23/06/2026
Konferenca e datës 20/06/2026 “GRATË NË BIZNES SHE RISES 2026”, më të madhja dhe e para e këtij lloji në Kosovë, kushtuar fuqizimit dhe promovimit të grave në biznes, mblodhi 300 pjesëmarrës/e gra ndërmarrëse, institucione qeveritare, organizata vendore e ndërkombëtare, oda ekonomike. Pas Videos prezantuese të Grave në Biznes, Hapja u bë nga Organizatoret të cilat përmes simboleve dërguar mesazhe për përkrahëse dhe thirrje për gratë ndërmarrëse dhe institucionet.
Ishte vërtet frymëzuese të shihje kaq shumë gra të suksesshme, vizionare dhe të guximshme të mbledhura në një vend gra që çdo ditë dëshmojnë se ndërmarrësia e grave nuk është vetëm potencial, por një forcë reale që gjeneron zhvillim ekonomik dhe progres shoqëror. Një falënderim i veçantë për të gjitha pjesëmarrëset që, përmes historive dhe përvojave të tyre, e bënë këtë ngjarje domethënëse dhe të paharrueshme.
Me pjesëmarrjen e tyre na nderuan Kryeministri në detyrë, z. Albin Kurti, I ngarkuari me Punë i BE-së në Kosovë, z.Cyprien Francois, znj. Annu Pratipati, e ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë. Ndarja e përvojes mes dy gjeneratave të grave nderrmarrese znj. Linda Shala dhe Erisa Jakupti (Think B Agency ) i shtoj vlerë konferences.
📊 Politikat publike dhe fuqizimi ekonomik i grave në fokus të konferencës “Gratë në Biznes – She Rises 2026” Moderatoret: Saxhide Mustafa (koordinatore Forumi Ekonomik i Grave),
Paneliste: Zëvendës ministri z. Jeton Mehmeti (MINTI), Ministri z. Armend Muja, znj. Edi Gusia Kryeshefe Ekzekutive dhe Ministri z. Andin Hoti.
Në këtë panel u diskutua në mënyrë të thelluar roli i politikave publike në fuqizimin ekonomik të grave dhe zhvillimin e ndërmarrësisë së tyre në Kosovë. Megjithëse është shënuar një progres i lehtë në përfshirjen e grave në tregun e punës dhe ndërmarrësi, ato vazhdojnë të përballen me sfida të shumta, përfshirë qasjen e kufizuar në pronë dhe financa, barrën e pabarabartë të kujdesit familjar, pjesëmarrjen e ulët në sektorë me produktivitet të lartë, si dhe vështirësitë në zgjerimin dhe formalizimin e bizneseve, certifikim, ambalazhim dhe qasje në tregjet e huaja.
Diskutimi u fokusua në nevojën për politika më efektive dhe masa konkrete institucionale që krijojnë mundësi reale për gratë ndërmarrëse. Në panel morën pjesë përfaqësues të institucioneve kyçe të vendit, të cilët theksuan rëndësinë e përmirësimit të qasjes në financa, zhvillimit të aftësive profesionale dhe digjitale, si dhe rritjes së pjesëmarrjes së grave në sektorë me vlerë të shtuar më të lartë. U nënvizua se fuqizimi ekonomik i grave është jo vetëm çështje e barazisë gjinore, por edhe një faktor thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.
Paneli II 🏦Qasja në Financa dhe Mbështetja Financiare për Gratë Ndërmarrëse në fokus të panelit të dytë të konferencës “She Rises 2026” Moderatore: Teuta Ukshini Aliu (SCAAK).
Në panel morën pjesë znj. Vlora Mehanja Ibrahimi (Banka Qendrore e Kosovës, znj. Leonora Kusari ( Banka Evropiane Rindërtim për Zhvillim - EBRD), znj. Nora Arifi (Fondi Kosovar për Garanci Kreditore), znj. Vesa Vuçitërna, (Shoqata e Bankave)
Panelistet diskutuan sfidat me të cilat vazhdojnë të përballen gratë në qasjen në financa, si faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e bizneseve të tyre. Gjatë diskutimit u theksua rëndësia e krijimit të mekanizmave më të fuqishëm mbështetës për gratë ndërmarrëse, përfshirë rritjen e qasjes në financim, zhvillimin e produkteve financiare dhe bankare të përshtatura për nevojat e grave në biznes, si dhe forcimin e vetëdijesimit mbi të drejtat në pronësi dhe trashëgimi.
