Bioinvest

Bioinvest Instituti Bioinvest
Qendra për Konsulencë dhe Trajnime në Menaxhimin e Materialeve të Rrezikshme

Trajnim Profesional: Mbikëqyrja dhe Menaxhimi i Punimeve me AzbestTrajnimi u dedikohet profesionistëve që kanë përgjegjë...
14/09/2026

Trajnim Profesional: Mbikëqyrja dhe Menaxhimi i Punimeve me Azbest

Trajnimi u dedikohet profesionistëve që kanë përgjegjësi apo synojnë të kenë në planifikimin, organizimin, mbikëqyrjen dhe menaxhimin e punimeve me materiale me përmbajtje azbesti (MPA).
I dedikohet veçanërisht:
🎯 Inxhinierëve dhe teknikëve;
🎯 Mbikëqyrësve dhe menaxherëve të punimeve;
🎯 Specialistëve të sigurisë dhe shëndetit në punë;
🎯 Specialistëve të mjedisit;
🎯 Përgjegjësve të kompanive që kryejnë punime me azbest;
🎯 Personelit të institucioneve dhe kompanive të përfshira në menaxhimin e azbestit.

📍 Instituti Bioinvest – Prishtinë
📧 [email protected]

Aplikoni tani!

Për herë të parë në Kosovë 🇽🇰 fillon trajnimi 3-javor për “Mbikëqyrjen dhe Menaxhimin e Punimeve me Azbest”.Për tri javë...
09/09/2026

Për herë të parë në Kosovë 🇽🇰 fillon trajnimi 3-javor për “Mbikëqyrjen dhe Menaxhimin e Punimeve me Azbest”.

Për tri javë do të jemi së bashku me profesionistë nga institucionet publike dhe private, në një proces të përbashkët të përgatitjes dhe certifikimit të menaxherëve të parë për mbikëqyrjen dhe menaxhimin e punimeve me azbest.

[email protected]

Trajnim Profesional i Akredituar për Trajtimin e Sigurt të Azbestit dhe MPANjohuritë dhe aftësitë profesionale për menax...
03/09/2026

Trajnim Profesional i Akredituar për Trajtimin e Sigurt të Azbestit dhe MPA

Njohuritë dhe aftësitë profesionale për menaxhimin e azbestit janë thelbësore për mbrojtjen e shëndetit në punë dhe për përmbushjen e kërkesave të sigurisë gjatë ndërhyrjeve në materiale që përmbajnë azbest.

Programi i plotë, informacionet dhe mënyra e aplikimit janë tashmë të publikuara në website-in e Institutit Bioinvest.

👉 Shikoni programin dhe informohuni më shumë këtu:
bio-invest.eu

KUALIFIKIM PROFESIONALProgram i AkredituarPUNËTOR PËR TRAJTIMIN E AZBESTIT DHE MATERIALEVE ME PËRMBAJTJE AZBESTI (MPA)🎓 ...
24/08/2026

KUALIFIKIM PROFESIONAL
Program i Akredituar

PUNËTOR PËR TRAJTIMIN E AZBESTIT DHE MATERIALEVE ME PËRMBAJTJE AZBESTI (MPA)

🎓 Niveli III i Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (K*K)
Një profesion i specializuar për një sektor në rritje të sigurisë, ndërtimit, demolimit dhe menaxhimit të materialeve të rrezikshme.

⏳ 12 JAVË FORMIM PROFESIONAL;
📚 Teori + praktikë;
🦺 Standardet profesionale dhe të sigurisë;
📜 Certifikim profesional pas përfundimit me sukses.

MUNDËSI PËR PROFESIONISTË TË RINJ
Programi është i përshtatshëm për persona të interesuar në:
🏗️ Ndërtim dhe demolim
🏭 Industri
♻️ Menaxhim të mbeturinave
🚰 Ujësjellës dhe infrastrukturë
🦺 Siguri dhe menaxhim të materialeve të rrezikshme

KUSHTET E APLIKIMIT
✅ Mbi 18 vjeç
✅ Minimumi arsimi i mesëm
✅ Interes për fushat përkatëse profesionale
DOKUMENTET
• Letërnjoftim ose pasaportë
• Diplomë/Dëshmi e shkollimit
• CV
• Vërtetim nga punëdhënësi, nëse është i punësuar
📌 Numri i vendeve është i kufizuar.

Regjistrimi i hershëm siguron përparësi.

