16/04/2026
UK, welcome back to Erasmus+ 🇪🇺🇬🇧
It’s official now! We have agreed the UK’s association to Erasmus+ in 2027. This opens the door for students, staff and young people to take part again.
More opportunities to go learn, travel and build connections across borders are on the horizon.
13/03/2026
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka mirëpritur vendimin e Komitetit Evropian të Rajoneve për të hequr fusnotën nga emërtimi i Republikës së Kosovës në të gjitha dokumentet dhe komunikimet e tij zyrtare.
Sipas njoftimit të MPJD-së, ky hap i rëndësishëm institucional e harmonizon praktikën e këtij mekanizmi me atë të Parlamentit Evropian, duke shënuar një progres të ri në procesin e integrimit evropian të vendit.
Lexo më shumë: https://ubtnews.com/hiqet-fusnota-per-kosoven-ne-komitetin-evropian-te-rajoneve/
11/03/2026
The Coordinator of the Jean Monnet Project AKIL-EU, Prof. Manjola Zaçellari, was honored to be invited by the Acting Rector of the College of Europe, Ms. Ewa Ośniecka-Tamecka, and the Director of Studies of the Tirana Campus, Prof. Igor Vidačak, to participate in the College of Europe’s Annual Departmental Conference in Tirana 🇪🇺📚.
This year’s theme, “Strategic Autonomy Under Pressure: Can the European Union Enlarge in Times of Internal Transformation?”, explored the EU’s internal transformation and enlargement prospects in the Western Balkans and beyond.
Koordinatorja e Projektit Jean Monnet AKIL-EU, Prof. Manjola Zaçellari, ishte e ftuar nga rektorja e Kolegjit Evropian, znj. Ewa Ośniecka-Tamecka dhe drejtori i Studimeve tëKampusit të Tiranës, Prof. Igor Vidačak, për të marrë pjesë në Konferencën vjetore të Kolegjit Evropian në Tiranë 🇪🇺📚.
Tema e këtij viti, “Strategic Autonomy Under Pressure: Can the European Union Enlarge in Times of Internal Transformation?” trajtoi transformimin e brendshëm të BE-së dhe perspektivat e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.
07/03/2026
Koordinatorja e projektit AKIL-EU, prof. Manjola Zaçellari referon në Universitetin e Oksfordit 🇬🇧📚
Një përvojë e jashtëzakonshme akademike në një nga institucionet më prestigjioze në botë, pikë referimi e dijes dhe kërkimit shkencor.
Më 4 mars prof. Zaçellari prezantoi në Universitetin e Oksfordit, studimin “Open structured dictionary data for low-resource languages”.
Në prezantimin e saj ajo u ndal te një pyetje thelbësore që udhëhoqi diskutimin: Kush e zotëron dijen gjuhësore?
Me këtë rast ajo bëri dhe një prezantim të “Fjalorit të madh të gjuhës shqipe”,, si dhe foli për rëndësinë e hedhjes së tij në sistemin online si burim për “open data”, duke e bërë këtë pasuri gjuhësore më të qasshme për kërkimin shkencor dhe për komunitetin ndërkombëtar.
15/02/2026
𝐄𝐕𝐄𝐍𝐓: Në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, UBT organizon ceremoni solemne për të përkujtuar këtë moment historik dhe për të reflektuar mbi rrugëtimin e shtetndërtimit dhe zhvillimit të vendit tonë. 🇽🇰
Ceremonia do të mbahet më 16 shkurt 2026, duke filluar nga ora 09:30, në Bibliotekë, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan. Kjo ngjarje do të mbledhë përfaqësues të komunitetit akademik, studentë, bashkëpunëtorë dhe mysafirë të ftuar, të cilët ndër vite kanë qenë pjesë e zhvillimit dhe suksesit të institucionit.
🔗 Lexo më shumë: https://www.ubt-uni.net/sq/ubt-organizon-aktivitet-solemn-per-nder-te-18-vjetorit-te-pavaresise/
Leading the Way
29/01/2026
𝐓𝐎𝐏 𝐍𝐄𝐖𝐒: UBT është renditur në TOP 100 institucionet më të mira në botë në INSPIRELI World Architecture University Ranking, duke u pozicionuar në vendin e 33-të nga 1,444 institucione ndërkombëtare.
🔝 Ky vlerësim prestigjioz dëshmon përkushtimin, kreativitetin dhe cilësinë akademike të studentëve dhe stafit të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, të cilët përmes projekteve inovative kanë arritur rezultate të shkëlqyera në nivel global.
🔗 Lexo më shumë: https://www.ubt-uni.net/sq/ubt-ne-top-100-institucionet-me-te-mira-ne-bote-ne-fushen-e-arkitektures/
Leading the Way
11/01/2026
🇪🇺🇽🇰🇦🇱
Jeni të interesuar të dini më tepër për Bashkimin Evropian dhe çështjet e integrimit?
