Federata e Taekwondo-së e Kosovës

Federata e Taekwondo-së e Kosovës

Share

Faqja zyrtare në Facebook e Federates së Taekwondo-së së Kosovës ©

Official page of KTF

Kjo faqe administrohet nga Federata e Taekwondo-se të Kosovës dhe i shërben promovimit të FTK-së dhe aktiviteteve të saj.

Photos from Federata e Taekwondo-së e Kosovës's post 20/05/2026

Presidenti i Federatës së Taekwondo-së së Kosovës, z. Arsim Agushi, së bashku me Zëvendëspresidentin z. Shqipdon Zogaj dhe Sekretarin Gjeneral z. Muhamed Gashi, morën pjesë në mbrëmjen gala të organizuar me rastin e 50-vjetorit të themelimit të Federatës Evropiane të Taekwondo-së (ETU).

Në këtë mbrëmje solemne, ku Federata e Taekwondo-së e Kosovës pati nderin të jetë e ftuar, delegacioni ynë pati mundësi të takohet me drejtues të Federatës Botërore të Taekwondo-së (WT) dhe Federatës Evropiane të Taekwondo-së (ETU), si dhe me përfaqësues dhe udhëheqës të federatave nga shtetet e ndryshme evropiane.

Gjatë këtyre takimeve u zhvilluan biseda të rëndësishme dhe shumë frytdhënëse lidhur me bashkëpunimet e ardhshme, zhvillimin e Taekwondo-së në Kosovë, si dhe forcimin e lidhjeve ndërkombëtare në këtë sport.

Pjesëmarrja në këtë ngjarje përbën një hap të rëndësishëm në avancimin e mëtejshëm të Federatës së Taekwondo-së së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Photos from Federata e Taekwondo-së e Kosovës's post 19/05/2026

Reprezentacioni i Kosovës në Taekwondo mori pjesë në Kampionatin Evropian për Senior, i cili u mbajt në Munich, Gjermani, nga data 11 deri më 14 maj.

Kosova u përfaqësua me gjithsej 6 sportistë, të cilët patën paraqitje të mirë dhe dhanë maksimumin në përballje me kundërshtarë të nivelit të lartë evropian. Sportistët pjesëmarrës ishin: Suleiman Vizdiklar (-54kg), Bleron Ademi (-58kg), Valton Ademi (-63kg), Elion Agushi (-68kg), Mal Sahiti (-74kg) dhe Jon Gashi (-80kg).

Ndër paraqitjet më të suksesshme u veçua sportisti Jon Gashi, i cili në kategorinë -80 kg arriti të avancojë në dy gjiro dhe të sigurojë plasman në vendin e 5-të, duke treguar performancë të qëndrueshme dhe nivel të lartë konkurrues.

Reprezentacioni i Kosovës u paraqit me dinjitet, disiplinë dhe përkushtim sportiv, duke përfaqësuar vendin në mënyrën më të mirë të mundshme në një kampionat të këtij niveli.

Federata falënderon të gjithë sportistët dhe stafin teknik për angazhimin e tyre dhe mbetet e përkushtuar në zhvillimin dhe mbështetjen e mëtejme të sportistëve tanë, me shpresë për suksese edhe më të mëdha në garat e ardhshme ndërkombëtare.

Photos from Federata e Taekwondo-së e Kosovës's post 14/04/2026

Federata e Taekwondo-së e Kosovës 🇽🇰 të përfaqësuar nga kryetari z.Arsim Agushi dhe sekretari gjenaral i FTWK-së, z.Muhamed Gashi zhvilluan një takim të rëndësishëm me përfaqësuesit e World Taekwondo në Tashkent, Uzbekistan 🇸🇱

znj. Seungmin Monika LEE Deputy Secretary General, z.Woongki Leo KIM Assistant Manager si dhe znj Claudia Cardenas Coordinator në kuadër të programit WT Development Program.

Gjatë këtij takimi u përgezuam për ngritjen e Federates së Taekwondos të Kosovës për 38 pozita më lartë ⬆️ në ranglistën e World Taekwondo si dhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe përkrahjes së mëtejshme të Federatës së Kosovës në disa fusha kyçe, duke përfshirë zhvillimin e sportistëve të rinj, ngritjen profesionale të trajnerëve, si dhe avancimin e infrastrukturës dhe aktiviteteve sportive në vend dhe ndërkombëtare.

