Kolegji ISPE

Kolegji ISPE

Share

Kolegji ISPE është Bartës Privat i Arsimit të Lartë i akredituar nga Agjencioni për Akreditim i Kosovës dhe i licensuar nga Ministria e Arsimit.

Kolegji ISPE është Bartës Privat i Arsimit të Lartë në Kosovë i akredituar nga Agjencia e Akreditimit dhe i licencuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Kolegji ISPE programet e veta universitare i ofron në bashkëpunim të ngushtë me Universitetin e Bremenit dhe Universitetin e Regensburgut në Gjermani. Kolegji ISPE është i vetmi institucion i arsimit të lartë i profilizuar eksluzivisht në fushën e studimeve evropiane dhe studimeve të sigurisë.

26/05/2026

ISPE Prom 2026 ✨

Photos from Kolegji ISPE's post 20/05/2026

Nxënësit e Kolegjit ISPE sot u ndeshën në futboll me një nga klubet më të forta në nivel vendi, FC Malisheva U17. Nxënësit tanë, futbollistë të talentuar, shkëlqyen në këtë lojë miqësore⚽️

18/05/2026

Një nga ekipet më të forta dhe më të kompletuara të Kolegjit ISPE, i formuar nga lojtarë talentë, shumë prej tyre me eksperiencë nga nivelet më të larta të futbollit dhe të përfshirë edhe në rrugëtimin drejt kombëtares, do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj FC Malisheva.

Djemtë tanë janë gati të japin spektakël në fushë. Kjo nuk është vetëm një ndeshje miqësore, është përballje emocionesh, pasioni dhe futbolli të bukur.

Nëse doni adrenalinë, emocione të vërteta dhe atmosferë futbolli, mos e humbisni këtë takim! Ejani dhe përjetojeni lojën nga afër!

Photos from Kolegji ISPE's post 14/05/2026

Gjatë vizitës sonë në Spitalin Special “Banja e Kllokotit”, nxënësit tanë kaluan momente shumë efektive dhe profesionale gjatë aktiviteteve të ndryshme të zhvilluara në këtë institucion shëndetësor.

Për më shumë, na gëzon fakti se nxënësit tanë do të kenë mundësinë të zhvillojnë praktikën e tyre profesionale tash e tutje në këtë institucion prestigjioz shëndetësor. Ky bashkëpunim do të jetë shumë i rëndësishëm, sidomos për nxënësit e drejtimit të Fizioterapisë.

Faleminderit stafit për mikpritjen dhe përkushtimin ndaj nxënësve tanë. ❤️

Photos from Banja Kllokotit's post 14/05/2026
Photos from Kolegji ISPE's post 04/05/2026

Atmosfera dhe përkushtimi i nxënësve gjatë aktiviteteve të tyre të mësimit teorik dhe praktik në përditshmërinë e tyre në drejtimin ASISTENT I FIZIOTERAPISË.

Në kuadër të këtij drejtimi, nxënësit përgatiten dhe zhvillojnë aftësi TEORIKE dhe PRAKTIKE në këto fusha:

-Bazat e Anatomisë dhe Fiziologjisë;
-Parimet e Fizioterapisë dhe Rehabilitimit;
-Teknikat e Terapisë Fizike dhe Ushtrimet Rehabilituese;
-Përdorimi i Pajisjeve dhe Aparaturave Fizioterapeutike;
-Higjiena dhe Siguria në Ambientet Shëndetësore;
-Etika Profesionale dhe Komunikimi me Pacientin.

Photos from Kolegji ISPE's post 27/04/2026

Dr. Ari Bruçi këto ditë po qëndron në Poloni. Ndër të tjera, profesori Bruçi ka zhvilluar një takim me Dekanin e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, prof. Marcin Adamiak, në Silesian University of Technology në Gliwice, Poloni. Ky fakultet është një nga qendrat më të mëdha kërkimore në Evropë në fushën e materialeve dentare dhe implanteve.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e:

•shkëmbimit të stafit akademik;
•shkëmbimit të studentëve;
•bashkëpunimit në projekte kërkimore;
•përdorimit të laboratorëve të avancuar të universitetit.

Ky bashkëpunim shihet si një mundësi konkrete për forcimin e kapaciteteve kërkimore dhe ndërkombëtarizimin e arsimit në Kolegjin ISPE.

19/04/2026

Disa nga momentet e ekskursionit në Shqipëri 🇦🇱.
Nxënësit tanë jo vetëm që mësuan, por krijuan kujtime që do t’i mbajnë gjatë.

Komplimentet më të mira për sjelljen shembullore të nxënësve tanë!

07/04/2026

Të përkushtuar, profesionistë dhe gjithmonë në shërbim të dijes, të cilët çdo ditë japin më të mirën për edukimin e gjeneratave të reja.

Photos from Kolegji ISPE's post 04/04/2026

Jemi të lumtur të ndajmë me ju suksesin e arritur të nxënëses tonë nga klasa e dhjetë, Ema Gruda, e cila në Olimpiadën e Kimisë 2026, garë e organizuar nga Komuna e Prishtinës, është renditur e para nga të gjitha shkollat e mesme profesionale të komunës së Prishtinës. Si rezultat i këtij suksesi në këto gara jashtëzakonisht kompetitive, Kolegji ISPE do ta përfshijë automatikisht në programin e bursave Emën.

Urojmë suksese të tjera Emës dhe të gjithë nxënësve tanë!

Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Rr. Enver Maloku, Nr. 49
Pristina