29/04/2026
Orhan Nazifi nga Instituti INVES sot dëshmoi edhe një herë përkushtimin ndaj jetës dhe komunitetit, duke dhuruar gjak në repartin e Transfuzionit të Gjakut në Ferizaj.
Ky akt human nuk është vetëm një gjest solidariteti, por një mesazh i fortë ndërgjegjësimi se secili prej nesh mund të bëjë një ndryshim real. Dhurimi i gjakut është një nga format më të pastra të ndihmës – një veprim i vogël që mund të shpëtojë jetë dhe t’u japë shpresë familjeve që përballen me sfida të mëdha.
Instituti INVES vazhdon të promovojë vlera njerëzore dhe të jetë aktiv në kauza që prekin drejtpërdrejt shoqërinë, duke inkurajuar qytetarët që të bëhen pjesë e këtyre iniciativave jetike.
28/04/2026
Labinot Azemi në lëvizje të re në Komunën e Vushtrrisë – çfarë po sjellë?
27/04/2026
Drejtuesit e Institutit INVES realizuan një takim me znj. Hyrë Uka Hoxha, Drejtoreshë e Drejtorisë për Administratë të Përgjithshme në Komunën e Vushtrrisë.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet Komunës dhe Institutit.
Takimi u karakterizua nga një frymë bashkëpunuese dhe gatishmëri për të ndërtuar partneritete në të ardhmen.
08/04/2026
Labinot Azemi dhe Orhan Nazifi ndajnë mirënjohje për kryetarin e Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhin për angazhimin dhe shërbimin ndaj qytetarëve
30/03/2026
Përfaqësuesi i institutit INVES, psikologu Orhan Nazifi, realizoi një ligjëratë informuese mbi bullizmin kibernetik në IAAP “Zenel Hajdini” dhe Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, në kuadër të projektit për Promovimin e Vlerave Humane, nga Kryqi i Kuq i Kosovës.
Në këtë ligjëratë u trajtuan rreziqet e bullizmit në hapësirën digjitale, format e shfaqjes së tij, si dhe mënyrat konkrete të parandalimit dhe reagimit ndaj tij.
Kontribut të çmuar në realizimin e aktivitetit dhanë edhe nxënëset aktiviste vullnetare Enkelejda Beqiri dhe Ardiana Hasani, të cilat ndihmuan në përcjelljen e mesazheve sensibilizuese tek nxënësit.
Ligjërata theksoi rëndësinë e raportimit të rasteve të bullizmit dhe mbështetjes së viktimave, duke synuar krijimin e një mjedisi më të sigurt, më të shëndetshëm dhe gjithëpërfshirës në shkolla.
Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me prof. Arsim Hamiti dhe prof. Vedat Ismajli.
11/02/2026
Labinot Azemi falënderon Komunën e Ferizajt për angazhimin në luftën kundër bullizmit në shkolla
14/01/2025
I mbeshtetur nga një staf profesional sot kemi themeluar Institutin për Ndërgjegjësim dhe Veprim Social INVES në të cilin unë jam Drejtor dhe mezi pres të zhvillojmë aktivitete të shumta në të mirë të shoqërisë kosovare.
Instituti për Ndërgjegjësim dhe Veprim Social INVES ka për qëllim të promovojë ndërgjegjësimin dhe veprimin shoqëror përmes hulumtimeve dhe analizave dhe aktiviteteve që kontribojnë për zgjidhjen e sfidave sociale si; mbrojtjen e qytetareve nga diskriminimi dhe pabarazia, nxitjen e dialogut social, aktivizimin qytetar për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në përgjithësi ndërtimin e një shoqërie më solidare. Edukimin jo formal me qellim identifikimin dhe promovimin e normave dhe parametrave mbi të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të tij.
Në veçanti do të jemi zëri i fuqishëm i grupeve të cenueshme në Kosovë të cilët nga vështirësitë dhe pozicionet e ndryshme të tyre nuk i gëzojnë të drejtat dhe liritë që ju takojnë njësoj si pjesa tjetër e shoqërisë.
Me respekt, Labinot Azemi!
Drejtor i Institutit për Ndërgjegjësim dhe Veprim Social - INVES