Shkolla Politike 'Ibrahim Rugova'

Shkolla Politike 'Ibrahim Rugova'

24/09/2024

Filloi klasa e tretë e gjeneratës së parë të shkollës politike “Ibrahim Rugova”. Na ndiqni për t’u informuar për kohën e aplikimeve dhe mundësitë që ofron programi ynë për liderët e rinj.

23/08/2024

Bëhu pjesë e Shkollës Politike ‘Ibrahim Rugova’.

Gjatë 12 javëve, nga mentor e ligjërues ekspert të fushave përkatëse, do të mësoni për Rugovizmin, për të djathtën, ekonominë e tregut, teorinë dhe historinë politike, organizimin shtetëror, institucionet ndërkombëtare, demokracinë, qeverisjen, si dhe komunikimin, debatin e analizën politike.

Aplikimi është i hapur deri më 4 shtator 2024.

Të gjitha informatat i gjeni tek linku:

https://lidhjademokratike.org/shkolla/

Përmbyllëm dy klasat e para të gjeneratës së parë të Shkollës Politike ‘Ibrahim Rugova’ me 40 studentë që do të ndërtojn...
12/05/2024

Përmbyllëm dy klasat e para të gjeneratës së parë të Shkollës Politike ‘Ibrahim Rugova’ me 40 studentë që do të ndërtojnë Kosovën evropiane mbi parimet e qendrës së djathtë!

Këtë fundjavë 40 studentët tanë përmbyllën modulin e fundit mbi debatin e mirëstrukturuar dhe argumentuar. Të pajisur me njohuri mbi proceset shtetformuese dhe kontributin e politikave të qendrës së djathtë me LDK-në në krye, studentët tanë janë të gatshëm të përballen me sfidat e kalimit të madh të Kosovës në një shtet të barabartë në komunitetin e shteteve euroatlantike.

Është privilegj dhe krenari të kemi studentë të tillë që dalin nga modulet e Shkollës sonë!

Këtë fundjavë përmbyllëm klasën e dytë të gjeneratës së parë të Shkollës Politike! E shtrirë në nëntë module Shkolla për...
29/04/2024

Këtë fundjavë përmbyllëm klasën e dytë të gjeneratës së parë të Shkollës Politike!

E shtrirë në nëntë module Shkolla përshkoi tema që nga historia, vlerat dhe kontributi shtetformues i LDK-së, shteti, partitë politike dhe demokracia, sistemi politik i Kosovës, rendi kushtetues dhe institucionet, komunikimi politik, parimet e qendrës së djathtë, aktivizmi partiak, gratë dhe të rinjtë, politika e jashtme, lidershipi politik si dhe programi politik i LDK-së “Rruga e Re”.

Studentët tanë të shkëlqyer si Andi, Besarti, Butrinti, Djellza, Donita, Elioni, Erioni, Erza, Gema, Igballja, Lorenta, Loriku, Luani, Marigona, dy Rinesat, Senati, Vlera dhe Ylli do jenë yjë të një të ardhmeje të ndritur të vendit tonë!

02/03/2024

Kryetari i LDK-së uron dhe mirëpret klasën e dytë të gjeneratës së parë të Shkollës Politike “Ibrahim Rugova”.

Bëhu pjesë e Shkollës Politike ‘Ibrahim Rugova’.Aplikimi është i hapur deri më 11 shkurt 2024.Të gjitha informatat i gje...
30/01/2024

Bëhu pjesë e Shkollës Politike ‘Ibrahim Rugova’.

Aplikimi është i hapur deri më 11 shkurt 2024.

Të gjitha informatat i gjeni tek linku:

Lidhja Demokratike e Kosovës ka themeluar Shkollën Politike për të rinjtë e saj (18-25 vjeç) që duan të ndërtojnë njohuri të gjera mbi proceset shetformuese, historinë politike, institucionet shtetërore, shtetin, demokracinë, diplomacinë, lidershipin politik si dhe shumë tema tjera. ...

