07/07/2019
Të Hënën nga ora 11:11 në Radio Dukagjini, do të kemi mysafirin e radhës në emisionin Shnosh e Mirë, Ass. Msc. Krenar Dobroshi, Farmacist & Magjistër për Kozmetologj.
Krenari është i lindur në Prishtinë dhe vijoi shkollën fillorenë “Meto Bajraktari” për të vazhduar më pas për 3 vitetë tjera tek shkolla e mesme “Mehmet Akif”. Vitin e 4-të të shkollës së mesme e vazhdoi në “Nampa High School” në Idaho të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për shkak të largësisë vendosi të kthehej më afër vendlidjes dhe u regjistua në Universitetin Yeditepe në Stamboll ku përfundoi Farmacinë. Gjatë vitit të 4-të të studimeve, i obsesionuar pas lëndës së Kozmetologjisë vendosi që pas studimeve të vazhdoi magjistraturën në Kozmetologji ku dhe e përfunodi me notë maksimale.
Studimet i përfundoi 2 vite para kohës së paraparë dheu kthye sa më parë në vendlidje. Duke u bazuar nëkonceptin unik që të jetë një pikë ku mund të merren tëgjitha shërbimet estetike dhe dermatologjike, hapi qëndrën klinike dermatologjike-estetike “estethica” në Prishtinë, ku ofron të gjitha trajtimet dermatologjike dhe shërbime estetike që njëriu mund të ketë nevojë.
Që nga viti 2016 është asistent ligjerues në lëndën e Kozmetologjisë në Kolegjin e Shkencave Mjekësore Rezonanca, ku është përgjegjës për lëndën praktike dhe teorike të Kozmetologjisë. Është vijues dhe pjesëmarrës i rregullt i kongreseve dhe panairëve estetike, dermatologjike dhe laserike më të mëdha ndërkombëtare në botë si në Munich, Oslo, Dubai, Paris, Stamboll etj.
Njëherazi është në përfundim të doktoratës nëdrejtimin e Kozmetologjisë / Teknologjisë farmaceutike. Për të mos mjaftuar kjo, është i dhënë pas teknologjisë laserike ku dhe posedon teknologjinë më të avancuar që gjendet në shtetet më të zhvilluara në botë. Duke u bazuar në përvojën e fituar dhe teknologjinë që posedon, bashkarisht me stafin që e menaxhon, ka rezultate mbresëlënëse në përmirësimin dhe rinimin e lëkurës.
Për të gjitha pyetjet e juaja, ju lutëm të na shkruani në këtë postim ose në inbox.
Emisioni udhëhiqet nga Jehona Idrizaj Gjocaj
11/05/2019