Përfaqësuesit e Federatës të Taekwondos së Kosovës shprehën mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme nga World Taekwondo, duke theksuar rëndësinë e këtij bashkëpunimi për rritjen e cilësisë dhe përfaqësimit ndërkombëtar të FTWK-së.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve ndërkombëtare dhe zhvillimit të mëtejshëm të sportit të Taekwondos në Kosovë.




Photos from Federata e Taekwondo-së e Kosovës's post 11/04/2026

Federata e Taekwondo-së e Kosovës u përfaqësua sot në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Botërore të Taekwondo-së (WT), e cila u mbajt në Tashkent, Uzbekistan 🇺🇿

Delegacioni i Kosovës u përfaqësua nga Presidenti Arsim Agushi dhe Sekretari i Përgjithshëm Muhamed Gashi 🇽🇰

Njëkohësisht në Tashkent po zhvillohet edhe Kampionati Botëror për Juniorë, ku Kosova do të përfaqësohet nga sportistja Imarah Vizdiklar në kategorinë Junior -52kg.

I dëshirojmë shumë fat dhe suksese në këtë garë të rëndësishme!

Photos from Federata e Taekwondo-së e Kosovës's post 09/04/2026

MEMORANDUM BASHKËPUNIMI MES FTWK-së dhe MSR-së 2026 🇽🇰

Federata e Taekwondo-së e Kosovës ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimin për vitin 2026. Memorandumi u nënshkrua nga kryetari i Federatës së Taekwondo-së të Kosovës z.Arsim Agushi dhe Ministri i Sportit dhe Rinisë z. Blerim Gashani.

Ky bashkëpunim synon zhvillimin e mëtejmë të Taekwondo-së, mbështetjen e sportistëve tanë dhe promovimin e vlerave sportive tek të rinjtë.

Falënderojmë MSR-në për mbështetje dhe bashkëpunim!

Vazhdojmë të punojmë për suksese të reja!



Photos from Federata e Taekwondo-së e Kosovës's post 26/03/2026

Asambleja e Përgjithshme e Punës KOK 2025.

Me 24 Mars 2026 Federata e Taekwondo-së e Kosovës u përfaqesua nga Kryetari z.Arsim Agushi dhe Nënkryetari z.Shqipdon Zogaj.


20/03/2026

Federata e Taekwondo-së e Kosovës ju uron festën e Fitër Bajramit!

Photos from Federata e Taekwondo-së e Kosovës's post 21/02/2026

Laureatët e Vitit 2025 🇽🇰

Komiteti Olimpik i Kosovës ka shpallur Laureatët e Vitit 2025, ku Federata e Taekwondosë së Kosovës është nderuar me dy çmime.

Bleron Ademi është shpallur Shpresa e Vitit pas suksesit të tij dhe medaljes së fituar në Kampionatin Evropian U21, në Prishtinë🥉

Ndërsa Federata fitoi Çmimin për arritje të Veçantë për organizimin me sukses të Kampionatit Evropian U21 të Taekwondo-së, të mbajtur në Prishtinë.

Falënderojmë Komitetin Olimpik të Kosovës, Ministrinë e Sportit dhe Rinisë, stafin e Federatës dhe të gjithë sportistët për përkushtimin, punën dhe arritjet gjatë vitit të kaluar.

17/02/2026

Gëzuar 18 vjetorin e Pavarësisë Kosovë 🇽🇰 18 vite shtet, plot forcë, talent dhe rini që na bën krenarë çdo ditë. Federata eTaekwondo-së e Kosovës ju uron të gjithëve!

Me respekt
Arsim Agushi
Kryetar i FTWK-së

29/12/2025

EC U21 Moments 🇽🇰

Quite an entrance for the finalists of the European Championships U21, stepping in with style 🔥

Want your school to be the top-listed School/college in Pristina?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Website

Address

Rr. Agim Ramadani Nr:45
Pristina
10000