Fakulteti i Filologjisë / Faculty of Philology - UP

Fakulteti i Filologjisë / Faculty of Philology - UP Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Fakulteti i Filologjisë / Faculty of Philology - UP, Education Website, Str. George Bush, Faculty of Philology Building, Pristina.

Fillon Edicioni XLIV i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën ShqiptareNë Prishtinë filloj solemnisht...
18/08/2026

Fillon Edicioni XLIV i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Në Prishtinë filloj solemnisht Edicioni XLIV i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, veprimtari tradicionale e Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, që për dekada bashkon studiues, profesorë, albanologë dhe seminaristë nga Kosova, Shqipëria dhe bota.

Në ceremoninë hapëse morën pjesë u.d. Presidentja Albulena Haxhiu, ministri Hajrulla Çeku, Rektori Arben Hajrullahu, si dhe studiues, profesorë, albanologë e seminaristë nga vendi dhe bota.

Në fjalën e saj, drejtoresha e Seminarit, prof. dr. Lindita Sejdiu, vuri në pah rëndësinë e Seminarit si një hapësirë që tejkalon dimensionin akademik, duke krijuar miqësi, bashkëpunime, rrjete të reja shkencore e kulturore dhe mundësi për mobilitete e projekte ndërkombëtare.

Ceremonia u shoqërua me program artistik nga Kori i Fëmijëve “Okarina” dhe sopranoja Elona Sadiku, ndërsa u përmbyll me një koktej rasti.

XLIV edicione, një gjuhë, një kulturë dhe një mision që vazhdon. 📖

📢 THIRRJE PËR APLIKIM PËR BURSË MOBILITETI ERASMUS+ 🇹🇷🇪🇺Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për m...
17/08/2026

📢 THIRRJE PËR APLIKIM PËR BURSË MOBILITETI ERASMUS+ 🇹🇷🇪🇺

Fakulteti i Filologjisë hap thirrjen për aplikim për bursa për mobilitet të studentëve për semestrin dimëror të vitit akademik 2026/2027, në Nevşehir Hacı Bektaş Veli University, Turqi, në kuadër të programit Erasmus+ Mobility të Komisionit Evropian.

🎓 Lloji i mobilitetit:
Shkëmbim studentësh për studime Bachelor dhe Master

📌 Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Turke
• 2 bursa për semestrin dimëror 2026/2027

📄 Dokumentet e nevojshme për aplikim:
• Certifikata e notave / Transkripta;
• CV në gjuhën angleze;
• Kopje e pasaportës (faqja me emrin, fotografinë dhe të dhënat personale);
• Letër motivimi në gjuhën angleze ose turke;
• Vërtetim studenti, i lëshuar nga fakulteti, që konfirmon nivelin e studimeve dhe vitin akademik;
• Certifikatë e njohjes së gjuhës turke – B1, ose certifikatë e njohjes së gjuhës angleze – B1.

🤝 Inkurajohen veçanërisht studentët me më pak mundësi (Category with Fewer Opportunities) që të aplikojnë në këtë thirrje.

⏰ Afati i fundit për aplikim: 4 shtator 2026

📩 Dokumentet duhet të dërgohen të skanuara dhe të bashkuara në një fajll PDF, me titull “Nevşehir Hacı Bektaş Veli University”, në adresën:

[email protected]

⚠️ Vetëm aplikimet me dokumentacion të kompletuar, të bashkuar në një fajll PDF, do të merren në konsideratë.

10/08/2026

Të dashur studentë dhe profesorë,

Festa më e madhe e Albanologjisë po fillon!

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në Seminarin XLIV Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, e cila është njëra nga ngjarjet më të rëndësishme akademike dhe kulturore kushtuar studimeve shqiptare.

Të gjithë studentët dhe stafi akademik janë të mirëpritur të marrin pjesë në ligjërata, referime, tryeza diskutimi dhe sesione shkencore, ku do të kenë mundësi të takohen me studiues, profesorë dhe albanologë nga vende të ndryshme të botës.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtyre ditëve të dijes, diskutimit dhe përkushtimit ndaj gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare.

Programin e Seminarit të këtij viti mund ta shkarkoni në linkun e mëposhtëm.

Thirrje për Aplikim – Bursa Para-Doktorale në Regensburg për vitin 2027Është hapur thirrja për aplikim për bursën para-d...
31/07/2026

Thirrje për Aplikim – Bursa Para-Doktorale në Regensburg për vitin 2027

Është hapur thirrja për aplikim për bursën para-doktorale në Regensburg, e cila fillon më 1 maj 2027 dhe ka kohëzgjatje maksimale prej 6 muajsh.

