Shfmu Filip Shiroka - Prishtinë

Shfmu Filip Shiroka - Prishtinë Faqja zyrtare e shkollës. Faqja menaxhohet nga drejtoria e shkollës dhe stafi i mësimdhënësve.

NJOFTIM PËR PRINDËRITTë nderuar prindër,Me hyrjen në javën e dytë të procesit mësimor, ju bëjmë thirrje që të kujdeseni ...
04/09/2026

NJOFTIM PËR PRINDËRIT

Të nderuar prindër,

Me hyrjen në javën e dytë të procesit mësimor, ju bëjmë thirrje që të kujdeseni për pajisjen e fëmijëve tuaj me tekstet shkollore të nevojshme, në mënyrë që të mund të ndjekin mësimin pa pengesa.

Sipas informacionit të mbledhur nga drejtoria e shkollës, ende ka nxënës që nuk i kanë të gjitha librat e kërkuara.

Ju kujtojmë se, sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASh), blerja e teksteve shkollore me anë të subvencioneve të ofruara është E DETYRUESHME. Prandaj, ju lutemi të shfrytëzoni këtë mbështetje dhe të siguroni librat për fëmijët tuaj sa më shpejt që të jetë e mundur.

Qëllimi ynë i përbashkët është që çdo nxënës të jetë i pajisur plotësisht dhe i gatshëm për të marrë pjesë aktivisht në mësim.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

NJOFTIM PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR
31/08/2026

NJOFTIM PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR

📚Njoftojmë gjithë nxënësit dhe prindërit se tekstet shkollore të cilat duhen të pajisen sipas klasave janë këto të paraq...
14/08/2026

📚Njoftojmë gjithë nxënësit dhe prindërit se tekstet shkollore të cilat duhen të pajisen sipas klasave janë këto të paraqitura si mëposhtë.

Kushti i veçantë është që librat e blerë të jenë të formatit orgjinal të papërdorura të lëshuara nga shtëpitë botuese.

Shihemi në shtator! 📖

https://www.facebook.com/share/1JJhPGTRmM/
27/07/2026

https://www.facebook.com/share/1JJhPGTRmM/

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

___________________________________

Otvoreno prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala

Od danas, 27. jula, otvara se prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava sve roditelje i staratelje da će se prijavljivanje vršiti putem platforme eKosova i da će biti otvoreno u periodu od dve nedelje: 27. jul – 9. avgust 2026. godine.

Subvencionisanje obuhvata kupovinu udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Finansijska sredstva biće prebačena direktno na bankovni račun roditelja/podnosioca prijave.

Pre nego što se prijavite, molimo vas da se uverite:

da je vaš bankovni račun aktivan i tačan;
da su vaši podaci na eKosova ažurirani.
Prijavljivanje će biti omogućeno i stranim državljanima sa privremenom ili stalnom dozvolom boravka u Republici Kosovo, čija deca pohađaju nastavu u obrazovnim ustanovama Republike Kosovo.

Za strane državljane koji još uvek nemaju dozvolu boravka, ali imaju decu upisanu u škole u Republici Kosovo, MON će dostaviti ASI-ju (Agenciji za informaciono društvo) listu ovih slučajeva kako bi im se omogućio pristup platformi eKosova za prijavu.

Dokumenti za ovu kategoriju šalju se imejlom na adresu: [email protected]

Link za prijavu:

https://rks-gov.net/469 – PRIJAVA – (1. do 5. razred)
https://rks-gov.net/471 – PRIJAVA – (6. do 9. razred)

Važna napomena: U skladu sa Administrativnim uputstvom MON-a br. 13/2016 o opremanju učenika udžbenicima, njihovoj upotrebi i čuvanju, učenici i roditelji su odgovorni za čuvanje udžbenika. Na kraju školske godine, udžbenici se moraju vratiti u školu u urednom stanju.

U slučaju da se udžbenici namerno ili iz nepažnje oštete ili izgube, roditelj je dužan da ih zameni ili nadoknadi. Predaja udžbenika vrši se kod razrednog starešine na kraju školske godine.

Sve prijave će verifikovati nadležne škole preko ovlašćenih koordinatora.

