SHFMU "Afrim Gashi" - Hajvali

SHFMU "Afrim Gashi" - Hajvali Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU "Afrim Gashi" - Hajvali, School, Pristina.

Me rastin e pensionimit të profesorit të nderuar të Edukatës Fizike, z. Enver SejdiuSot i shprehim mirënjohjen dhe respe...
15/06/2026

Me rastin e pensionimit të profesorit të nderuar të Edukatës Fizike, z. Enver Sejdiu
Sot i shprehim mirënjohjen dhe respektin tonë të thellë profesorit Enver Sejdiu, pas një karriere të gjatë e të suksesshme në shërbim të shkollës dhe nxënësve tanë.
Me përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë për punën, profesori Enver ka lënë gjurmë të pashlyeshme te shumë gjenerata nxënësish, duke kontribuar jo vetëm në edukimin fizik, por edhe në formimin e vlerave të tyre njerëzore.
Faleminderit për çdo përpjekje, përkushtim dhe kontribut të dhënë ndër vite. Ju urojmë pensionim të mbarë, shëndet, lumturi dhe shumë momente të bukura pranë familjes.

12/06/2026

"12 Qershor – Dita e Paqes dhe e Çlirimit.
Nxënësit e klasës IV/1 kujtojnë me mirënjohje sakrificën për liri." ❤️🇽🇰

“Paqja fillon me ne”Nxënësit e klasës I-1, përmes ngjyrave, kreativitetit dhe imagjinatës së tyre, shprehin talentin dhe...
11/06/2026

“Paqja fillon me ne”
Nxënësit e klasës I-1, përmes ngjyrave, kreativitetit dhe imagjinatës së tyre, shprehin talentin dhe përcjellin mesazhe paqeje, dashurie dhe shprese.
Me rastin e 12 Qershorit – Ditës së Paqes (Çlirimit) të Kosovës, kujtojmë me respekt këtë ditë të rëndësishme dhe edukojmë fëmijët me vlerat e paqes, mirëkuptimit dhe një të ardhmeje më të ndritur.
Gëzuar 12 Qershorin – Ditën e Paqes (Çlirimit) të Kosovës!

Sot, shkolla jonë nderoi me mirënjohje nxënësit fitues të Krosit Pranveror. Urime për suksesin e arritur dhe faleminderi...
10/06/2026

Sot, shkolla jonë nderoi me mirënjohje nxënësit fitues të Krosit Pranveror. Urime për suksesin e arritur dhe faleminderit për përkushtimin.

Sot u organizuan garat e volejbollit ndërmjet paraleleve të klasave të shtata. Falënderoj të gjitha nxënëset për interes...
09/06/2026

Sot u organizuan garat e volejbollit ndërmjet paraleleve të klasave të shtata. Falënderoj të gjitha nxënëset për interesimin, bashkëpunimin, angazhimin dhe pjesëmarrjen me sportivitet. Urime të gjithave për përkushtimin dhe sukseset!

Vendi i parë V||/1 🥇
Vendi i dytë V||/3🥈
Vendi i tretë V||/2🥉

Gëzuar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve!Sot, nxënësit e klasës sonë u shndërruan në parashutistë të vegjël,...
01/06/2026

Gëzuar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve!
Sot, nxënësit e klasës sonë u shndërruan në parashutistë të vegjël, duke fluturuar me ëndrra, buzëqeshje dhe shpresë drejt të drejtave të tyre. Çdo fëmijë meriton të mësojë, të luajë, të dëgjohet, të mbrohet dhe të rritet i lumtur në një mjedis të sigurt dhe plot dashuri.
Urojmë që fëmijëria e tyre të jetë gjithmonë e mbushur me gëzim, aventura të bukura dhe mundësi për të realizuar ëndrrat e tyre.
Gëzuar Festën e Fëmijëve!
Mësuesja: Njomzë Gërbeshi
Klasa: II-1

01/06/2026

Nxënësit e klasës së tretë sot festuan 1 Qershorin me aktivitete argëtuese, lojëra dhe punime krijuese. Fëmijët kaluan momente të bukura, plot gëzim dhe buzëqeshje, duke shijuar festën e tyre të veçantë. 🎈🎉❤️
Mesuesja: Afrora Uruqi

01/06/2026

🌞🎈 Gëzuar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve! 🎈🌞
Sot nxënësit e parashkollorit të shkollës sonë kaluan një ditë të mrekullueshme në natyrë, të mbushur me lojëra, argëtim, buzëqeshje dhe momente të paharrueshme. Në një ambient të gjelbër dhe të këndshëm, fëmijët patën mundësinë të shijojnë bukuritë e natyrës, të luajnë së bashku dhe të festojnë ditën e tyre me gëzim e hare.
Urojmë që çdo ditë e fëmijërisë së tyre të jetë e mbushur me dashuri, lumturi, shëndet dhe ëndrra të bukura.
Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve! 💙🌸🌈👧🧒✨

01/06/2026

Kl.I/3
Mësuesja: Zejnepe Halili

Gëzuar 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve!
Sot klasa jonë u mbush me buzëqeshje, lojëra dhe gëzim. Fëmijët janë drita e së ardhmes sonë, prandaj le t’ua mbushim çdo ditë me dashuri, kujdes dhe mundësi për të ëndërruar.
Ju urojmë të gjithë fëmijëve një fëmijëri të lumtur, të shëndetshme dhe plot suksese!

🏅 Me krenari ndajmë me ju certifikatën e mirënjohjes që shkolla jonë SHFMU “Afrim Gashi” – Hajvali, Prishtinë ka pranuar...
29/05/2026

🏅 Me krenari ndajmë me ju certifikatën e mirënjohjes që shkolla jonë SHFMU “Afrim Gashi” – Hajvali, Prishtinë ka pranuar për angazhimin në shënimin e Ditës Botërore pa Duhan 2026.

Ky vlerësim është dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm të nxënësve dhe stafit tonë në promovimin e shëndetit, vetëdijesimit dhe jetës së shëndetshme.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për mësimdhënësen e artit figurativ, Qendresa Sopi, për kontributin dhe angazhimin e saj në realizimin e aktiviteteve. 🌿👏

Falënderojmë të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët që kontribuan në këtë aktivitet të rëndësishëm.

Address

Pristina

Telephone

+38338564013

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Afrim Gashi" - Hajvali posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to SHFMU "Afrim Gashi" - Hajvali:

Shortcuts

Share

Category