MARShojmë S'festojmë

MARShojmë S'festojmë

Share

Më 8 mars, në ditën ndërkombëtare të grave, në Kosovë ne marshojmë s’festojmë. Ne kërkojmë punësim pa shfrytëzim; barazi, liri dhe drejtësi shoqërore.

Ne qëndrojmë në rezistencë dhe solidaritet me të gjitha/ë ato/a që janë duke protestuar sot në botë. Marshojmë s’festojmë për të drejta socio-ekonomike si parakusht për shoqëri të barabartë dhe mirëqenie. Ne kërkojmë punë me pagesë që na mundëson jetë të dinjitetshme. Ne kërkojmë sigurim shëndetësor, siguri në punë dhe punë pa diskriminim për të gjithë/a pa dallim gjinie, etnie, vendbanimi, moshe,

Photos from MARShojmë S'festojmë's post 09/03/2026

Këtë 8 mars, ditën ndërkombetare të grave punëtore, marshuam për liri dhe dinjitet për çdo vajzë e grua në Kosovë dhe kudo tjetër.

Marshuam në solidaritet për çdo luftë çlirimtare kundër sistemeve të shumefishta të shtypjes. Kundër atyre/atove që e prodhojnë, riprodhojnë dhe mundësojnë shtypjen.

I qëndruam zëshëm parimit feminist se liria jonë është e mangët pa lirinë e të gjithëve/ave- në Kosovë, Palestinë, Sudan, Kongo dhe jo vetëm. Çdo përpjekje e cila mohon apo dënon domosdoshmërinë për t’i mbjatur llogaridhënës/e gjenocidbërësit, pedofilët, përdhunuesit dhe mbështetësit/et e tyre, është çnjerëzore, mllefosëse dhe qenësisht mizogjene dhe raciste!

RROFTË FEMINIZMI DHE MARSHI JONË 🌹

07/03/2026

REVOLTOHEMI PËR JETË ME DINJITET 🌹

8 mars // Sheshi “Zahir Pajaziti” // 12:00

06/03/2026

Shihni marshutën e plotë për marshin e 8 marsit 2026. Marshi fillon te sheshi “Zahir Pajaziti” në ora 12:00. Shihemi në marsh!

REVOLTOHEMI PËR JETË ME DINJITET 🌹

04/03/2026

REVOLTOHEMI KUNDËR DHUNËS ONLINE E NË RRUGË 💌

Photos from MARShojmë S'festojmë's post 04/03/2026

8 MARS // SHESHI “ZAHIR PAJAZITI” // 12:00

REVOLTOHEMI PËR JETË ME DINJITET 🌹

03/03/2026

8 MARS // SHESHI “ZAHIR PAJAZITI” // 12:00//

REVOLOHEMI PËR JETË ME DINJITET 🌹

01/03/2026

8 Marsi po afron dhe na rikujton zanafillat revolucionare të Ditës Ndërkombëtare të Grave Punëtore, një ditë që na gjen të mllefosur/a dhe të revoltuar/a!

Vetëm para ca ditësh, gjykata dënoi Dardan Krivaqën, vrasësin e Marigona Osmanit, me burgim të përjetshëm. Edhe pse ky moment po shpallet si historik për sistemin e drejtësisë, ai është, para së gjithash, rezultat i një lufte të gjatë feministe. Mbi të gjitha, ky dënim na kujton se ende mbetet shumë punë për të çrrënjosur femicidin dhe strukturat që mundësojnë dhunën fizike, emocionale, ekonomike, kulturore dhe seksuale mbi jetët tona private dhe publike.

Dhuna në familje ndaj grave dhe fëmijëve, ngacmimet e përditshme seksuale në rrugë, shpërndarja e fotografive intime të vajzave pa pëlqimin e tyre online, vendimi i Gjykatës Supreme që u hapi rrugë shkollave ta ndalojnë mbulesën e të vendosin kontroll institucional mbi trupat e vajzave muslimane dhe shfajësimi i policit nga Drenasi për abuzim seksual të një të miture në vitin 2019, janë pasoja direkte të një rendi patriarkal kundër të cilit ne marshojmë dhe revoltohemi!

Shkelja e të drejtave të punës, si dhe rritja e papërballueshme e çmimeve të energjisë elektrike dhe produkteve bazë, e bëjnë edhe më të domosdoshme luftën feministe kundër sistemeve shtypëse ekonomike. Prandaj, më 8 Mars, marshojmë kundër sistemit kapitalist, i cili cenon në veçanti mirëqenien materiale të grave pensionere, të varfra, vetëushqyese, migrante, rome, ashkalike, dhe egjiptiane. Këtë 8 Mars, qëndrojmë në solidaritet të pakompromis me të gjithë popujt që luftojnë për dinjitet dhe liri anembanë botës dhe kundërshtojmë bashkëfajësinë e Kosovës në gjenocidin në Gazë përmes pjesëmarrjes së saj në Bordin e Paqes, një strukturë e udhëhequr prej gjenocidbërësve, përdhunuesve e pedofilëve.

Këtë 8 Mars, marshojmë e revoltohemi për jetë me dinjitet për të gjithë/a, në Kosovë e kudo tjetër. Revoltohemi për jetë me dinjitet kundër patriarkatit, racizmit, kapitalizmit dhe imperializmit!

8 Mars // Sheshi “Zahir Pajaziti” // 12:00

Photos from MARShojmë S'festojmë's post 27/02/2026

Dje u mblodhëm në Termokiss për me ngjyrosë pankarta edhe çarçafin kryesor të marsh*t të 8 marsit 💌

Tash na ka metë mu mobilizu, me mbledhë shoqninë e me ardhë në marsh!

Ju mirëpresim 👢

25/02/2026

JO NË EMRIN TONË 🇵🇸

Anëtarësimi i Kosovës në bordin e paqes dhe pjesëmarrja e saj ushtarake në planet ‘paqeruajtëse’ në Gazë, na mllefosin e revoltojnë thellësisht!

Këto projekte janë të zhveshura nga çdo domosdoshmëri për drejtësi për popullin palestinez dhe mundësojnë tutje vrasjen dhe dëbimin e palestinezëve/eve nga tokat e tyre. Për më tepër, na turpëron pa masë shndërrimi i Kosovës në një bashkëfajtore të plotë në gjenocidin e Gazës përmes heshtjes politike dhe uzurpimit ushtarak të Palestinës. Si qytetare/ë të Kosovës, kërkojmë që Kosova ta njoh vullnetin politik të popullit të vet e të rreshtohet në solidaritet të plotë me Palestinën dhe çdo popull që lufton për liri!

Këtë 8 mars, ju bëjmë thirrje të revoltohemi zëshëm kundër bashkëfajësisë së Kosovës në gjenocid e t’i qëndrojmë krah popullit palestinez. Çdo luftë çlirimtare nga kolonializmi është luftë feministe dhe kërkon solidaritetin tonë të pakompromis!

Nga lumi gjerë në det, liri për Palestinën 🇵🇸

Photos from MARShojmë S'festojmë's post 08/03/2025

Ky 8 mars, le të jetë për solidaritetin, jetën, përkujdesjen, e revoltën për njana-tjetrën e një botë të lirë. Një çarje feministe kundër patriarkatit, kapitalizmit, e fashizmit!

Rroftë lufta feministe e rroftë marshi jonë!

Fotografitë:

Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address

Ilaz Kodra
Pristina
10000