Instituti i Antropologjisë / Universiteti i Prishtinës

Instituti i Antropologjisë / Universiteti i Prishtinës

Share

2024

Bringing Bones to Life: Prof. Britney Kyle’s Fulbright Journey and the Beginnings of Biological Anthropology in Kosova 24/05/2026

Laying the Foundations for Biological Anthropology in Kosovo: Prof. Britney Kyle Successfully Completes Her Five-Week Fulbright Specialist Project at the Department of Anthropology, University of Prishtina

Bringing Bones to Life: Prof. Britney Kyle’s Fulbright Journey and the Beginnings of Biological Anthropology in Kosova During April–May 2026, the Institute of Anthropology at the University of Prishtina hosted Prof. Britney Kyle, Professor of Anthropology at the University of Northern Colorado, through the Fulbright Specialist Program. The five-week project, titled “Laying the Foundation for Biological Anthropol...

Photos from Instituti i Antropologjisë / Universiteti i Prishtinës's post 06/05/2026

Nga Prishtina drejt universiteteve amerikane: Prof. Britney Kyle ligjëron mbi studimet postdiplomike dhe bursat në SHBA

Në kuadër të vizitës së saj pesëjavore si Fulbright Specialist në IAUP, Prof. Britney Kyle mbajti dje ligjëratën e saj të tretë publike, këtë herë të përqendruar në sistemin e arsimit të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mundësitë për studime pasuniversitare në antropologji.

Ligjërata u organizua edhe në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të SHBA-ve.

Gjatë ligjëratës, Prof. Kyle diskutoi me studentët mbi mënyrën se si funksionon arsimi universitar amerikan, strukturën e programeve postdiplomike në antropologji, si dhe dallimet ndërmjet programeve master dhe doktoraturë. Ajo ndau edhe përvoja praktike dhe këshilla konkrete mbi procesin e aplikimit në universitete amerikane, përgatitjen e dokumentacionit akademik, shkrimin e letrës së motivimit, eseve, komunikimin me mentorët potencialë dhe rëndësinë e përvojës hulumtuese për studentët që synojnë studime postdiplomike, MA dhe PhD.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua bursave dhe programeve ndërkombëtare, përfshirë programin Fulbright dhe mundësive të tjera të financimi për studentët nga Kosova dhe rajoni. Studentët patën mundësi të bëjnë pyetje konkrete rreth aplikimeve, jetës studentore në SHBA, sfidave akademike dhe mundësive profesionale që hapen përmes studimeve atje.

Ligjërata u prit me interes të madh nga studentët e antropologjisë dhe të Fakultetit Filozofik, duke ofruar jo vetëm informacion praktik, por edhe një reflektim më të gjerë mbi rëndësinë e shkëmbimeve akademike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në zhvillimin e antropologjisë në Kosovë. Ligjëratën e ndoqi dhe kontribuoi në dhënien e informatave relevante edhe Nora Nimani Musa nga American Council në Prishtinē.

Bioarkeologjia e projektit mbi kolonite ne Mesdhe - Prof.Britney Kyle 05/05/2026

Përtej “helenizimit”: kur regjistri gjenetik kundërshton historinë konvencionale

Ligjërata e dytë publike e Prof. Britney Kyle, nga Universiteti i Koloradosë Veriore (SHBA), mbi bioarkeologjinë e kolonive greke në Mesdhe, në kuadër të vizitës së saj si Fulbright Sepcialist në Institutin e Antropologjisë (Filozofik, UP) shënoi një moment të rëndësishëm për reflektim metodologjik dhe teorik mbi mënyrën se si e studiojmë të kaluarën. Përtej prezantimit të rasteve konkrete, ligjërata artikuloi qartë pyetjet orientuese që udhëheqin bioarkeologjinë bashkëkohore: kush ishin njerëzit që jetonin në këto hapësira? Nga vinin? Si lëviznin? Çfarë hanin? Si ndërvepronin mes vete dhe me mjedisin? Dhe, në mënyrë thelbësore, si përputhen, apo bien ndesh, këto të dhëna me narrativat historike të trashëguara?

Asgjëmangu, bioarkeologjia është nëndisiplinë që riformulon edhe pyetjet kërkimore. Duke u fokusuar në skeletin njerëzor si burim të dhënash, ajo zhvendos analizën nga tekstet dhe elitat drejt jetës së përditshme dhe përbërjes reale të popullsive. Metodat e përdorura – analiza osteologjike, studimet izotopike (si stronciumi dhe oksigjeni për mobilitetin, karboni dhe azoti për dietën), si dhe analizat e ADN-së së lashtë – mundësojnë rindërtimin e historive individuale dhe kolektive në një nivel që nuk ka qenë i arritshëm në të kaluarën. Këto metoda nuk funksionojnë të izoluara, por në ndërthurje, duke krijuar një tablo të gjerë dhe shumë më komplekse të migrimit, përkatësisë dhe ndërveprimit kulturor.

