Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve menaxhon Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve të Kosovës

Ngritja e Kapaciteteve për Zbatimin e Njohjes së Mësimit Paraprak (NjMP)Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) po org...
23/07/2026

Ngritja e Kapaciteteve për Zbatimin e Njohjes së Mësimit Paraprak (NjMP)

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) po organizon punëtorinë trajnuese të fokusuar në zbatimin praktik të procedurave të Njohjes së Mësimit Paraprak (NjMP), sipas Udhëzimit Administrativ nr. 09/2019 (MASH).

Ky trajnim ka për qëllim dhënien e informacioneve praktike për rolet e praktikuesve në procesin e NjMP-së: koordinatori, mentori, si dhe vlerësuesit.

Çfarë e bën të veçantë këtë trajnim?

Përmes punës interaktive në grupe, pjesëmarrësit do të kalojnë hap pas hapi nëpër të gjitha fazat reale të procesit — nga aplikimi i kandidatit deri te certifikimi përfundimtar.

Sigurimi i cilësisë, objektiviteti dhe zbatimi i politikës kombëtare për zbatimin e NjMP-së mbeten prioriteti kryesor!

Përfaqësues nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) morën pjesë në Takimin Vjetor të Forumit të European Training ...
10/07/2026

Përfaqësues nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) morën pjesë në Takimin Vjetor të Forumit të European Training Foundation (ETF) për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin dhe Aftësimin Profesional (AAP), i cili u mbajt më 8–9 korrik 2026 në Utrecht, Holandë.

Takimi mblodhi përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për sigurimin e cilësisë nga vendet partnere të ETF-së, me qëllim shkëmbimin e përvojave, praktikave të mira dhe zhvillimeve më të fundit në fushën e sigurimit të cilësisë në Arsimin dhe Aftësimin Profesional. Programi përfshiu prezantime mbi sistemin holandez të sigurimit të cilësisë, një vizitë studimore në një institucion të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, si dhe diskutime me akterët kryesorë të sistemit arsimor.

Pjesëmarrja e AKK-së në këtë forum përbën një mundësi të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimin e përvojave dhe mësimin nga praktikat më të mira evropiane. Njëkohësisht, ajo kontribuon në zhvillimin e mëtejshëm të mekanizmave të sigurimit të cilësisë në Kosovë, në përputhje me standardet dhe praktikat evropiane.

Takimi shërbeu gjithashtu për të diskutuar aktivitetet e Forumit për periudhën 2026–2027, si dhe për përgatitjet lidhur me vizitën e ardhshme ndërmjet kolegëve (peer visit), e cila do të zhvillohet në Shqipëri.

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) zhvilloi vizitë në Akademin e Kosovës për Siguri Publike, në kuadër të procesi...
27/04/2026

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) zhvilloi vizitë në Akademin e Kosovës për Siguri Publike, në kuadër të procesit të validimit dhe akreditimit të programeve profesionale.

Gjatë takimeve me menaxhmentin dhe përfaqësuesit institucionalë, u prezantuan programet trajnuese dhe mekanizmat e sigurimit të cilësisë, ndërsa ekipi i ekspertëve realizoi edhe intervista me trajnerë dhe pjesëmarrës.

Ky proces synon sigurimin e cilësisë dhe përputhshmërisë së programeve me standardet kombëtare dhe nevojat e tregut të punës.

Vizitë studimore në PortugaliNë kuadër të projektit “Shkathtësitë për punësim të qëndrueshëm në Kosovë”, i mbështetur ng...
20/04/2026

Vizitë studimore në Portugali

Në kuadër të projektit “Shkathtësitë për punësim të qëndrueshëm në Kosovë”, i mbështetur nga Lux Development, Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Agjencisë së Punësimit dhe dy Qendra të Kompetencës po zhvillon një vizitë studimore në Portugali, me fokus në sistemin e Njohjes së Mësimit Paraprak (NjMP).

Në Lisbonë, delegacioni është njoftuar nga afër me sistemin Portugez të NjMP, praktikat më të mira, modelet e funksionimit, si dhe rolin e institucioneve kyçe në zhvillimin dhe zbatimin e këtij sistemi.

Vizitat në qendrat e kualifikimeve, takimet me institucionet relevante dhe ekspertët ndërkombëtarë ofruan njohuri të vlefshme për avancimin e politikave dhe praktikave të të nxënit gjatë gjithë jetës në Kosovë.

Ky shkëmbim përvojash synon të kontribuojë në fuqizimin e sistemit të kualifikimeve dhe rritjen e mundësive për punësim të qëndrueshëm.

