30/05/2021
Pran bustit të shkrimtarit, letrarit, disidentit… BILALL XHAFERRI
Sa isha në Gjimnaz në drejtimin matematiko-natyror, edhe pse dominonin lëndët e shkencave natyrore të cilat i lexoja, më me kënaqësi lexoja lëndët shoqërore. Përpos filozofisë, logjikës, sociologjisë, me dëshirë lexoja edhe letërsinë. Kisha lexuar disa vepra që patën lënë ndikimin e tyre në mua, të shkrimtarëve tanë por edhe të huaj. Pa dyshim që disa nga këto vepra edhe i rilexoja me kalimin e kohës. Madje, në disa raste kur i rilexoja, e shihja që nuk i paskam kuptuar edhe aq herën e parë. Vëllezërit Frashëri, Kadareja, Migjeni, Fishta, Poradeci, De Rada, Xoxa, Qosja përplotësonin mozaikun, i cili pasurohej edhe nga autorë të huaj. E kujtoj që kur pata lexuar Albert Camus “I huaji” më pati shtyer të rilexoj “Vdekja më vjen prej syve të tillë” të Qosjes.
Mirëpo, atë kohë, deri më 27 nëntor të vitit 2001 nuk kam pasë asgjë të lexuar për një shkrimtar që pastaj e kam lexuar me ëndje. Bilal Xhaferri erdhi tek unë përmes veprës “Ra Berati” si një libër dhurate nga Gjimnazi “Ismail Qemali” në Kamenicë, me rastin e kremtimit të 28 nëntorit, ditës së flamurit dhe ditës së shkollës për suksesin e treguar si nxënës i shkëlqyeshëm dhe me sjellje shembullore, dhe mbeti në kujtesën time pastaj përmes “Përtej largësive”, “Eja trishtim” si dhe leximeve mbi jetën e tij aq të rëndë e të sfiduar nga komunizmi. Si fëmij i rritur pa asnjërin prind, sidomos i një patrioti të vrar nga komunistët si nacionalist, nuk kishte se si të kishte një jetë normale pa plotë vuajtje e vështirësi, të cilave në fakt kurr nuk ju nënshtrua. Madje duke mos u dorëzuar përballë sfidave, sikurse Sizifi kamyzian, Xhaferri tek “Ra Berati” shpërfaqte domosdoshmërinë e përballimit dhe mos dorëzimit, sikurse edhe vetë heronjët tanë të cilët edhe për kundër rënies së kalasë dhe Beratit, nuk do bjerë morali i tyre për të luftuar për liri e të drejta. Ai as nuk dorëzohej përballë vështirësive dhe këtë e kërkonte edhe përmes letërsisë së tij. Në fillim kreu 4 vite shkollë vetëm për dy vite, punoi si shpërndarës i gazetave dhe porosive, pastaj në fermë etj. I përjashtuar nga shkolla për shkak të asaj se nga vjen, përsëri nuk u dorëzua por vazhdoi me shkollim tjetër dhe punë gjithashtu në ndërtim e hidrocentral e të tjera punë të vështira e me rrezik. Kur me shkrimet e tij u bë i njohur dhe respektuar, shkaku i një kritike që ia bëri Kadaresë për Romanin “Dasma” ai diskriminohet në tërësi dhe internohet e shantazhohet nga sistemi i kohës. Duke mos duruar këtë situatë, me rreziqet e kohës ikë në Greqi e pastaj në Shtetet e Bashkuara, ku nuk ndali së shkruari e botuari deri vdiç në rrethana ende të pasqaruara dhe siç thuhet të dyshimta. Në vitin 1995 i kthehen eshtrat në vendlindje dhe i ngritet busti afër Hasan Tahsinit, nip i së cilit ishte!
Ajo që vlenë të thuhet është që, për kundër situatave dhe kohëve të rënda që kanë kaluar shqiptarët, letërsia dhe filozofia e shkrimtarëve dhe mendimtarëve shqiptarë nuk duhet të nënçmohet! 🇦🇱🇽🇰✍️
15/05/2021
NDOSHTA NESËR DIKUJT DO T’I VIJ TURP PËR SHKAKUN QË FYEN SOT
(Mendimi ndryshe si vlerë dhe jo "anti" )
“Në vend që të orvateni që të vërtetoni që kundërshtari e ka gabim, orvatuni që të shihni se në çfarë kuptimi ai mund të ketë të drejtë”, kishte thënë filozofi amerikan Robert Nozick, kryetar i Shoqatës Amerikane të Filozofëve dhe njëri nga filozofët politik më me ndikim në shek.XX.