Në këtë kontekst, rastet e Apollonisë në Shqipëri dhe Himerës në Sicili të Italisë u dhanë si shembuj paradigmatikë, si studime që kishin sfiduar narrativat tradicionale të “helenizimit”. Në Apolloni, të dhënat gjenetike dhe bioarkeologjike tregojnë se shumica e individëve të varrosur në nekropole janë me origjinë lokale, ilire, dhe jo greke. Kjo sugjeron se kolonia nuk ishte një transplantim demografik grek, por një hapësirë ku popullsitë vendore dhe ndikimet kulturore greke ndërthureshin. “Helenizimi” ishte një proces kulturor selektiv, jo zëvendësim i popullsisë apo kulturës lokale. Ndonëse praktikat e varrimit, si kulturë lokalè, janë tipike ilire (tumat), gjësendet në to kanë qenë shumica greke, por regjistri gjenetik tregon se individët e varrosur në to kanë qenë ilirë.

Ngjashëm, rasti i Himerës, veçanërisht në kontekstin e betejës së vitit 480 p.e.s., dëshmon për një përbërje të larmishme të luftëtarëve. Analizat izotopike dhe gjenetike tregojnë praninë e individëve me origjinë nga rajone të ndryshme, përfshirë Evropën Lindore, duke sugjeruar përdorimin e mercenarëve dhe ekzistencën e rrjeteve të gjera të mobiliteti. Kjo bie ndesh me përshkrimet e burimeve klasike, si ato të Herodotit, që e paraqesin konfliktin në terma më homogjenë etnikë.

Siç dëshmoi prof. Britney Kyle, këto gjetje theksojnë një çështje thelbësore: identitetet në botën antike nuk mund të kuptohen si kategori të qëndrueshme biologjike. Ato janë të ndërlidhura me procese historike, sociale dhe kulturore që ndryshojnë në kohë dhe hapësirë. Bioarkeologjia, duke u bazuar në evidencë materiale dhe trupore, na lejon të shohim përtej diskurseve historiografike dhe të rindërtojmë një të kaluar me histori më të ndërlikyar se se në interpretimet konvencionale. Ajo sfidon historitë konvencionale të shkruara deri më tani. Nuk duhet as tē keqpërdoret, por as të mënjanohet si disiplinë.

Kësisoj, ligjërata e Prof. Kyle prezantoi rezultate të rëndësishme kërkimore dhe ofroi një kornizë të qartë për të menduar bioarkeologjinë si një fushë që sfidon dhe pasuron kuptimin tonë për historinë antike të rajonit dhe gjithë Mesdheut.

Bioarkeologjia e projektit mbi kolonite ne Mesdhe - Prof.Britney Kyle Mirë se vini në këtë ligjëratë publike të organizuar nga Instituti i Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës. Në këtë sesion, Britney Kyle, nga Universi...

28/04/2026

Nesër "Bringing Skeletons to Life" (punëtori) me studentët e antropololgjisë dhe biologjisë.

IAUP 27/04/2026

Sot, profesoresha Britney Kyle nga Universiteti i Kolorados Veriore, në kuadër të programit Fulbright, mbajti një ligjëratë hyrëse mbi antropologjinë biologjike. Gjatë ligjëratës, ajo shpjegoi marrëdhëniet e kësaj fushe me disiplina të tjera shkencore, si dhe lidhjet e saj me antropologjinë kulturore, arkeologjinë dhe antropologjinë gjuhësore.

Këtu mund ta shihni videon e ligjëratës.

IAUP Hyrje në antropologjinë biologjike / Introduction to Biological Anthropology - Prof. Britney Kyle

Antropologjia biologjike në fokus: Ligjërata, punëtori dhe aktivitete publike me Prof. Britney Kyle 21/04/2026

Antropologjia biologjike në fokus: Ligjërata, punëtori dhe aktivitete publike me Prof. Britney Kyle

Instituti i Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës (IAUP) ka kënaqësinë të mirëpresë Profesoreshën Britney Kyle nga University of Northern Colorado (SHBA), në kuadër të Programit Fulbright Specialist.

Vizita e saj pesëjavëshe realizohet përmes projektit “Laying the Foundation for Biological Anthropology / Vendosja e themeleve të antropologjisë biologjike”, projekt i IAUP-së i financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Universiteti i Prishtinës. Qëllimi i projektit është forcimi i kërkimit dhe edukimit në fushën e antropologjisë biologjike në Kosovë.

Antropologjia biologjike në fokus: Ligjërata, punëtori dhe aktivitete publike me Prof. Britney Kyle Instituti i Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës (IAUP) ka kënaqësinë të mirëpresë Profesoreshën Britney Kyle nga University of Northern Colorado (SHBA), në kuadër të Programit Fulbright Specialist. Vizita e saj pesëjavëshe realizohet përmes projektit “Laying the Foundation...

Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Address

Rr. "Eqrem Çabej" Nr. 21, 10 000 Prishtinë, Republika E Kosovës
Pristina
10000