Këshilla të dobishme

Këshilla të dobishme Lejohet shperndarja postimeve pa e ndryshuar tekstin/videon/fotografinë, si dhe duke u vendosur linkun https://facebook.com/keshilladobishme

24/08/2026

Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah!

Shpjegimi i librit “Mburoja e muslimanit”

Ligjëron: Petrit Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!

Linku për ders dhe pyetje:

https://udhezimi.com/live/

24/08/2026

Ne kemi nevojë herë pas here t’i shohim përshkrimet e kësaj bote përmes Kuranit, që ta shohim realitetin e saj pa maska. Kurani e përshkruan atë si: mall kalimtar (عَرَض), kënaqësi e përkohshme (متاع), mashtrim (غرور), argëtim (لهو), lojë (لعب), stoli e përkohshme (زهرة), mburrje mes njerëzve (تفاخر), sprovë (فتنة) dhe zbukurim i jashtëm (زخرف).

Prandaj mos e neglizho rishikimin e fjalorit kuranor rreth dynjasë, që në mendjen tënde të vendosen në mënyrë të drejtë peshat dhe vlerat e roleve e të gjërave, dhe që të durosh atë që Allahu ta ka caktuar.

Njeriu nuk duhet ta shohë dynjanë sipas mënyrës se si e paraqesin njerëzit, reklamat apo dëshirat, por sipas përshkrimit që i bën Allahu në Kuran. Kjo e ndihmon të mos mashtrohet nga shkëlqimi i saj dhe ta përballojë me durim atë që i ndodh në jetë.

Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku

https://telegram.me/keshilla_te_dobishme

24/08/2026

Platforma online e Kuranit “Keuther” – sektori i meshkujve - ju njofton se aplikimi për pranimin e nxënësve të rinj është HAPUR!

Apliko nëpërmjet faqes zyrtare të Platformës në linkun:

https://platformaekuranit.com/aplikimi-per-meshkuj/

Nxitoni ngaqë afati dhe numri është i limituar!

22/08/2026

Sepse dhurata më e bukur nganjëherë është ajo që arrin te njeriu para se ai të detyrohet ta thyejë veten dhe të kërkojë.

Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku

https://telegram.me/keshilla_te_dobishme

22/08/2026

Kur pyetja bëhet një mënyrë e sjellshme për të ikur nga përgjegjësia

Ekziston një shprehje që në pamje të parë duket bujari, kujdes dhe fisnikëri, por që tek disa njerëz është shndërruar në një nga mënyrat më të zgjuara për t’iu shmangur përgjegjësisë:

“Ke nevojë për diçka?”
“Dëshiron gjë?”
“Për Zotin, nëse të duhet diçka, më thuaj!”

Pastaj vazhdon i qetë, me ndërgjegje të rehatuar!

Sikur vetëm me shtrimin e pyetjes ta ketë kryer detyrën e vet.

Më e çuditshmja është se këto fjalë ndonjëherë janë bërë zëvendësim për format më të thjeshta të kujdesit dhe iniciativës.

E sheh babanë e moshuar dhe i thotë:
“Nëse të duhet gjë, më thuaj.”

E sheh nënën duke kërkuar në çantë për të gjetur paratë e ilaçeve dhe i thotë:
“Nënë, nëse ke nevojë për diçka, më trego.”

E di se vëllai i tij ka humbur punën dhe i thotë:
“Nëse të duhet gjë, mos ki turp nga unë.”

E sheh mikun duke kaluar një krizë, detajet e së cilës i njeh mirë, dhe i thotë:
“Për çdo gjë jam i gatshëm.”

Pastaj pret që njeriu i thyer të vijë vetë…

Të shpjegojë nevojën e tij…

Të pranojë pafuqinë e tij…

Të kërkojë…

Madje ndoshta ta përsërisë kërkesën!

Pastaj, nëse ai nuk kërkon, i thotë vetes dhe të tjerëve:

“Pasha Allahun, e pyeta, por ai tha se nuk kishte nevojë për asgjë!”

Sa e çuditshme!

Tek disa prej nesh, fjala “Ke nevojë?” është bërë një dëshmi pafajësie që ia japim vetes para se të bëjmë diçka!

Ndodh që ne e dimë se ai ka nevojë.

E shohim nevojën e tij me sytë tanë.

Dhe kemi mundësi ta ndihmojmë.

Megjithatë e pyesim një pyetje për të cilën e dimë se dinjiteti i tij mund ta shtyjë të përgjigjet:

“Jo, faleminderit, nuk kam nevojë.”

Dhe ne gëzohemi me këtë përgjigje!

Jo gjithmonë sepse jemi të lumtur që ai është mirë…

Por sepse shpëtuam nga detyrimi!

Këtu qëndron dallimi i madh mes atij që dëshiron vërtet të të ndihmojë dhe atij që dëshiron vetëm të vërtetojë se ta ka ofruar ndihmën.