Programi synon t’u ofrojë mbështetje studiuesve në zhvillimin e një projekti të doktoratës, nën mentorimin e akademikëve në Regensburg. Projekti duhet të jetë në përputhje me profilin e projektit “seeFField”, me qëllim përgatitjen e një aplikimi për financim të jashtëm.

Fushat kryesore të hulumtimit përfshijnë:

* Histori
* Antropologji sociale
* Gjuhësi

Afati i fundit për aplikim është 30 shtator 2026.

📌 Teksti i plotë i thirrjes (CfA)

We are pleased to announce a call for applications for our 2027 pre-doctoral fellowship to start on 1 May 2027, with maximum duration of 6 months.

Thirrje për Aplikim – Programi Ndërkombëtar i Bursës për Hulumtues Vizitorë në Regensburg për vitin akademik 2026/2027Ës...
31/07/2026

Thirrje për Aplikim – Programi Ndërkombëtar i Bursës për Hulumtues Vizitorë në Regensburg për vitin akademik 2026/2027

Është hapur thirrja për aplikim në Programin Ndërkombëtar të Bursës për Hulumtues Vizitorë në Regensburg për vitin akademik 2026/2027.

Thirrja u dedikohet veçanërisht studiuesve në fazat e hershme të karrierës akademike, të cilët kanë përfunduar studimet e doktoratës (PhD), nga vendet e Evropës Juglindore, në fushat e historisë, antropologjisë, gjuhësisë dhe disiplinave të tjera të afërta.

Përfituesit e bursës pritet të zhvillojnë hulumtime që përputhen me profilin intelektual të projektit, duke promovuar qasje krahasuese dhe perspektiva ndërrajonale në kërkimin shkencor.

Afati i fundit për aplikim është 30 shtator 2026.

https://seeffield.app.uni-regensburg.de/news/call-for-applications-international-visiting-research-fellowship-programme-in-regensburg-for-2026-2027/?fbclid=IwdGRjcATZbg1wZG9mBWZkaWQWULmrCRJqlK-wTrTE0aApAQNpW3mFHGV4dG4DYWVtAjExAHNydGMGYXBwX2lkCjY2Mjg1NjgzNzkAAR7U03vuRaNLP9109RH9Otswc9VSxo_O3BhI7GeNoYPAiYGWAteLl6NuCnSaMA_aem_kDSqgao4xam13BUxFwUUBw

The call is open, especially to early-career scholars (with PhD) from South-Eastern Europe, historians, anthropologists, linguists, and scholars of cognate disciplines. Fellows are expected to conduct research that resonates with the project’s intellectual profile, particularly developing comparat...

Projekti MED–BALKAN AI EDU, i udhëhequr nga Prof. Dr. Albulena Blakaj në emër të Universitetit të Prishtinës, shpallet f...
24/07/2026

Projekti MED–BALKAN AI EDU, i udhëhequr nga Prof. Dr. Albulena Blakaj në emër të Universitetit të Prishtinës, shpallet fitues i fondeve Erasmus+ CBHE

Universiteti i Prishtinës ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimit institucional. Projekti MED-BALKAN AI EDU, i udhëhequr nga Prof. Dr. Albulena Blakaj, është shpallur fitues për financim nga Komisioni Evropian në kuadër të programit Erasmus+ – Capacity Building in Higher Education (CBHE), Strand 1.

MED–BALKAN AI EDU synon të forcojë kapacitetet e institucioneve të arsimit të lartë përmes integrimit të inteligjencës artificiale në mësimdhënie dhe të nxënit, zhvillimit të kompetencave digjitale, përmirësimit të cilësisë së arsimit të lartë dhe rritjes së bashkëpunimit ndërkombëtar.

Projekti do të kontribuojë në zhvillimin e metodave inovative të mësimdhënies, avancimin e aftësive të stafit akademik dhe administrativ, si dhe në përgatitjen e universiteteve për pjesëmarrje më të gjerë në programet evropiane.

Një nga rezultatet kryesore të projektit do të jetë krijimi i AI Learning Hub, një platformë e përbashkët digjitale që do të mbështesë mësimdhënien inovative, bashkëpunimin ndëruniversitar dhe zhvillimin profesional të stafit akademik dhe administrativ.

Përveç Prof. Dr. Albulena Blakaj, pjesë e ekipit drejtues të projektit është edhe Prof. Asoc. Dr. Majlinda Bregasi, e cila do të kontribuojë në koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve të projektit.

Projekti i koordinuar nga Biznesa Vadības Koledža (Latvi) bashkon partnerë akademikë nga Kosova, Portugalia, Jordania dhe Egjipti, duke krijuar një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, transferimin e njohurive dhe zhvillimin e praktikave bashkëkohore në arsimin e lartë.