Në këtë panenl znj. Vlora Ibrahini Dashboard-in e WE Finance Code, platforma bazohet në standardet ndërkombëtare të iniciativës dhe synon të adresojë barrierat me të cilat përballen gratë ndërmarrëse në qasjen në financim, përmes promovimit të mbledhjes dhe analizimit të të dhënave të ndara sipas gjinisë, zhvillimit të produkteve dhe shërbimeve financiare të përshtatura, si dhe monitorimit të progresit në financimin e bizneseve të udhëhequra nga gratë.
Diskutimi konfirmoi se qasja në financa mbetet një nga faktorët kyç për fuqizimin ekonomik të grave dhe se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, sektorit financiar dhe organizatave mbështetëse është thelbësor për krijimin e më shumë mundësive për gratë ndërmarrëse në Kosovë. Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve financiare organizatave të ndryshëm është thelbësor për të fuqizuar edhe me shumë këto mekanizma.
Paneli III “Historitë e Suksesit dhe Fuqizimi i Grave në Ndërmarrësi” Moderatore: Gjylshahe Beqiraj ( STARTUP, TV21).
Gentiana Alija, themeluese e Alfa Solar Energy L.L.C, Flandra Marmullaku Ahmeti, bashkëthemeluese e Data4X | Source2X, Leonora Fejzullahu, themeluese e Eco Exclusive dhe projektit “Horizonti i Gjelbër”, Liridona Osmanaj, themeluese e Hajde Folim LLC.
Panelistet frymëzuan sallën me këto histori suksese. Ato poashtu ndanë me pjesëmarrësit të suksesshme ndanë rrugëtimet e tyre, sfidat e tejkaluara dhe vizionin për të ardhmen, duke sjellë shembuj frymëzues të lidershipit dhe inovacionit në biznes.
Këto histori suksesi dëshmojnë sakrificën për të ardhmen, se gratë po udhëheqin me sukses në sektorë strategjikë si energjia e rinovueshme, teknologjia dhe analiza e të dhënave, ekonomia e gjelbër, agroturizmi dhe shëndeti mendor, duke krijuar vende pune dhe ndikim të qëndrueshëm në ekonominë e Kosovës.
Paneli IV: 📈 Punësimi i Grave në Kosovë: Barrierat, Diskriminimi dhe Hendeku në Tregun e Punës, Moderatore: Rezarta Delibashzade Krasniqi (Drejtoreshë ekzekutive D4D)
Panelistet: Arta Berisha, MASHT, Jehona Rexha Namani, APRK, Elmira Pajaziti -Drejtoreshë në Qendrën për Mundësi dhe Edukim - QME) , Brikena Berisha, Drejtoresh e hulumtimeve -Iniciativa Kosovare për Stabilitet
Gjatë këtij paneli, u theksua qartë se avancimi në aftësim dhe riaftësim profesional, orientimi në karrierë dhe krijimi i mundësive të reja janë thelbësore për rritjen e pjesëmarrjes së grave në ekonomi 📈. Programet e trajnimit dhe punësimit, promovimi i tyre e veçanërisht për gratë nga komunitetet dhe grupet më pak të përfaqësuara, të cilat shpesh përballen me mungesë informacioni dhe qasje të kufizuar në mundësi zhvillimi.
Gjatë diskutimit fokus i veçante ju dha edhe çështje të rëndësishme si siguria dhe shëndeti në punë, balancimi i jetës profesionale dhe familjare, si dhe roli i politikave dhe mekanizmave mbështetës në fuqizimin ekonomik të grave.
Mesazhi ynë i përbashkët ishte i qartë: investimi në arsim, aftësim profesional dhe krijimin e mundësive të barabarta për gratë nuk është vetëm çështje e barazisë gjinore, por një domosdoshmëri për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror të Kosovës 🤝
Mirënjohje e sinqertë për partnerët dhe bashkë organizatoret: Ministria e Industrisë, Ndërrmarrësisë Tregtisë dhe Inovacionit, Ministren znj.Mimoza Kusari Lila, Agjencia për Barazi Gjinore, znj. Edi Gusia, Dhoma Ekonomike e Grave G7, znj. Lendita Kastrati, si dhe UN Women, znj. Vlora Tuzi Nushi për përkushtimin, bashkëpunimin dhe besimin.
Shihemi në SHE RISES 2027