Za sve nedoumice u vezi sa prijavom, zainteresovani se mogu obratiti na imejl adresu ili broj telefona naveden u nastavku:

[email protected]

Tel: +383 (0) 38 200 65 049

Želimo svim učenicima uspešnu školsku godinu i mnogo uspeha u učenju!

___________________________________

Applications Open for the Subsidization of School Textbooks and Materials

Starting today, July 27, applications are open for the subsidization of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The Ministry of Education and Science informs all parents and guardians that applications will be submitted through the eKosova platform and will remain open for a period of two weeks, from July 27 to August 9, 2026.

The subsidy covers the purchase of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The financial assistance will be transferred directly to the parent’s/applicant’s bank account.

Before applying, please make sure that:

Your bank account is active and the information provided is correct;
Your personal information on eKosova is up to date.
Applications will also be available to foreign citizens holding temporary or permanent residence permits in the Republic of Kosovo, whose children attend educational institutions in the Republic of Kosovo.

or foreign citizens who do not yet have a residence permit but have children enrolled in schools in the Republic of Kosovo, the Ministry of Education and Science (MASH) will submit a list of these cases to the Agency for Information Society (ASHI) in order to enable access to eKosova for the purpose of applying.

Documents for this category should be submitted by email to: [email protected]

Application links:

https://rks-gov.net/469 – APPLICATION – (Grades 1 to 5)
https://rks-gov.net/471 – APPLICATION – (Grades 6 to 9)

Important note: In accordance with MASH Administrative Instruction No. 13/2016 on the provision, use, and preservation of school textbooks, students and parents are responsible for taking proper care of the textbooks. At the end of the school year, textbooks must be returned to the school in good condition.

If textbooks are intentionally damaged, damaged due to negligence, or lost, the parent is obliged to replace or compensate for them. Textbooks should be returned to the class teacher at the end of the school year.

All applications will be verified by the respective schools through authorized coordinators.

For any questions or concerns regarding the application process, interested parties may contact the following email address or telephone number:

Email: [email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

We wish all students a successful school year and much success in their studies!

NJOFTIM Të nderuar nxënës, prindër dhe mësimdhënës,Ju njoftojmë se, bazuar në Udhëzimin Administrativ (MAShTI) Nr. 01/20...
11/06/2026

NJOFTIM

Të nderuar nxënës, prindër dhe mësimdhënës,

Ju njoftojmë se, bazuar në Udhëzimin Administrativ (MAShTI) Nr. 01/2025 Nenin 7 Paragrafi 13 për Kalendarin e Vitit Shkollor 2025/2026, si dhe në kalendarin zyrtar të publikuar nga MAShTI, dita e premte, 12 qershor 2026, e shënuar si Dita e Paqes, është ditë pushimi në institucionet e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës.

Kjo ditë përkon me përvjetorin e çlirimit të Prishtinës dhe përkujton sakrificën e dëshmorëve dhe vlerat e lirisë.

Mësimi do të vazhdojë sipas orarit të rregullt në ditën e hënë më 15 qershor.
___________________
Drejtoria e Shkollës

Testi i Arritshmërisë për klasën IX - 2026Data e organizimit të Testit: 26.06.2026;Koha: 10:00h;Testi zhvillohet në 9 lë...
05/06/2026

Testi i Arritshmërisë për klasën IX - 2026

Data e organizimit të Testit: 26.06.2026;
Koha: 10:00h;
Testi zhvillohet në 9 lëndë;
Testi përbëhet nga 100 kërkesa;
Kohëzgjatja e Testit 150 minuta.

🎓 Semimatura 2026Dje, në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, nxënësit e shkollës sonë festuan përfundimin e një etape ...
03/06/2026

🎓 Semimatura 2026

Dje, në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, nxënësit e shkollës sonë festuan përfundimin e një etape të rëndësishme të jetës së tyre shkollore – semimaturën. Në një aheng të organizuar nga drejtoria e shkollës dhe kujdestarja e klasës Ariana Kqiku, nxënësit patën mundësinë të kalojnë momente të bukura së bashku me shokët, mësimdhënësit dhe stafin e shkollës, duke kurorëzuar me gëzim vitet e kaluara në bankat shkollore.

Mbrëmja u karakterizua me emocione dhe kujtime të paharrueshme, duke krijuar një atmosferë të veçantë për të gjithë pjesëmarrësit. Ishte kënaqësi të shihnim nxënësit tanë duke festuar sukseset dhe rrugëtimin e tyre nëntë vjeçarë.