Bëhu pjesë e ligjëratave, tryezave shkencore, punëtorive, konferencave shkencore, që po realizohen në kuader të projektit Erasmus + Jean Monnet – AKIL-EU në UBT, financuar nga Bashkimi Evropian.
Kjo përvojë unike është e hapur për studentë dhe profesionistë nga të gjitha fushat.
Për më shumë informacion, na ndiqni në faqen e dedikuar në Facebook (AKIL-EU), në uebfaqen dhe në të gjitha rrjetet sociale të UBT-së!
Me konsideratë,
Prof. Asoc. Dr. Manjola Zaçellari
📍UBT
01/12/2025
🇪🇺🇽🇰Në kuadër të projektit Jean Monnet AKIL-EU, më 27 nëntor në Kampusin e UBT-së u zhvillua tryeza e rrumbullakët me temë: “Trashëgimia kulturore evropiane”. Në këtë aktivitet morën pjesë studentë dhe profesorë të UBT-së, të cilët kontribuan me diskutime të vlefshme rreth rolit dhe rëndësisë së trashëgimisë kulturore evropiane. Tryeza u drejtua nga Prof. Asoc. Dr. Manjola Zaçellari, koordinatore e projektit AKIL-EU, e cila udhëhoqi diskutimin, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes akademike në promovimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore evropiane. Gjatë aktivitetit u shkëmbyen ide dhe përvoja, duke nënvizuar rolin e trashëgimisë kulturore si element thelbësor i identitetit dhe zhvillimit evropian.
https://www.ubt-uni.net/sq/ubt-organizoi-tryezen-e-rrumbullaket-trashegimia-kulturore-evropiane-ne-kuader-te-projektit-jean-monnet-akil-eu/
26/09/2025
🇪🇺✨ Happy European Day of Languages! ✨🌍
Today we celebrate the incredible diversity of languages across Europe!
Languages are more than words – they carry identity, culture, and connection. They bring people closer together and open doors to new opportunities.
Let’s keep learning, sharing, and valuing every language – from the widely spoken to the lesser-known minority languages that enrich our societies. ❤️
🖼️ This year’s poster was prepared by Natali Lumani, student at Petro Nini High School. 🌟
👉 What languages do you speak? Or which one would you love to learn?
11/07/2025
Studentët e apasionuar pas çështjeve evropiane u mblodhën sot për të marrë pjesë në punëtorinë “Bashkimi Evropian në sytë e të rinjve”, ku idetë, kreativiteti dhe bashkëpunimi ishin në qendër të vëmendjes. 🇪🇺✨
U diskutua rreth çështjeve kyçe të Bashkimit Evropian si mjedisi, arsimi, të drejtat e njeriut dhe liria e lëvizjes.
Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit AKIL-EU 🇪🇺✨
10/07/2025
🇪🇺🇽🇰🇦🇱
“Bashkimi Evropian në sytë e të rinjve”
Më 11 korrik 2025, ora 10:00-12:00
📍UBT Prishtinë (Rr. Kalabria)
📢 Mos e humbni këtë rast për të qenë pjesë e një debati kreativ dhe frymëzues rreth të ardhmes evropiane!
🎨 Ndërkohë, me kënaqësi ndajmë disa nga posterat e pregatitur prej studentëve tanë!
🇪🇺🇽🇰🇦🇱
06/07/2025
🎉 𝐆𝐋𝐎𝐁𝐀𝐋 𝐔𝐁𝐓 𝐅𝐄𝐒𝐓 𝟐𝟎𝟐𝟓 – Festivali më i madh veror i dijes në rajon!
📚 Mbi 30 shkolla verore, +300 folës kombëtarë dhe ndërkombëtarë, tema nga shkenca, teknologjia, arti, kultura dhe zhvillimi personal!
🇪🇺 Në kuadër të Global UBT Fest 2025 mbahet edhe:
🎨 Punëtoria: “Bashkimi Evropian në sytë e të rinjve”
📍11 Korrik 2025 në UBT, Prishtinë
📌 Kjo punëtori zhvillohet në kuadër të projektit AKIL-EU, dhe është pjesë e Global UBT Fest 2025!
📝 Regjistrohu tani dhe bëhu pjesë e këtij udhëtimi edukativ dhe krijues:
👉 https://shorturl.at/k77I7
https://www.ubt-uni.net/sq/global-ubt-fest-2025-festivali-veror-i-dijes-po-vjen-se-shpejti/?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR4ePwIwZD4ocoAwvZfaktqmiK3deE88BBig_UtnGR59c_ErUHzgHDMdaKkLvw_aem_zI_rFz5bA9r-OGI_MlPDUA