INSTITUTI BIOINVEST – PRISHTINË
Qendra për Konsulencë dhe Trajnime në Menaxhimin e Materialeve të Rrezikshme

📞 +383 44 157 707
📧 [email protected]
www.bio-invest.eu

09/08/2026
🌐 Vizitoni web faqen e Institutit Bioinvest për të mësuar më shumë rreth trajnimeve, shërbimeve dhe aktiviteteve tona.ww...
06/08/2026

🌐 Vizitoni web faqen e Institutit Bioinvest për të mësuar më shumë rreth trajnimeve, shërbimeve dhe aktiviteteve tona.

www.bio-invest.eu

Ekspertizë profesionale për menaxhimin e sigurt të azbestit Trajnime, inspektime, analiza laboratorike dhe plane menaxhimi për institucione publike, industri dhe kompani ndërtimi — të bazuara në st…

🇽🇰 Ngritja e Kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Trajtimin e Azbestit dhe Materialeve me Përmbajtje A...
05/08/2026

🇽🇰 Ngritja e Kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Trajtimin e Azbestit dhe Materialeve me Përmbajtje Azbesti (MPA)

05.08.2026. Me sukses u realizua trajnimi profesional për pjesëtarët e FSK – Kompania për Materie të Rrezikshme (KMRR), organizuar nga Instituti Bioinvest, institucion i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) për kualifikimin profesional të Nivelit 3 në fushën e trajtimit të azbestit dhe materialeve me përmbajtje azbesti (MPA).

Ky trajnim kontribuoi në zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve profesionale të FSK-së për menaxhimin e sigurt të rreziqeve nga azbesti, duke përfshirë identifikimin, trajtimin, përdorimin e pajisjeve mbrojtëse personale (PPE), menaxhimin e mbetjeve dhe zbatimin e procedurave të sigurisë.

Në ceremoninë përmbyllëse u ndanë certifikatat për pjesëmarrësit që përfunduan me sukses programin e trajnimit.

Me këtë rast, FSK – KMRR ndau Mirënjohje për Institutin Bioinvest si vlerësim për bashkëpunimin dhe kontributin në ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së. Një falënderim i veçantë iu adresua Prof. Dr. Lulzim Zenelit, udhëheqësit të programit të trajnimit.

Ky bashkëpunim dëshmon rëndësinë e investimit në dije, aftësi profesionale dhe siguri të personelit në përballimin e rreziqeve nga materialet e rrezikshme.

KONKURS PËR PUNËInstituti Bioinvest shpall konkurs për plotësimin e pozitave:👩‍⚕️ Infermier/e👩‍⚕️ Praktikant/e i/e Infer...
26/07/2026

KONKURS PËR PUNË

Instituti Bioinvest shpall konkurs për plotësimin e pozitave:

👩‍⚕️ Infermier/e
👩‍⚕️ Praktikant/e i/e Infermierisë (me mundësi punësimi)

Instituti Bioinvest, i njohur për profesionalizëm dhe përkushtim në ofrimin e shërbimeve cilësore, kërkon profesionistë të përkushtuar me pasion për kujdesin shëndetësor dhe dëshirë për zhvillim të vazhdueshëm, për t’u bërë pjesë e një ekipi dinamik dhe inovativ.

✅ Kriteret e përzgjedhjes

Për Infermier/e:
Diplomë në Infermieri;
Licencë valide për ushtrimin e profesionit;
Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe aftësi pune në ekip;
Përgjegjësi, etikë dhe përkushtim profesional.
Energji pozitive,entiziazëm,shkathtësi dhe shpejtësi në punë.

Për Praktikant/e të Infermierisë:
Student/e i/e vitit të fundit ose i/e diplomuar në Infermieri;
Motivim për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë profesionale;
Aftësi bashkëpunimi dhe komunikimi;
Mundësi punësimi pas përfundimit të suksesshëm të praktikës.

📄 Dokumentet e nevojshme
CV e detajuar;
Kopje e diplomës (ose vërtetim për studime për praktikantët);
Kopje e licencës profesionale (ku aplikohet);
Referenca profesionale (nëse ka).
Përparësi do tē jetë:
Njohja e gjuhës angleze dhe afesitë në administrimin e rrjeteve sociale dhe krijimin/edition e materialeve vizuale për promovimin e aktiviteteve të institucionit.

📩 Aplikimi
Dërgoni aplikimin në: [email protected]
📞 Tel: 044 310 603

Address

Adrian Krasniqi
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bioinvest posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Bioinvest:

Shortcuts

Share

Category