17/02/2019
Sot, gjatë aktivitetit të organizuar nga studentët, ku kishim përgaditur një buqetë me lule që simbolizon flamurin e Republikës së Kosovës, por, aty shihet që në buqetë mungon ngjyra e kaltër, ku në vend të saj është vendosur ngjyra e kuqe e cila simbolizon gjakun e dëshmorëve.
Gjithashtu, në këtë aktivitet morën pjesë disa studentë, ku 11 prej tyre ishin të veshur me bluza me simbole shtetesh. 5 prej tyre simbolizonin shtetet që nuk na kanë njohur pavarësinë, 5 tjerë simbolizonin shtetet që kanë të drejtë VETO në OKB dhe tjetri ishte flamuri i Kosovës.
Për fund, secili nga këta studentë liroj nga dora nga një pëllumb, si simbolikë që në 11 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, të lëvizim lirshëm.
Faleminderit të gjithëve për përkrahjen.