Aktivitete për fëmijë

Aktivitete për fëmijë Libra kreativ për fëmijë

28/11/2025

📌 Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali dhe udhëheqësit tjerë shqiptarë nga të gjitha vendbanimet shqiptarë ngritën flamurin në Vlorë, duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

📌 Këtë ditë, Ismail Qemali u shpall kryetar i Kuvendit dhe kryetar i parë i qeverisë së shtetit Shqiptar.

📌 Më poshtë ju sjellim fjalimin e tij:

Oh! Sa të lumtur që e ndiej vehten sot, që shoh, këtu në Vlorë, kaqë burra Shqipëtarë të mbledhur tok, duke pritur me kureshti e padurim përfundimin e kësaj mbledhjeje historike, për fatin e Atdheut tonë të dashur. Plot me gaz e me lot ndër sy, nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush që t’ju gëzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe këtë minutë, Kongresi çpalli mëvehtësinë e Shqipërisë, duke lajmëruar gjithë botën mbarë për këtë punë e duke më ngarkuar mua kryesin’ e qeveris së përkohshme të Shqipërisë së lirë.

Nxjerr Flamurin, të cilin e ka të vendosur në një shtizë hekuri, natyrisht të vogël, dhe të pshehur nën pallto dhe pasi e mba një sekondë në dorë e ngul në shtyllat e ballkonit. Shqiptarët, posa e shohin Flamurin thërrasin me gëzim e me zë të lartë: Rroftë Flamuri, Rroftë Shqipërija e Lirë.



🇦🇱 🇦🇱🌍

Lidh fjalët me figurat.Ngjyros!•   👐🇦🇱🇦🇱
24/11/2025

Lidh fjalët me figurat.

Ngjyros!



👐🇦🇱🇦🇱

28 Nëntori 🇦🇱•   👐🇦🇱🇦🇱
23/11/2025

28 Nëntori 🇦🇱



👐🇦🇱🇦🇱

28 Nëntori 🇦🇱•
22/11/2025

28 Nëntori 🇦🇱



28 Nëntor 🇦🇱•
21/11/2025

28 Nëntor 🇦🇱



09/11/2025

Shkruajmë shkronjat e vogla të alfabetit ✏️



11/10/2025

Aktivitete për fëmijë •

Ngjyros 🖍️•
01/10/2025

Ngjyros 🖍️



MatematikëLidh ato që tregojnë numrin e njejtë ✏️•
19/09/2025

Matematikë

Lidh ato që tregojnë numrin e njejtë ✏️



Aktiviteti motorikës fineFëmijët mund të perdorin plastelinën për të mbushur pjesët e pemëve sipas ngjyrës që kanë.Ky ak...
16/09/2025

Aktiviteti motorikës fine

Fëmijët mund të perdorin plastelinën për të mbushur pjesët e pemëve sipas ngjyrës që kanë.

Ky aktivitete zhvillon:
• Motorikën fine
• Përqendrimin
• Të menduarit
• Njohjen e ngjyrave
• Logjikën



Një ditë në kopshtNë mëngjes, fëmijët ulen rreth tavolinës dhe fillojnë të luajnë me kuba shumëngjyrësh. Ata ndërtojnë n...
11/09/2025

Një ditë në kopsht

Në mëngjes, fëmijët ulen rreth tavolinës dhe fillojnë të luajnë me kuba shumëngjyrësh. Ata ndërtojnë një kullë të lartë, duke qeshur e duke ndihmuar njëri-tjetrin.

Më pas, edukatorja i fton të gjithë të ulen në rreth. Ajo hap një libër të madh dhe fillon të tregojë një histori të bukur. Fëmijët e dëgjojnë me vëmendje, disa qeshin, disa habiten me aventurat e personazheve.

Kur vjen ora e drekës, të gjithë ulen në tavolinë. Secili merr pjatën e vet dhe hanë së bashku. Bisedojnë, qeshin dhe mësojnë si të sillen mirë në tavolinë.

Pas drekës është koha e artit. Disa pikturojnë lule e figura të ndryshme me ngjyra të bukura, ndërsa të tjerë presin letra e bëjnë punime krijuese. Krijimet e tyre zbukurojnë klasën.

Pas kaq shumë loje dhe aktivitetesh, vjen momenti i pushimit. Fëmijët shtrihen në shtrat, edukatorja i mbulon me kujdes dhe ata mbyllin sytë ngadalë. Dhoma mbushet me qetësi.

Kështu kalon një ditë e lumtur në kopsht – plot lojë, mësim, art dhe pushim. 🌼



Address

Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Aktivitete për fëmijë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share