Probit Academy është shkollë e Teknologjisë, me fokus pregatitjen e moshave të reja 8-16 vjeç në fushën e shumëkërkuar të teknologjise informative. Me anë të programeve tona të rinjtë përpos njohurive në teknologji ata do përfitojnë edhe zhvillim të përgjithshëm si: rritje të vetëbesimit, zhvillim të logjikës, aftësi në prezantime, punën ekipore, nxitje të kreativitetit etj. Stafi i shkollës përbëhet nga persona të kualifikuar, me përvojë të zgjeruar në fushën e Teknologjisë Informative dhe mësimdhënies, ku kombinimi i këtyre lëmive i bënë ata të jenë kompetent të ligjerojnë në fushat përkatëse të shkollës sonë. Stafi i shkollës i cili punon vazhdimisht në hartimin dhe përshtatjen e kurrikulve të shkollës, gjithmonë kujdesen që kurrikulat që shkolla jonë i përdorë të jenë në koherencë të plotë me kurrikulat nderkombëtare, duke marrë shembujt më të mirë. Po ashtu kurrikulat që ne përdorim kombinojnë teorinë, praktiken dhe duke i aplikuar këto në projekte reale. Qëllimi ynë është që nxënësit të cilët diplomohen në programet 1 apo 2 vjeçare nga shkolla jonë, të jenë kompetent në fushën të cilën e kanë përzgjedhur. Bazuar në përvojën tonë (mbi 5 vjeçare) kemi treguar suksese të shumta, dhe me përkushtim synojmë që numrin e këtyre të arriturave ta ngrisim në mënyrë eksponenciale përgjatë viteve.
================================================
Probit Academy is a technological school, focused on the preparation of the young generations 8-16 years old, in the highly sought field of information technology. With our programs, besides technological knowledge, the youngster will gain general improvements in confidence, logical thinking, presentation skills, teamwork, creativity, etc. The school staff consists of qualified people, with extended experience in the information technology field and teaching, which makes them competent to lecture in the respective fields of our school. School staff, which works on making and adapting the school curriculum, are always careful that our school's curriculums are in coherence with international curriculums, taking best examples. Additionally, our curriculums combine theory and practice, applying them to real-world projects. Our goal is that students which finish our one or two-year programs, be competent in the field which they have chosen. Based on our experience (over 5 years) with many successes, we intend to increase the number of these successes exponentially throughout the years, with full dedication.