Programi edukativ
Në institucion zhvillohet plani dhe programi i punës sipas standartëve dhe kurrikulës së edukimit parashkollor i ndarë sipas grupmoshave.Programi edukativ zhvillohet duke u bazuar në metodologjinë bashkëkohore,në përputhje me programin që do tju japim mundësi fëmijëve që prej larmisë të aktiviteteve ,lojrave ,vjerrshave,tregimeve ,bisedave të njohin vetën dhe botën përreth ,të krijojnë mardhënje shoqërore,të formojnë personalitetin ,të njohin të drejtat dhe detyrimet e tyre të cilat personeli bënë në mënyrë më nxitëse dhe mikëpritëse që secili fëmijë të ketë qendrën e vëmendjes. Mjedisi I Brendshëm
Mjedisi I brendshëm i institucionit është i sigurtë ,i pastërt dhe i ndërtuar në përmasa të përshtatshme për fëmijet parashkollor dhe fëmijet me aftësi të kufizuar. Dhomat e aktiviteteve ,klasa të institucionit janë të ndriquara dhe të ajrosura në mënyrë të përshtatshme dhe kanë orientim të duhur. Hapsirat e brendshme janë të mbrojtura nga dielli i fortë dhe zhurma . Sistemi i ngrohjes qëndrore është nën dysheme. Mjedisi i institucionit nuk posedon shkallë
Qdo fëmije i sigurohet një vend të posaqëm për të vendosur rrobat dhe gjërat personale. Stafi akademik
Star Kids me shumë kujdes ka pranuar stafin edukativ të cilët më shumë përkushtim dhe kujdes të veqant bëjnë që fëmijët e institucionit të kenë mirëqenje fizike dhe emocionale. Qdo edukatore ka kualifikimin adekuat për fushën e edukimit dhe në mënyrë të vazhdueshme kryen trajnimet e nevojshme lidhur me zhvillimin e edukimit të fëmijëve ,formim të personalitetit ,aftësimin në komunikim dhe diciplinim. Kuzhina
Star Kids ofron meny të përpiluar nga nutricionistja e përshtatshme për grup moshat veq e veq , me domosdoshmërin e kalorazhit që duhet të konsumoj fëmiju sipas moshës. Parimi themelor i institucionit është që fëmijëve tju sigurohet ushqimi i pastërt ,i freskët dhe i shëndetshëm ,pa detyrim me qëllim të respektimit të lirisë së tyre.