30/08/2026
Pse duhet lexuar "Zgjedhja" nga Zbigniew Brzezinski?
· Për të kuptuar gjeopolitikën e sotme: Libri zbulon prapaskenat e pushtetit botëror, sfidat e sigurisë kombëtare dhe tensionet në Azi dhe Lindjen e Mesme.
· Analizë e thellë e globalizmit: Autori shpjegon qartë dilemat e globalizmit, rolin e "Islamit të trazuar" dhe sfidat e demokracisë në botën moderne.
· Pyetja kryesore e titullit: Brzezinski ju detyron të mendoni: A do të dominojë një superfuqi botën me forcë, apo do të arrijmë një udhëheqje të përbashkët globale për paqe?
· I domosdoshëm për lexuesin shqiptar: Duke analizuar "Hakmarrjen euroaziatike", ju jep një kontekst të pazëvendësueshëm për të kuptuar pozicionin strategjik të Ballkanit dhe marrëdhëniet mes Perëndimit, Rusisë dhe Lindjes.
Përfundim: Një udhërrëfyes intelektual i detyrueshëm për këdo që dëshiron të shohë përtej lajmeve dhe të kuptojë lojën e madhe të fuqive botërore.
🔵 ZGJEDHJA - DOMINIM GLOBAL APO UDHEHEQJE GLOBALE
🤵♂️ Autor: Zbigniew Brzezinski
Kopertine e bute, Format: A5, Faqe: 268.
- Çmimi: 12€ me poste per Kosove 📚
- Çmimi: Shqiperi, Maqedoni plus 3€.
❇️ Libri më i kompletuar që mund të lexoni në poltikë, diplomaci dhe gjeopolitik.
Brzezinski: Në faqet vijuese, unë jam fokusuar në ato që i konsideroj të jenë çështjet kryesore për të cilat është e nevojshme një përgjigje e plotë strategjike:
• Cilat janë kërcënimet kryesore për Amerikën?
• Duke e marrë parasysh pozitën e saj hegjemoniste, a ka të drejt Amerika për më shumë siguri sesa kombet tjera?
• Si duhet të veproj Amerika ndaj kërcënimeve të mundshme vdekjeprurëse, të cilat po vijnë jo nga rivalë të fuqishëm, por nga kundërshtarë të dobët?
• A mundet Amerika në mënyrë konstruktive t’i përmirësoj marrëdhëniet e saj me botën Islamike prej 1.2 miliardë njerëzish, shumica e të cilëve, gjithnjë e më shumë dhe në mënyrë të papajtueshme po e shohin Amerikën si armik?
• A mundet Amerika të ve
proj me vendosmëri për ta zgjidhur konfliktin Izraelito-Palestinez, duke i ditur pretendimet e dyzuara por legjitime të të dy popujve në të njëjtën tokë?
• Çfarë kërkohet për të krijuar stabilitet politik në të ashtuquajturin “Ballkan i Ri Global”, që është i paqëndrueshëm dhe që gjendet në anën jugore të Euroazisë qendrore?
• A mundet Amerika të sajojë një partneritet të vërtetë me Evropën, duke marrë parasysh, progresin e sajë të ngadalshëm për unitet politik, por fuqinë e saj ekonomike në rritje?
• A mundet Rusia, e cila nuk është më rivale e Amerikës, të futet në një strukturë atlantike të udhëhequr nga Amerika?
• Çfarë duhet të jetë roli i Amerikës në Lindjen e Largët, duke e ditur që Japonia me ngurrim por ende vazhdon të varet nga SHBA-të – ashtu siç bën edhe fuqia e saj ushtarake në rritje – dhe rigjallërimin e fuqisë Kineze?
• Sa është e mundshme që globalizmi mund të ngjallë një kundër-doktrinë koherente apo një kundër-aleancë ndaj Amerikës?
• A po bëhen Demografia dhe shpërngulja kërcënime të reja për stabilitetin global?
• A përputhet kultura amerikane me një përgjegjësi në thelb perandorake?
• Si duhet të përgjigjet Amerika ndaj pabarabarësisë në shfaqje për çështjet njerëzore, të cilën revolucioni i tanishëm shkencor mund ta ngutë dhe të cilën globalizimi mund ta theksoj?
• A është demokracia Amerikane e përputhshme me një rol hegjemon, ndonëse ai mund të maskohet me kujdes? Sa do t’i prekin nevojat e sigurisë së këtij roli të veçantë të drejtat civile tradicionale?
- Në këtë mënyrë, ky libër është pjesërisht parashikues dhe pjesërisht normativ. Pikënisja e tij, është që revolucioni i kohëve të fundit në teknologjitë e zhvilluara, veçanërisht në komunikime, promovon shfaqjen graduale të një komuniteti global me interesa gjithnjë e më të përbashkëta, me Amerikën në qendër të tij. Mirëpo vet-izolimi i mundshëm i superfuqisë së vetme mund ta zhytë botën në një anarki përshkallëzuese, duke e bërë këtë ogur të keq gjithnjë e më real nga shpërndarja e armëve të shkatërrimit në masë. Me Amerikën-duke e ditur rolin kontradiktor që ajo e luan në botë- e destinuar të jetë ose katalizatore për një komunitet global ose për një kaos global- amerikanët kanë përgjegjësi të veçantë historike të përcaktojnë se cila nga këto të dyja do të ndodhë. Zgjedhja jonë është ndërmjet dominimit të botës dhe udhëheqjes së saj.
📪Per porosi dergo:
👨🏼💼Emrin Mbiemrin:
📱Nr. Tel:
📍Adresen: