Te nderuar Pedagog...
Gezuar 2015, uroi qe viti qe po vjen te realizoi endrren e juaj angazhimin tuaj ne profesion... qoftee vit qe sjell gezim, hare dhe suksese ne familjet tuaja.....
Késhilli i Pedagogéve tè Kosovès
Shoqat e pa mvarur profesionale
I nderuari lexues lajmi per kthim te pedagogeve dhe psikologve ne shkolla ne nr prej 200 nuk esht lajm i ri por nje retorik e ministris se arsimit qe po vazhdon me politika te njejta...
Sistemi i arsimit parauniverzitar kerkon rreth 900 pedagog per ta mbuluar sado pak nevojen e ndihmesit profesional ne shkoll....
ne urojm qe te behet diq me konkret dhe te lihen anash kto retorika boshe....
06/10/2014
Mungesë e madhe e psikologëve dhe pedagogëve në shkolla Vetën 63 psikologë dhe pedagogë janë të punësuar në më shumë se 700 institucione arsimore në nivelin fillor, të mesëm të ulët dhe atë
Urime Festa e Bajramit per te gjithe Pedagoget, mesuesit dhe mesueset ter bartesit e peshes se ngritjes dhe edukimit te brzave ne kontinuitet....
18/07/2014
Urime gjithe nxenseve maturant mbajtja e testit te matures, suksese e orjentim te drejt ne karrier...
Pedagog te nderuar, Keshilli po shkon drejt arritjes se qellimit...misioni yne nuk qe i kot, i gezohemi faktit qe rrugetimi i vullnetshem dhe zeri i pedagogeve nuk hasi ne vesh te shurdher,udhezimi administrativ i cili obligon kthimin e sherbimit profesional ne shkolla po shkon drejt nenshkrimit, informacion ky i marrur nga hartuesit e keti udhezimi,besoj se se shpejti do behet i ditur edhe zyrtarisht.
I falenderojm te gjitha institucionet relevante te cilat na i hapen dyert dhe trajtuam bashkarisht brengen e pedagogeve.
Falenderime te veqanta per ju koleg student te cilet na besuat qe te jemi perberes te keti keshilli dhe ta qojm deri ne fund ate per te cilen u zotuam.
Puna e vullnetshme dhe kembngulja drejt arritjes se qellimit,mori konotacion pozitiv.
Andaj ta deshmojm domosdoshmerin e keti sherbimi me dhenien e kontributit tone profesional...
Falenderime pa fund per mbeshtetjen tuaj !
L. Abazi
Prof. Naser Zabeli
(video joprofesionale)
Prof. Isa Thaçi
Shkolla shqipe dhe gjendja e saj sot pa sherbimin professional pedagogjik
Edhe pse eshte folur shume per reformat ne arsim dhe ne shkolle, u be pak apo aspak, sepse gjendja e saj ne vend qe te perparoje ka stagnuar fare dhe here here po degradon. Kam bindjen time personale per reformen e cila i ngjau nje eksperimentimi spontan, me shume se cka po behet me gjendjen e shkolles tone, se sa nje hulumtim i cili duhet te kete synime te kjarta se ku do te arrije, a mund te arrije, me kend te arrije dhe me cilat kushte realizohet reforma ne edukim, arsim dhe ne shkollen kosovare.
Dekada e pare e reformes ne arsim, pas lufter clirimtare te Kosoves, ka filluar te cilesohet si e deshtuar me perpjekje te kota dhe jo profesionale per reformimin e arsimit dhe shkolles. Kur e them kete, mbeshtetem ne pervojen time profesionale, shume vjeqare ne arsim dhe po ua ofroje disa konstatime personale:
-Keto reforma shkolles ia hoqen sherbimin profesional- pedakogjik, te cilin sherbim e kishte hale ne sy vetem per shkollen shqipe edhe politika serbo-jugosllave para luftes. Po me kete alergji ndaj ketij sherbimi vazhdoi edhe UNMIKU, duke rrenuar pervojen e shkolles sone qe e kishim ndertuar me plot mund e sakrifica te medha. Pashai i UNMIKUT, i quajtur Daksner, e pa te arsyeshme me reformen e tij eksperimentale, si te ishim ne nje vend me i prapambetur i Afrikes dhe mori vendim qe ta mbylle Entin pedagogjik te Kosoves, i cili i kryente sherbimet profesionale e shkencore ne nivel te vendit, tì mbylle entet rajonale pedagogjike, entet komunale pedagogjike dhe sherbimin profesional pedagogjik neper shkollat tona, te cilat sherbime e kryenin punen dhe obligimet e veta profesionale e shkencore, sipas pergjegjesive qe i kishin nga larte- poshte e anasjelltas ne menyre te koordinuar.
-Organizimi i brendshem i procesit edukativo-mesimore ne shkolle, mbeti pa nje percjellje dhe pa nje ndihmese profesionale, te cilin mund ta beje ne menyre cilesore vetem sherbimi pedagogjik ne krye me pedagogun e shkolles. Pa kete percjellje profesionale, po jetesohen ne realitetin e shkolles tone, menyra te ndryshme te niveleve jo adekuate e jo profesionale gjate organizimit te punes, te cilat here-here edhe po degradojne ne nje nivel te ulet profesional e pedagogjik.
-Kur e them kete, e kam mendimin tek shumica e punetoreve te rinje, te cileve u mungon pervoja pedagogjike qe ti qasen ne menyre profesionale organizimit te procesit edukativo-arsimor ne lendet e tyre. U mungon pervoja qe ti perdorin ne menyren me efikase mjetet mesimore, format, teknikat, metodat dhe parimet sa me racionale gjate organizimit te punes se tyre profesionale. U mungon pervoja ti respektojne ne menyre profesionale etapat e nje ore mesimore kur kane zhvillim, perseritje dhe ushtrime, te cilat etapa nuk kuptohen sa e si duhet nga nje pjese e dukshme e stafit mesimdhenes. Sa do te ishte i nevojshem sherbimi pedagogjik tu dale ne ndihmes kesaje pjese te stafit mesimor, qe ta ngrite sa me shume cilesine dhe efikasitetin ne organizimin e procesit edukativo-mesimor.
-Cilesimit te nxenesve nga stafi mesimdhenes, ne vend qe ti rritet efikasiteti profesional, pedagogjik dhe psikologjik, ai po bie dukshem duke u shnderruar ne nje fushate pa kriter gjate notimit dhe cilesimit te nxenesve, qe ne esence e ka simpatine, antipatine, njoftesine qe mos te them edhe korrupsionin (miton). Kete gjendje jo te lakmueshme nuk e percjelle askush ne menyre profesionale, per tia ndale rrugtimin e metutjeshem kesaje dukurie devijante.
-Bashkepunimi i shkolles me familjen ka ra dukshem, apo nuk ekziston fare, sepse menyra e bashkepunimit behet pa kritere profesionale, vetem sa per sy e faqe qe ti behet me dije prinderve se e kane apo nuk e kane suksesin e mire ne mesim femijet e tyre, se jane apo nuk jane te disiplinuar, se vijne apo nuk vijne me rregull ne mesim, pa hy fare ne analizen e shkaqeve qe e kane sjelle nxenesin ne ate gjendje dhe pa ndermarre kurfare masash profesionale qe te permiresohet ajo.
-Bashkepunimi i shkolle me nxenesit eshte nje bashkepunim zyrtare, ku vetem kerkohen rregulla ndaj nxenesve, e shume pak rregulla plotesohen ne favor te tyre nga ana e shkolles.
-Nxenesve u mungon ndihmesa profesionale nga ana e shkolles, qe te merret dikush dhe ti trajtoje ata ne menyre me njerezore kerkesat e tyre, shqetesimet, brengat dhe streset e ndryshme, qe u dalin nga jeta e perditshme ne aspektin shendetesore, ekonomik, ne raportet nderfamiljare, ndershoqerore, personale dhe ne raportet ne mes arsimtareve e shume e shume shqetesime tjera qe dalin nga ana e jetes se tyre.
Trajtimi i disiplines se nxenesve, ardhjes me rregull ne mesim, ikjes nga oret e mesimit, suksesit dhe mosuksesit te tyre, behet ne baza ndeshkuese e jo ne baza profesionale e pedagogjike, per ti gjetur shkaqet dhe per ti trajtuar pasojat ne menyre me profesionale. Ky trajtim u ka mbete ne kompetence sigurimeve neper shkolla dhe organeve policore, qe d.m.th nje trajtim i dhunshem i kesaj dukurie, ku dhuna shkakton dhune. Kjo dhune perdite e me shume po eskalon neper shkollat tona.
-Teksteve mesimore ne shkolle u mungon teknologjia bashkekohore-pedagogjike, qe te udhezohen nxenesit dhe arsimtaret, se si me jetesuar dhe me pervetesuar mesazhin edukativo-arsimor te permbajtjeve te seciles njesi mesimore.
-Plan-programet mesimore nuk percillen ne menyre profesionale, se sa e si realizohen nga ana e mesimdhenesve dhe nga ana e nxenesve, po ashtu nuk percillet edhe cilesia pergatitjeve me shkrim te arsimtareve per nje ore mesimore.
Te gjitha keto dukuri jane te domosdoshme te trajtohen ne menyre me profesionale nga instalimi i sherbimit pedagogjik neper shkollat tona ne krye me pedagogun. Sa me shume qe neglizhohet ky sherbim nga Ministria e Arsimit dhe nga komunat, shkollat tona gjithnje e me shume po thellohen ne nje anarki qe pak kush e kupton se ne cilen rruge po ecin e ku kan synim te shkojne.
Lexuesi im i dashur, ka ardhe koha qe ta kuptojme sa me pare, se sherbimi pedogogjik neper shkolla eshte nevoje e ngutshme dhe domosdoshmeri e kohes.
Kujto te kaluaren, vepro sot te nderyshosh te ardhmen, andaj koha eshte qe te veproim dhe te levizim qdo gur ne menyr qe e ardhmja te jet e sukseseshme....
Ismet Potera në Tribunen e organizuar nga Këshilli i Pedagogëve të Kosovës.
Fjalimi i prof. Majlinda Zhitia në Tribunen e organizuar nga Këshilli i Pedagogëve të Kosovës.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Contact the school
Telephone
Website
Address
10000