24/01/2025
24 Janar - Dita Botërore e Arsimit💡
Arsimi është çelësi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë - një të ardhme ku fëmijët tanë bëhen inovatorët dhe liderët e së nesërmes.
Le të kontribuojmë së bashku në krijimin e mundësive të reja për brezat e ardhshëm.
23/01/2025
Sot, nxënësit e klasës së dytë u angazhuan në një aktivitet interaktiv gjatë orë së matematikës për të mësuar vargjet. Duke përdorur Legot nga Young Engineers Prishtina ata ilustruan konceptet e vargjeve, duke forcuar kuptimim dhe aplikimin e tyre në një kontekst praktik.📚
Ky aktivitet inkurajoi kreativitetin, bashkëpunimin dhe zhvillimin e aftësive kritike.📝
̈sim
07/11/2024
Matematika ka një rëndësi të madhe, jo vetëm në fushat teorike, por edhe në jetën e përditshme. Ajo është e pranishme në shumë fusha si teknologjia, ku ndihmon në zhvillimin e kompjuterëve dhe programeve; në ekonomi, ku përdoret për të kuptuar tregjet dhe për të analizuar informacionin financiar; në inxhinieri, ku ndihmon në ndërtimin e objekteve dhe strukturave; dhe në shkencat mjekësore, për të kuptuar më mirë shëndetin e njerëzve dhe për të parashikuar përhapjen e sëmundjeve.
Matematika gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e aftësive të mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve. Përmes matematikës, nxënësit zhvillojnë aftësinë për të menduar në mënyrë të strukturuar dhe për të zgjidhur probleme që ndodhin në jetën e përditshme.
#
05/11/2024
A janë nxënësit në STEM vërtet më inteligjentë?
Fushat STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë) janë të njohura për zhvillimin e aftësive jetësore të rëndësishme si mendimi kritik, zgjidhja e problemeve dhe kreativiteti. Nxënësit që përqendrohen në këto fusha shpesh mendohet se janë "më të zgjuar," por inteligjenca ka forma të ndryshme dhe nuk kufizohet vetëm në një prirje për lëndët shkencore apo teknologjike.
Të mësuarit në STEM është më shumë se thjesht mbledhje njohurish — është një mënyrë për të parë botën me kuriozitet, për të bërë pyetje dhe për të gjetur zgjidhje praktike për sfidat e përditshme. Këto fusha janë të lidhura ngushtë me të ardhmen, ku teknologjia dhe inovacioni po ndryshojnë çdo ditë mënyrën si jetojmë dhe punojmë. Nxënësit që përfshihen në STEM përgatiten për një botë të orientuar drejt teknologjisë, me shumë mundësi karriere dhe të ardhme të sigurt.
Në Bright Minds Academy, ne i mbështesim dhe i motivojmë nxënësit të përqafonjnë sfidat dhe të zhvillojnë aftësitë që do t’i ndihmojnë të shkëlqejnë në çdo fushë që zgjedhin në të ardhmen. ✨