësit e klasave të treta rikthehen në bankat shkollore me shumë gëzim, ...
01/09/2026

Një fillim i ri, plot buzëqeshje dhe emocione!

Nxënësit e klasave të treta rikthehen në bankat shkollore me shumë gëzim, energji dhe dëshirë për të mësuar.
Urojmë që ky vit shkollor të jetë i mbushur me dije, miqësi, suksese dhe momente të bukura!

Mirë se erdhët, të dashur nxënës! 📖

Me moton: "Një laps për të shkruar, një fletore për të krijuar, ide për të zbuluar, ëndrra për të realizuar... ta shkrua...
01/09/2026

Me moton: "Një laps për të shkruar, një fletore për të krijuar, ide për të zbuluar, ëndrra për të realizuar... ta shkruajmë së bashku një vit të paharrueshëm dhe të bukur!", nxënësit e klasave të katërta hapën sot rrugëtimin e ri me mësueset Vjollca, Eminja dhe Diellza.
Shumë dashuri, shumë histori, aventura, premtime dhe dëshira u realizuan sot përmes aktiviteteve të aktivit të klasave të katërta.
Në "Karrigjen e autorit", secili nxënës tregoi një histori, dha një premtim dhe shprehu një dëshirë, duke ndarë momente të bukura frymëzimi me njëri-tjetrin!
Nxënës të dashur, u bëfshi njerëz të mirë dhe suksese pafund në këtë rrugëtim të ri!

🌈🎒 Mirë se erdhët në klasën I/2! 🎒🌈Sot filloi një kapitull i ri për vogëlushët tanë, një rrugëtim i bukur drejt dijes, s...
01/09/2026

🌈🎒 Mirë se erdhët në klasën I/2! 🎒🌈

Sot filloi një kapitull i ri për vogëlushët tanë, një rrugëtim i bukur drejt dijes, shoqërisë dhe ëndrrave të mëdha. 📚✨

Me hapa të vegjël, por me zemra plot gëzim e kureshtje, nxënësit tanë nisën ditën e tyre të parë në shkollë. 🥰🌟

Le të jetë ky vit një udhëtim i mbushur me buzëqeshje, miqësi të sinqerta, mësime të bukura dhe kujtime që do t’i ruajmë gjatë në zemër. 🌸📖

Mirë se erdhët, yjet e vegjël të klasës I/2! ⭐️❤️
Bashkë do të mësojmë, do të rritemi dhe do të krijojmë kujtime të paharrueshme! 🌈🎨

👩‍🏫 Me shumë dashuri,
Mësuesja Fatmire Potera
🏫 Klasa I/2

01/09/2026

🌸📚 Dita e parë e shkollës – Klasa I/3 📚🌸

Një fillim i ri, plot buzëqeshje, emocione dhe ëndrra të vogla që sot nisën rrugëtimin e tyre të madh drejt dijes. 🎒❤️

Sot, dyert e klasës I/3 u hapën për vogëlushët tanë, të cilët me shumë kureshtje dhe gëzim hodhën hapat e parë në botën e shkollës. ✨

Uroj që çdo ditë e tyre të jetë e mbushur me dije, miqësi, dashuri dhe shumë momente të bukura. 🌈📖

Mirë se erdhët, vogëlushët e mi! ❤️
Le ta bëjmë së bashku këtë vit shkollor të paharrueshëm! 🌟

👩‍🏫 Me dashuri ,
mësuesja Age Dedaj
🏫 Klasa I/3

01/09/2026

🌸 Mirë se erdhët, vogëlushë të klasës së parë I/1! 📚✨

Sot shkolla jonë u mbush me buzëqeshje, emocion dhe hapa të vegjël drejt ëndrrave të mëdha. 💛
Me shumë dashuri i pritëm nxënësit tanë më të rinj, të cilët sot nisën udhëtimin e tyre të bukur në botën e dijes.

Urojmë që çdo ditë në klasën e parë të jetë një kujtim i paharrueshëm, çdo mësim një zbulim i ri dhe çdo buzëqeshje një arsye për ta dashur shkollën edhe më shumë. 🌈
Mirë se erdhët në familjen tonë shkollore!

Me dashuri mësuesja Anita Bicaj Syla!

31/08/2026

Një klasë e përgatitur me shumë dashuri, kujdes dhe përkushtim për t’ju uruar mirëseardhjen nxënësve të klasës së 3-të në një vit të ri shkollor te mësuesja Jetmira Pireva 👩‍🏫 📚

30/08/2026

Mësuesja Vjollca Delijaj Hasani: Le të jetë shkolla streha ku çdo fëmijë ndihet i barabartë

Address

Rr. "Antigonë Fazliu" Pn

10000

Opening Hours

Monday 20:00 - 17:35
Tuesday 20:00 - 17:35
Wednesday 20:00 - 17:35
Thursday 20:00 - 17:35
Friday 20:00 - 17:35

Telephone

+38338230155

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Pjetër Bogdani", Prishtinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFMU "Pjetër Bogdani", Prishtinë:

Shortcuts

  • Want your school to be the top-listed School/college?

Share