Institucioni Parashkollor "Xixëllonjat"

Institucioni Parashkollor "Xixëllonjat" Institucioni Parashkollor Xixëllonjat është një institucion publik/shtetëror, që funksionon që nga viti 1954.

Ky institucion gjithëpërfshirës ofron shërbime për fëmijët nga mosha 9 muajsh deri në 6 vjeç.

Po përmbyllim një vit të suksesshëm pune me fëmijët, duke festuar festat e fundvitit në prani të Babadimrit dhe përfaqës...
24/12/2025

Po përmbyllim një vit të suksesshëm pune me fëmijët, duke festuar festat e fundvitit në prani të Babadimrit dhe përfaqësuesve të OJQ ADRA, të cilët dhuruan dhurata per fëmijët dhe kete vit!
Falenderojm për kontributin tuaj që e bëri këtë fundvit edhe më të ngrohtë dhe më të bukur

Me shumë krenari ndajmë këtë iniciativë të veçantë Fëmijët tanë u bënë pjesë e fushatës Be a Secret Santa duke dhuruar j...
16/12/2025

Me shumë krenari ndajmë këtë iniciativë të veçantë

Fëmijët tanë u bënë pjesë e fushatës Be a Secret Santa duke dhuruar jo vetëm dhurata, por edhe dashuri, kujdes dhe shpresë për fëmijët në qendrat e CONCORDIA Kosovo.
Ky gjest i vogël, por me zemër të madhe,

Faleminderit CONCORDIA Kosovo për bashkëpunimin dhe për mundësinë që fëmijët tanë të mësojnë vlerat më të bukura njerëzore.

Një ditë ndryshe nga përditshmëria në institucionin tonë Sot patëm kënaqësinë që fëmijët e grupmoshës 0–3 vjet të shijoj...
15/12/2025

Një ditë ndryshe nga përditshmëria në institucionin tonë

Sot patëm kënaqësinë që fëmijët e grupmoshës 0–3 vjet të shijojnë shfaqjen “Bota magjike”, duke përjetuar momente gëzimi dhe argëtimi.

Ndërkohë, fëmijët e grupmoshës 3–6 vjet vizituan Teatrin Kombëtar të Kosovës, ku ndoqën shfaqjen
“Një vit i mirë” nga autori Leo Limoni.

11/12/2025
Dy ditë me përvoja të bukuraDje me grupin parashkollor Manaferrat vizituam Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematik...
05/12/2025

Dy ditë me përvoja të bukura
Dje me grupin parashkollor Manaferrat vizituam Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikore, me ftesën e një prindi. Fëmijët patën mundësinë të shohin gurë të çmuar dhe minerale, duke mësuar nga afër për botën e shkencës.
Ndërsa sot në dhomën tonë patëm të ftuar një prind tjetër i cili u foli fëmijëve për shëndetin oral dhe rëndësinë e kujdesit për dhëmbët. Fëmijët morën këshilla të dobishme dhe ndoqën me interes demonstrimet praktike.
Dy ditë të mbushura me mësim, kureshtje dhe bashkëpunim të mrekullueshëm me prindërit!

26/11/2025
Në prani të Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu, përfaqësuesve të Ambasadës së Republikës së ...
25/11/2025

Në prani të Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu, përfaqësuesve të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kosovë, zyrtarëve të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe prindërve të institucionit, fëmijët shfaqën program artistik me këngë e valle në nder të 28 Nëntorit .

Në kuader të projektit “Unë  dhe Komuniteti  “ fëmijet e grupeve “Manaferrat” dhe “Shegët” vizituan stacionin policor. F...
30/10/2025

Në kuader të projektit “Unë dhe Komuniteti “ fëmijet e grupeve “Manaferrat” dhe “Shegët” vizituan stacionin policor. Fëmijët patën rastin të njihen drejtëperdrejtë me punën dhe detyrat e policisë.

Në kuadër të projektit “Sportet dhe shëndeti”, sot së bashku me fëmijët e grupit “Manaferrat” zhvilluam një vizitë mjaft...
27/10/2025

Në kuadër të projektit “Sportet dhe shëndeti”, sot së bashku me fëmijët e grupit “Manaferrat” zhvilluam një vizitë mjaft interesante në klubin e pingpongut.
Fëmijët patën mundësinë të njihen më afër me këtë sport argëtues dhe të shëndetshëm, të shohin nga afër mënyrën e lojës dhe të provojnë vetë disa goditje me raketë.

Grupi Shegët sot realizuan një vizitë në Radio Televizionin e Kosovës,në kuadër të projektit “Unë dhe Komuniteti”,ku u p...
23/10/2025

Grupi Shegët sot realizuan një vizitë në Radio Televizionin e Kosovës,në kuadër të projektit “Unë dhe Komuniteti”,ku u përshëndeten live në emision duke ju dhuruar ngrohtësi me këngë e vjersha.
Falenderojmë stafin e Radio Kosovës për pritjen e ngrohtë që na dhuruan dhe informacionet që ju dhanë fëmijëve për punën e madhe që bëhet në radio.

Grupi “Mollët” në skenë!Sot fëmijët tanë të mrekullueshëm performuan me shumë dashuri dhe emocion dramatizimin “Mollët m...
23/10/2025

Grupi “Mollët” në skenë!

Sot fëmijët tanë të mrekullueshëm performuan me shumë dashuri dhe emocion dramatizimin “Mollët magjike” para prindërve.
Me buzëqeshje, ngjyra dhe muzikë, ata sollën një mesazh të bukur për miqësinë dhe dashurinë.
Urime të vegjlit tanë për paraqitjen e shkëlqyer dhe faleminderit prindërve për mbështetjen dhe duartrokitjet e ngrohta.

Në institucionin “Xixëllonjat” është mbajtur një punëtori nga edukatoret, ku ato kanë ndarë përvoja profesionale, ide dh...
21/10/2025

Në institucionin “Xixëllonjat” është mbajtur një punëtori nga edukatoret, ku ato kanë ndarë përvoja profesionale, ide dhe metoda të reja pune me fëmijët.
Prezantimi i punëtorisë u realizua nga edukatoret Zana Ilazi dhe Fatmire Krasniqi, të cilat paraqitën metodat që përdorin gjatë ditës me fëmijët, duke demonstruar mënyra kreative dhe efektive të të nxënit përmes lojës dhe aktiviteteve praktike.

Në këtë puntori ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga institucioni “Ismet Sali Bruçaj” nga Shkodra, gjë që e bëri takimin edhe më të vlefshëm për shkëmbim përvojash dhe bashkëpunim ndërinstitucional.

Një falënderim i veçantë shkon për Korporatën “Ujë Rugova”, e cila na furnizoi me ujë për ditën e themelimit të institucionit dhe gjatë aktivitetit kontribuoi në mbarëvajtjen e punëtorisë.

Address

Pejton/Rr : Perandori Justinian Nr: 133
Pristina
10.000

Opening Hours

Monday 06:30 - 17:00
Tuesday 06:30 - 17:00
Wednesday 06:30 - 17:00
Thursday 06:30 - 17:00
Friday 06:30 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Institucioni Parashkollor "Xixëllonjat" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share