Gjatë kësaj jave Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) përmbylli edhe një cikël trajnimi për ekspertët që do të anga...
27/02/2026

Gjatë kësaj jave Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) përmbylli edhe një cikël trajnimi për ekspertët që do të angazhohen në procesin e akreditimit për zbatimin e Njohjes së Mësimit Paraprak (NjMP). Trajnimi u realizua me mbështetjen e projektit “Skills for Sustainable Jobs in Kosovo” (KSV/021), i zbatuar nga Lux-Development.

Qëllimi i trajnimit ishte forcimi i kapaciteteve profesionale të ekspertëve në vlerësimin e aplikimeve dhe në zbatimin e kritereve të akreditimit për institucionet që ofrojnë NjMP në Kosovë. Gjatë dy ditëve të trajnimit, pjesëmarrësit trajtuan në mënyrë të detajuar procesin e NjMP-së, kornizën ligjore dhe institucionale përkatëse, rolet dhe përgjegjësitë e akterëve, si dhe aplikimin praktik të kritereve të akreditimit.

Programi përfshiu prezantime tematike, diskutime interaktive dhe ushtrime praktike, duke krijuar hapësirë për shkëmbim përvojash dhe adresim të sfidave që mund të hasen gjatë procesit të akreditimit të ofruesve të NjMP-së.

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve mori pjesë online në punëtorinë “The role of NQFs in the Union of Skills”, të organi...
18/02/2026

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve mori pjesë online në punëtorinë “The role of NQFs in the Union of Skills”, të organizuar nga Cedefop.
Ky event shërbeu si një platformë e rëndësishme diskutimi mbi rolin e Kornizave Kombëtare të Kualifikimeve (K*K) në kuadër të Unionit të Aftësive, duke kontribuar në rritjen e transparencës së kualifikimeve, përmirësimin e njohjes ndërkombëtare, si dhe nxitjen e mobilitetit në nivel evropian.

Për më shumë informata, vizitoni:

https://www.cedefop.europa.eu/en/events/role-nqfs-union-skills-your-perspective-matters

Ju ftojmë të informoheni dhe të bëheni pjesë e diskutimeve që ndikojnë në zhvillimin e politikave për aftësitë dhe kualifikimet në Evropë.

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) i përfaqësuar nga z. Avni Gashi mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Perso...
12/02/2026

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) i përfaqësuar nga z. Avni Gashi mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Personalization in Education for the AI Era”, e mbajtur në Qendrën Ndërkombëtare të Konventave (ICC) në Jerusalem, si dhe në një program të zgjeruar profesional të organizuar nga Ministria e Arsimit e Izraelit.

Konferenca mblodhi ministra kombëtar dhe ndërkombëtar, politikëbërës, ekspertë ndërkombëtarë, përfaqësues të OECD, Google, Microsoft, Amazon, si dhe drejtues të institucioneve arsimore nga vende të ndryshme, për të diskutuar personalizimin e arsimit në epokën e Inteligjencës Artificiale.

Gjatë konferencës u diskutua vizioni strategjik për personalizimin e arsimit në epokën e inteligjencës artificiale, integrimi i AI në mësimdhënie dhe vlerësim, politikat publike dhe aspektet etike të përdorimit të saj në arsim, roli i teknologjisë në fuqizimin e nxënësve dhe mësimdhënësve, si dhe u theksua bashkëpunimi ndërkombëtar përmes nënshkrimit të Deklaratës së Jerusalemit për inovacion arsimor.

Në kuadër të programit profesional u zhvilluan takime me ekspertë për shkëmbim përvojash dhe bashkëpunim ndërinstitucional, vizita në shkolla të avancuara teknologjike në veri të Izraelit me fokus në arsimin teknik dhe robotikë, si dhe një vizitë zyrtare në Qendrën e Inovacionit dhe Teknologjisë në Haifa për të parë nga afër integrimin e teknologjive të avancuara në sistemin arsimor. Kjo vizitë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të praktikave më të mira në fushën e inovacionit në mes Kosovës dhe shtetit të Izraelit.

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve mbetet i përkushtuar në avancimin e cilësisë së kualifikimeve dhe harmonizimin e tyre me zhvillimet globale në arsim dhe teknologji.