I pari vëren.

I dyti pyet.

I pari merr iniciativë.

I dyti pret kërkesën.

I pari i thotë nënës:
“Këto janë paratë për ilaçin tënd të këtij muaji.”

I dyti i thotë:
“Nëse të duhen para për ilaçin, më thuaj.”

I pari i thotë babait:
“Këtë faturë ma lër mua.”

I dyti e di se babai nuk mund ta përballojë, por i thotë:
“Nëse ngushtohesh, më telefono.”

I pari e sheh nevojën dhe ta ruan dinjitetin.

I dyti të detyron së pari të pranosh nevojën para tij që pastaj të të ndihmojë.

Nuk duhet të kuptohet se pyetja është e qortueshme. Të pyesësh për nevojat e njerëzve është diçka e bukur, dhe ka nevoja që nuk mund t’i njohim pa pyetur.

Por fjala është për ato nevoja të dukshme, që i dimë shumë mirë, e megjithatë bëjmë sikur nuk i dimë derisa vetë personi t’i shprehë.

Disa njerëz nuk kanë nevojë që t’i pyesësh:

“Çfarë të duhet?”

Por kanë nevojë që t’u thuash:

“E pashë nevojën tënde dhe u kujdesa për të.”

Kjo është një shkallë tjetër e bamirësisë.

Bamirësia nuk është gjithmonë të presësh që dora të zgjatet drejt teje…

Ndonjëherë bamirësia është të arrish te ajo dorë para se ajo të detyrohet të zgjatet.

Dhe më e dhimbshmja është kur kjo ndodh me prindërit.

Një nënë që e shpenzoi jetën për ty, e më pas, kur u rrite, e bën të thotë:

“O biri im, kam nevojë për para për ilaçin.”

Një baba që e njihte nevojën tënde para se ta shprehje, e pastaj, kur u dobësua, pret prej tij të të thotë:

“O biri im, kam nevojë.”

Kini kujdes…

Ka dallim mes asaj t’ia hapësh njeriut derën e kërkesës dhe ta ruash atë nga poshtërimi i kërkimit.

Sa njerëz kanë thënë:

“Nëse ke nevojë për mua, unë jam këtu.”

Ndërsa e vërteta në zemrën e tyre ka qenë:

“Shpresoj të mos kesh nevojë për mua!”

Prandaj mos e bëni pyetjen zëvendësim të bamirësisë.

Mos e bëni shprehjen “Nëse të duhet diçka, më thuaj” një faturë të rreme me të cilën bindni ndërgjegjen tuaj se e keni kryer detyrën.

Sepse disa nevoja nuk kanë nevojë për pyetje…

Kanë nevojë për një zemër që sheh.

Dhe disa njerëz nuk i pengon të kërkojnë sepse janë të pavarur nga ti…

Por sepse u ka mbetur ende dinjiteti.

Prandaj mos prit gjithmonë që nevojtari të të thotë: “Kam nevojë.”

22/08/2026

Prej çasteve më madhështore dhe më të dobishme është që njeriu të veçohet me veten e tij, të rishikojë gjendjen e vet, të shikojë si i ka kaluar kohët e tij, të trajtojë mangësitë dhe lëshimet e veta, të planifikojë për të ardhmen e tij dhe të përpiqet të kompensojë atë që i ka kaluar.

Kjo është një prej formave më të dobishme të llogaritjes së vetes, përmes së cilës njeriu njeh të metat e veta, korrigjon rrugën e tij dhe përgatitet për takimin me Allahun.

Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku

https://telegram.me/keshilla_te_dobishme

21/08/2026

Esselamu alejkum we rahmetullahi we berakatuhu!
Ju njoftojmë se tani do të fillojë dersi in shaa Allah.

Shpjegimi i librit “El-Feuaid” të ibn Kajjimit

Ligjëron: Petrit Perçuku

Ju ftojmë që të përfitoni!

Linku për ders dhe pyetje:

https://udhezimi.com/live/

21/08/2026

Shtoji lutjet drejtuar Allahut ne këtë ditë të xhumasë, sepse do të gjesh strehë dhe qetësi të zemrës

Falënderimi i qoftë Allahut që për ne ka hapur një derë që nuk mbyllet kurrë; i afrohemi Atij me lutje dhe me zemër të lodhur, dhe te Ai gjejmë qetësi që na rregullon shpirtin nga e para.

Dhe falënderimi i qoftë Allahut për rrahjet e besimit që lindin sa herë shtrijmë duart tona; frika qetësohet dhe bindja forcohet se Allahu është më afër se gjithë kjo lodhje.

Përktheu: Hoxhë Petrit Perçuku

https://t.me/keshilla_te_dobishme

Address

Pristina

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Këshilla të dobishme posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category