Përmbyllëm dhe Modulin 9, të fundit për klasën e parë të gjeneratës së parë të Shkollës Politike! Për nëntë javë rresht ...
28/01/2024

Përmbyllëm dhe Modulin 9, të fundit për klasën e parë të gjeneratës së parë të Shkollës Politike!

Për nëntë javë rresht me 20 studentët e Shkollës analizuam, diskutuam e debatuam historinë, vlerat dhe kontributin e LDK-së në katër dekada, shtetin dhe demokracinë, sistemin politik dhe rendin kushtetues, komunikimin politik, parimet e qendrës së djathtë, aktivizmin partiak, politikat e jashtme, lidershipin politik si dhe programin politik të LDK-së, Rruga e Re.

Nëntë javë, nëntë module të koordinuara nga Besian Mustafa dhe mentoruara nga ai dhe Doarsa Kica Xhelili, Sibel Halimi, Alban Zogaj, Jehona Lushaku, Berat Rukiqi dhe Hykmete Bajrami dhe me ligjërues të shumtë si Muhamet Hamiti, Alush Gashi, Armend Zemaj, Lutfi Haziri, Visar Berisha, Mentor Agani, Anton Quni, Imri Ahmeti, Valon Halimi, Paris Guri, Visar Azemi, Besnik Osmani, Blerta Vula Rizvanolli dhe shumë ligjërues tjerë që pasuruan diskutimet.

Një e ardhme e ndritur e pret vendin tonë në lidershipin e studentëve tanë: Anila, Ardiani, Arnesa, Bahtiri, Blendiana, Dëbora, Dioni, Driada, Durimi, Ergini, Fortesa, Herolinda, Ilirjada, Laura, Leoni, Melosi, Orinesi, Premtoni, Rilindi dhe Vlera.

“Komunikimi Politik” ishte lënda rreth së cilës mësuan studentët e shkollës politike ‘Ibrahim Rugova’ këtë të premte dhe...
18/12/2023

“Komunikimi Politik” ishte lënda rreth së cilës mësuan studentët e shkollës politike ‘Ibrahim Rugova’ këtë të premte dhe të shtunë, mentoruar e ligjëruar nga Sibel Halimi. Gjatë këtyre ligjëratave, u diskutua rreth teknikave të komunikimit politik dhe rëndësinë e gjuhës në krijimin e diskursit politik.

Mysafirët si nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e anëtari i Kryesisë, Visar Berisha folën për komunikimin e LDK-së e gjendjen politike shoqërore në vend ndërsa të shtunën gazetari Kreshnik Gashi, e mysafirët Mentor Agani e Gent Beqiri diskutuan rreth dezinformatave e burimeve të informacionit, përpunimit të të dhënave, popullizmi si mjet komunikimi si dhe rrjetet sociale e intelegjencën artificiale.

Moduli i sotëm, mentoruar nga Berat Rukiqi dhe ligjërues mysafir Anton Quni u përqendrua tek lidershipi politik.
08/12/2023

Moduli i sotëm, mentoruar nga Berat Rukiqi dhe ligjërues mysafir Anton Quni u përqendrua tek lidershipi politik.

Studentët tanë, në ditëlindjen e Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova vizituan familjen Rugova.
02/12/2023

Studentët tanë, në ditëlindjen e Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova vizituan familjen Rugova.

Vazhduam me Modulin 2 me mentorimin e Doarsa Kica Xhelili dhe ligjërues mysafir Armend Zemaj.
01/12/2023

Vazhduam me Modulin 2 me mentorimin e Doarsa Kica Xhelili dhe ligjërues mysafir Armend Zemaj.

Address

Rr. UÇK 2B
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla Politike 'Ibrahim Rugova' posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla Politike 'Ibrahim Rugova':

Shortcuts

Share

Category