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) vazhdon të marrë pjesë në mënyrë aktive në aktivitetet vjetore evropiane të rr...
29/01/2026

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) vazhdon të marrë pjesë në mënyrë aktive në aktivitetet vjetore evropiane të rrjetëzimit dhe shkëmbimit të përvojave, të cilat organizohen vazhdimisht nga Fondacioni Evropian i Trajnimeve (ETF), duke mundësuar ndarjen e praktikave dhe përvojave mes vendeve të ndryshme ne lidhje me zbatimin e Njohjes së Mësimit Paraprak (NjMP).
Eventi i këtij viti ishte i përqendruar në praktikat e Irlandës në fushën e validimit të mësimit jo-formal dhe informal, duke ofruar diskutime të thelluara mbi dizajnimin e sistemeve, praktikat institucionale dhe mbështetjen për kandidatët potencialë. Përvoja irlandeze theksoi rëndësinë e lidhjeve të forta me kornizat kombëtare të kualifikimeve, sigurimin e cilësisë dhe udhëzimet për të mundësuar këtë proces, si dhe rolin e NjMP në promovimin e të nxënit gjatë gjithë jetës dhe përfshirjes sociale.
Angazhimi me partnerët evropianë përmes këtyre rrjeteve, të udhëhequra nga ETF, forcon kapacitetet tona për të reflektuar, për të mësuar dhe për të përshtatur vazhdimisht qasjet kombëtare ndaj NjMP.

—————————

National Qualifications Authority (NQA) continues to actively participate in the annual European networking and peer learning activities, which are continuously organized by the European Training Foundation (ETF), enabling the sharing of practices and experiences between different countries regarding to Recognition of Prior Learning (RPL) implementation.
This year’s event focused on Irish practices in the field of validation of non-formal and informal learning, providing in-depth discussions on system design, institutional practices and support for potential candidates. The Irish experience highlighted the importance of strong links to national qualifications frameworks, quality assurance and guidance to enable this process, as well as the role of RPL in promoting lifelong learning and social inclusion.
Engaging with European partners through these networks, led by the ETF, strengthens our capacities to reflect, learn and continuously adapt national approaches to RPL.

AKK ka finalizuar draft-rregulloren për monitorimin e IAAP-ve pas akreditimit.Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK),...
21/11/2025

AKK ka finalizuar draft-rregulloren për monitorimin e IAAP-ve pas akreditimit.

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK), ka mbajtur punëtorinë për finalizimin e draft-rregullores për monitorimin e Institucioneve për Arsimin dhe Aftësimin Profesional (IAAP) pas akreditimit, duke shënuar hapin e fundit të një procesi të rëndësishëm për forcimin e mekanizmave të sigurimit të cilësisë.

Draft-rregullorja synon të krijojë një kuadër të qartë dhe funksional për monitorimin e IAAP-ve pas akreditimit, në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare, me qëllim që të rrisë transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve, të standardizojë proceset e monitorimit, përmirësojë cilësinë e ofrimit të arsimit dhe aftësimit profesional dhe sigurojë harmonizim me Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve dhe praktikat më të mira evropiane.

Në punëtori morën pjesë përfaqësues institucionalë, ekspertë të fushës dhe palë të tjera të interesit, të cilët dhanë komente dhe sugjerime për pasurimin e draftit. Përmes diskutimeve dhe punës në grupe u arrit harmonizimi i propozimeve me legjislacionin në fuqi, përzgjedhja e opsioneve më të zbatueshme për monitorimin efektiv të IAAP-ve dhe finalizimi i dokumentit, i cili pritet që të jetë i zbatueshëm.

Drejtori i AKK-së, Naim Gashi, vlerësoi punën profesionale të grupit punues dhe angazhimin e vazhdueshëm gjatë gjithë fazave të hartimit të dokumentit, duke thënë se, kontributi i secilit pjesëmarrës ka qenë vendimtar për finalizimin e kësaj rregulloreje, e cila do të forcojë ndjeshëm mekanizmat e monitorimit dhe cilësinë në sistemin e arsimit dhe aftësimit profesional.

Një tjetër takim i suksesshëm për mbylljen e kësaj jave! 🤝Sot në AKK u zhvillua takimi për verifikimin e Standardit të p...
14/11/2025

Një tjetër takim i suksesshëm për mbylljen e kësaj jave! 🤝

Sot në AKK u zhvillua takimi për verifikimin e Standardit të profesionit “Interpret i Gjuhës së Shenjave”, i përgatitur nga Shoqata Kosovare e të Shurdhërve.

Një falënderim i veçantë për Shoqatën, për punën e palodhshme dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm.

Shoqëria jonë ka nevojë për më shumë interpretorë profesionistë të Gjuhës së Shenjave, dhe angazhimi i tyre është thelbësor për të ndërtuar një shërbim sa më cilësor për komunitetin.

Address

Rr. Agim Ramadani P. N, Qendra E Studentëve
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38338212595

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve:

Shortcuts

Share

Category