Merr frymë shlirë

Merr frymë shlirë

Share

“Merr frymë shlirë” është fushatë publike për zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit në Kosovë. Nga 22 Maj 2013 në të gjitha vendet publike të mbyllura

19/11/2025

🚨 ALARM PËR PRINDËRIT DHE INSTITUCIONET! 🚨

"Va**ng është 'dera e parë' drejt varësisë nga nikotina!"

Këto pajisje po sh*ten lirshëm edhe pranë shkollave 🏫, duke rekrutuar përdorues që në moshë fare të re (klasa 5-6).

⚠️ Mungesa e rregullimit ligjor po sjell pasoja të rënda: 🫁 Dëmtime të mushkërive dhe sindroma e re e mushkërive. 🧠 Probleme me fokusin, memorien, dhe rritje të agresivitetit te fëmijët.

Është koha për veprim urgjent! 🛑 Duhet një ligj që ndalon sh*tjen e tyre afër shkollave dhe kufizon reklamimin.

🗣 A jeni pro ndalimit të menjëhershëm të sh*tjes së v**es te të miturit? Shprehuni në komente! 👇

🎥 Ndiqni diskutimin e plotë të realizuar nga Dr. Valbona Stavileci këtu: http://www.youtube.com/watch?v=YHE1PxjN-Dw

🔔 Mos humbisni emisionet e radhës! Regjistrohuni (Subscribe) në kanalin tonë këtu: 👉 https://www.youtube.com/

Credits & Moderimi: Dr. Valbona Stavileci - Horizonte Pediatrike

**ngDanger

19/11/2025
31/05/2020

31 maj 2020, Dita Botërore pa Duhan



KADC publikon hulumtimin „Niveli i ekspozimit ndaj tymit të duhanit dhe qëndrimet e qytetarëve lidhur me politikat e kontrollit të duhanit në Kosovë“

Sipas të gjeturave të hulumtimit ekspozimi i qytetarëve ndaj tymit të duhanit është shumë i madh (81.4%) në bare, kafene dhe restorante. Derisa në vendin e punës ekspozimi ndaj tymit të duhanit është më i ulët (27%) dhe në shtëpi mbi 30%.

Rezultatet e hulumtimit kanë treguar një nivel të lartë të përkrahjes së popullatës për masat e kontrollit të duhanit ku 84.7% e tyre janë shprehur në favor të ndalimit të pirjes së duhanit në bare, kafene dhe restorante dhe 98.5% në favor të ndalimit të pirjes së duhanit në institucionet publike.

Në pyetjen a ndikon ndikon pirja e duhanit në përzgjedhjen e lokaleve që i vizitoni, 40.7% e të anketuarve janë përgjigjur se përzgjedhin baret, kafenetë dhe restorantet ku nuk pihet duhan brenda, 28.7% e tyre janë shprehur që i vizitojnë ato lokale ku lejohet pirja e duhanit dhe për 30.6% e të anketuarve lejimi apo ndalimi i pirjes së duhanit nuk ndikon në vendimin e tyre për t’i vizituar ato.

Lidhur me punën e autoriteteve përgjegjëse për zbatimin e ndalimit të pirjes së duhanit në vende publike, 94.5% e popullatës janë shprehur se janë të pa kënaqur me punën tyre. Nga ky numër 42.1% mendojnë që autoritetet përgjegjëse kanë bërë pak për zbatim të ndalimit të pirjes së duhanit, 23.9% mendojnë që kanë bërë tejet pak dhe 28.5% mendojnë aspak.

Sa i përket efektivitetit të vërejtjeve shëndetësore në pakot e duhanit qytetarët i perceptojnë vërjetjet me fotografi ilustruese më efektive se sa vërejtjet shëndetësore me tekst. Për vërejtjet me teskt 20.9% e të anketuarve janë shprehur se janë shumë efektive, 25.6% disi efektive, 25.4% jo shumë efektive dhe 27.9% e të anketuarve janë shprehur aspak efektive. Ndërsa një numër më i madh i të anketuarve (30.5%) fotografitë ilustruese i percepton si shumë efektive, 39.2% disi efektive, 21.6% jo shumë efektive dhe 8.3% aspak efektive.

Të dhënat e hulumtimit tregojnë se niveli i përdorimi të cigareve elektronike në Kosovë është ende i ulët me 0.8% pinë për çdo ditë dhe 1.7% herë pas here. Ndërsa përdorimi i shishes është më i madh me 1.5% që e përdorin rregullisht dhe 6.8% herë pas here.

Niveli i lartë i ekspozimit ndaj tymit të duhanit dhe vlerësimi i ulët për punën e autoriteteve përgjegjëse janë një tregues i qartë i neglizhencës dhe mungesës së veprimit institucional për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga rreziqet e duhanit. Të gjeturat e këtij hulumtimi duhet të shërbejnë si dëshmi të bazuara në prova për të orientuar dhe udhëzuar Qeverinë Kosovës dhe autoritetet përgjegjëse - zbatuese të ligjit në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për përmirësimin e implementimit të politikave të kontrollit të duhanit në Kosovë.

Most popular ci******es in France now cost €10 a pack 02/03/2020

Duke filluar nga 1 Marsi 2020 me taksat e reja, një pako cigare në Francë do të kushtojë 10 euro!

Këto taksa kanë për qëllim uljen e përdorimit të produkteve të duhanit. Rritjet në çmime të produkteve të duhanit në vitin 2018 kanë ulur sh*tjen e tyre për 9.32% kurse në vitin 2019 për 7.2%.

Taksat e vitit 2020 pritet të kenë të njëjtin efekt dhe si rezultat të ulin numrin e duhanpirësve dhe rritjen e kualitetit të shëndetit publik.

Most popular ci******es in France now cost €10 a pack The cost of one packet of Marlboro ci******es - the most-sold in France - will reach the symbolic price threshold of €10 on March 1, as the first of two annual government taxes is applied.

Belgjika ndalon reklamimin e të gjitha prodhimeve të duhanit 06/02/2020

Belgjika ndalon reklamimin e të gjitha prodhimeve të duhanit Belgjika nga muaji janar i vitit 2021 do të vendosë ndalesën e reklamimit për të gjitha produktet e duhanit. Mediat në këtë shtet kanë raportuar se vendimi është miratuar tashmë në Parlament. Sipas vendimit, nga janari i vitit 2021...

Intensifikohet fushata anti - duhan në Gjakovë - 27.01.2020 - Klan Kosova 29/01/2020

KADC përgëzon inspektorët e komunës së Gjakovës për aksionin e ndërmarrë dhe i inkurajon që të vazhdojnë me inspektime të tilla në mënyrë sistematike që të sigurojnë zbatimin e plotë të ligjit për kontrollin e duhanit.

Në të njejtën kohë kërkojmë nga inspektorët e të gjitha komunave të Kosovës që sa më shpejtë të marrin përgjegjësitë që ju takojnë dhe të ndjekin shembullin e inspektorëve në komunën e Gjakovës.

Intensifikohet fushata anti - duhan në Gjakovë - 27.01.2020 - Klan Kosova

Want your school to be the top-listed School/college in Prishtinë ?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Telephone

Address

Rr. "UÇK", 48/3-1
Prishtinë
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00