Me këtë rast, u urojmë të gjithë semimaturantëve tanë shumë suksese në rrugëtimin e ardhshëm arsimor dhe në çdo sfidë që i pret. Qoftë kjo vetëm një nga shumë arritjet që do të shënojnë në jetën e tyre.

Urime semimaturën dhe suksese në të ardhmen! 🎉📚✨

DITA E SHKOLLËS DHE E FËMIJËVE Sot shkolla jonë festoi 99 vjetorin e themelimit si institucion i arsimit. Me një organiz...
01/06/2026

DITA E SHKOLLËS DHE E FËMIJËVE

Sot shkolla jonë festoi 99 vjetorin e themelimit si institucion i arsimit. Me një organizim modest por shumë të mirë arritëm ta shënjojmë këtë ditë festive në formën më të mirë.

Ndryshe nga vitet e kaluara, sivjet i dhamë rëndësi projekteve konkrete të punuara nga fëmijët në lëndët e përzgjedhura nga mësimdhënësit lëndorë dhe mësuesit klasorë.

Projeket shfaqën njohuritë e fituara të nxënësve përgjatë vitit dhe sensibilizimin e publikut dhe nxënësve lidhur me dëmet që na sjellin pijet energjike.

Përveç projekteve kishte edhe pika muzikore të performuara nga vet nxënësit.

Drejtori i shkollës ndau mirënjohje për nxënësit e dalluar të secilës klasë duke marrë për bazë suksesin dhe vijueshmërinë e tyre.

Programi përfundoi me një koktej rasti të përgatitura nga prindërit tanë.

Një falenderim i veçantë shkon për Hamilton House Kosova për maskotat e siguruara nga ana e tyre.

Viti i ardhshëm na pret me 100 vjetorin e shkollës sonë. Mezi presim ta organizojmë një program madhështor!

30/05/2026

Dita e shkollës

Të nderuar prindër,
Me rastin e Ditës së Shkollës, ju ftojmë përzemërsisht të merrni pjesë në aktivitetin tonë shkollor, ku do të keni mundësinë të vizitoni një projekt të shkurtër ekspozues, përmes të cilit do të prezantohet një pjesë e vogël e punës, kreativitetit dhe aktiviteteve të realizuara me nxënësit gjatë këtij viti shkollor.

Njëkohësisht, gjatë këtij organizimi do të shpallen dhe do të dekorohen me mirënjohje nxënësit e dalluar për suksesin, angazhimin dhe sjelljen e tyre shembullore.

Prania juaj do të jetë kënaqësi dhe motivim i veçantë për nxënësit tanë.

Mirë se vini!

Me respekt,
Stafi i shkollës

FESTA E ABETARESSot në shkollën tonë u mbajt Festa e Abetares – një moment i veçantë dhe plot emocion për nxënësit tanë ...
26/05/2026

FESTA E ABETARES

Sot në shkollën tonë u mbajt Festa e Abetares – një moment i veçantë dhe plot emocion për nxënësit tanë të vegjël, të cilët përfunduan me sukses mësimin e shkronjave të alfabetit. Me buzëqeshje, recitime, këngë dhe interpretimet e tyre të para, ata treguan sa shumë kanë mësuar dhe sa i bukur është hapi i parë drejt dijes.

Për këtë ditë të rëndësishme u organizua një program modest në ambientet e shkollës, ku nxënësit shfaqën punën dhe përkushtimin e tyre para mësuesve dhe prindërve. Atmosfera ishte e mbushur me gëzim, duartrokitje dhe krenari për arritjet e tyre.

Falënderojmë mësueset Krenare Rama dhe Samire Azemi, prindërit dhe të gjithë ata që kontribuan në organizimin e kësaj feste të bukur.

Urime të gjithë nxënësve për këtë hap të rëndësishëm! Urojmë që dashuria për librin, shkronjat dhe dijen t’i shoqërojë gjithmonë në rrugën e tyre të edukimit.

Address

Fshati Slivovë, Rruga Kryesore Prishtinë-Gjilan
Pristina
10000

Telephone

+38344360595

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shfmu Filip Shiroka - Prishtinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shfmu Filip Shiroka - Prishtinë:

Shortcuts

Share