Ky sukses dëshmon angazhimin e Universitetit të Prishtinës për të qenë pjesë aktive e iniciativave evropiane që promovojnë inovacionin, transformimin digjital dhe ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë, duke forcuar njëkohësisht rolin e tij në në zhvillimin e projekteve me ndikim ndërkombëtar.

Me ftesë të Ambasadës së Francës në Kosovë, shefja e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Frënge të Fakultetit të Filol...
24/07/2026

Me ftesë të Ambasadës së Francës në Kosovë, shefja e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Frënge të Fakultetit të Filologjisë, prof. Nerimane Kamberi, mori pjesë në Festivalin e Avinjonit, një nga festivalet më prestigjioze të teatrit në botë, ku prezantohen vepra të autorëve francezë dhe ndërkombëtarë.

Kjo ftesë, e mbështetur edhe nga Universiteti i Prishtinës, dëshmon për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme që Ambasada e Francës në Kosovë i ofron Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Frënge, duke kontribuar në forcimin e shkëmbimit akademik dhe kulturor ndërmjet institucioneve.

🎓 U mbrojt me sukses doktorata e MA Gentiana Bajrami AtashiSot, në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtin...
23/07/2026

🎓 U mbrojt me sukses doktorata e MA Gentiana Bajrami Atashi

Sot, në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, MA Gentiana Bajrami Atashi mbrojti me sukses doktoratën me titull "Romanet e Beqir Musliut".

Punimi u realizua nën mentorimin e Prof. Kujtim Shala, mentor i parë, dhe Prof. Sali Bashota, mentor i dytë.

Mbrojtja publike u zhvillua para komisionit në përbërje:
• Prof. Osman Gashi – kryetar;
• Prof. Nysret Krasniqi – anëtar;
• Prof. Dhurata Shehri (Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë) – anëtare.

Fakulteti i Filologjisë e përgëzon Dr. Gentiana Bajrami Atashi për këtë arritje të rëndësishme akademike dhe i uron suksese të mëtejshme në veprimtarinë e saj shkencore, akademike dhe profesionale.

📢 THIRRJE PËR APLIKIM | Summer Japanese Language Program 2026 🇯🇵Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës nj...
22/07/2026

📢 THIRRJE PËR APLIKIM | Summer Japanese Language Program 2026 🇯🇵

Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës njofton studentët e interesuar për mundësinë e pjesëmarrjes në Summer Japanese Language Program 2026, i cili do të mbahet në Universitetin e Sarajevës nga 1 deri më 20 shtator 2026.

Programi organizohet në kuadër të bashkëpunimit akademik ndërmjet Sophia University (Tokio, Japoni) dhe Universitetit të Sarajevës, me mbështetjen e Ambasadës së Japonisë.

Programi ofron:
🇯🇵 Kurse të gjuhës japoneze për nivele të ndryshme (nga fillestar deri në avancuar);
🎌 Aktivitete kulturore për njohjen e traditës dhe kulturës japoneze;
💻 Mundësi pjesëmarrjeje si fizikisht në Sarajevë ashtu edhe në format online;
💸 Pjesëmarrje pa pagesë.

🗓 Afati i aplikimit: 15 gusht 2026

Studentët e interesuar mund të gjejnë të gjitha informacionet rreth programit, orarit të kurseve dhe mënyrës së aplikimit në materialet e bashkëngjitura.

Ju urojmë suksese të gjithë studentëve që do të aplikojnë për këtë program të veçantë të shkëmbimit kulturor dhe gjuhësor.

🎓 MA Shkurtë Kadriu Çitaku mbrojti me sukses doktoratënSot, në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ...
17/07/2026

🎓 MA Shkurtë Kadriu Çitaku mbrojti me sukses doktoratën

Sot, në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, MA Shkurtë Kadriu Çitaku mbrojti me sukses doktoratën me titull “Poezia e Kosovës 2000–2020”.

Mentor i punimit ishte Prof. asoc. Anton Berishaj, ndërsa komisioni për vlerësimin e punimit përbëhej nga Prof. Sali Bashota, kryetar, Prof. Osman Gashi, anëtar, dhe Prof. Dhurata Shehri (Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë), anëtare.

Fakulteti i Filologjisë e përgëzon Dr. Shkurtë Kadriu Çitaku për këtë arritje të rëndësishme akademike dhe i uron suksese të mëtejshme në veprimtarinë e saj shkencore dhe profesionale.

Address

Str. George Bush, Faculty Of Philology Building
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fakulteti i Filologjisë / Faculty of Philology - UP posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Fakulteti i Filologjisë / Faculty of Philology - UP:

Shortcuts

Share