Kam dëgjuar, kam parë e kam lexuar komente nga më të ndryshmet drejtuar njerëzve vetëm pse kanë pikëpamje të tjera me ta. Shohim se si dikush që nuk din as të shkruaj dhe as të artikuloj një mendim siç duhet, fyen alamet intelektuali a profesori, mjeku a shkenctari e secilin e gjithkënd që mendon ndryshe nga ai, sikundër që shohim gjoja njerëz të shkolluar që bien në nivel të naivitetit me qasjen kundër tjetrit me botëkuptim tjetër nga ai. Shoh se si familjarë krijojnë diferenca në raporte, duke thënë që nuk po endemi bashkë sepse ne jemi në këtë parti e ata në atë tjetrën, në kuptimin që ne qenkemi shpëtimtarët ndërsa ata tradhëtarët. Shoh se si kolegë pune a studimi, bashkëveprimtarë të djeshëm sot shohin e cilësojnë tjetrin si armik vetëm sepse mendon ndryshe nga ai. Shoh se si intelektual (nëse mund t’i quajmë kështu?) vardisen për interesa dhe në këtë funksion fyejnë e nuk lënë gjë pa thënë për tjetrin, vetëm sepse tjetri nuk është si ata. Shohim e çka s’po shohim sot! Por nuk po shohim aq shumë ndjenjën e respektit për tjetrin që është ndryshe nga ne, që mendon ndryshe nga ne, që ka pikëpamje të tjera. Nuk po shohim që nuk duhet të urrehet tjetri sepse mendon, flet e voton ndryshe nga dikush. Rënia në grackën e “armiqësive” politike nuk është zgjidhje. Partitë tuaja, për të cilat ju sot fyeni tjetrin, ndoshta dje kanë qenë bashkë apo do të jenë nesër! Çka do t’iu thoni atyre që i fyet atëherë bash për këto parti, cilado qoftë ajo?
Pata lexuar dikund një thënie të kolumnistit Charlie Reese që thoshte se politikanët janë të vëtmit njerëz që fillimisht i krijojnë vetë problemet dhe pastaj bëjnë fushatë kundër atyre problemeve, ndërsa ju që fyeni familjarët tuaj, kolegët tuaj, shokët tuaj, bashkëvendasit tuaj e secilin që nuk mendon si ti shkaku i politikanëve, dijeni që ndoshta edhe mund të skuqeni ndonjë ditë, sepse politikanëve problemet ju duhen, apo sepse siç thoshte pak a shumë edhe John Quinton që politikanët janë njerëzit që kur shohin dritën në fund të tunelit, dalin jashtë dhe blejnë edhe ca tunel. Problemet i zgjidhin njerëzit që mendojnë ndryshe sepse kjo është mënyra e vetme e zhvillimit!
Tjetri, mendimi ndryshe, shprehja ndryshe, votimi ndryshe, botëkuptimi ndryshe, e ndryshmja si e tillë është vlerë!
Thoshte dr. Martin Luther King, aktivisti më i madh i të drejtave civile në SHBA që “ne duhet të mësojmë të jetojmë së bashku ose do të vdesim së bashku si budallenjë”!
29/11/2020
Instituti për Drejtësi Sociale dhe Dinjitet ✍️🗽⚖️
03/05/2020
Te Guri i Busavatës. Thjeshtë, e Madhërishmja kantiane, e cila abstrahon nga kapacitetet tona kognitive, por ama që pashmangshëm cytë fuqinë e racios për të përmbyllur një përvijim të infinit kauzave duke parashtruar një shkak final. Thjeshtë delikate për tu sqaruar, jo për faktin që një UNË ndjehet ashtu, por sepse ndjenja e tillë është ndjenjë meta-prsonale dhe e interiorizuar në natyrën objektive të kësaj pamje madhështore e marr nga perspektiva prapa Gurit atje tek uji i ftohtë i përroit që derdhej lirshëm në liqenin e vogël mbi Ruboc. Kanti do konsideronte që arche e kësaj ndjenje që ndërlidhë Të Madhërishmen, ka të bëjë me njëfarë harmonie atrative dhe korrelacioni simpatik të kualiteteve të kësaj që po shohim me efektet e saj ndjesore dhe asaj që ne si subjekte mund të njohim apo kapaciteteve tona gnoseologjike!
02/05/2020
Intervistë🎙 dhënë njërit nga gazetarët më me përvojë dhe më korrekt ✌që kemi, z. Bahtir Cakolli!
INTERVISTE ME VALON LECIN, KRYEINSPEKTOR I PUNES 22 04 2020
02/05/2020
Leci: Gjatë periudhës së COVID-19 kemi pranuar shumë ankesa për largime nga puna
Ushtruesi i detyrës së kryeinspektorit të Punës, Valon Leci në një intervistë për emisionin “Përballje ditore” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, tha se gjatë kësaj periudhe të pandemisë së COVID-19 kanë pranuar shumë ankesa për largimet nga puna dhe pagat e...
02/05/2020
Mediet, me rolin e tyre krucial ne kete kohe pandemie dhe funksionin vital per demokracine social liberale jane te domosdoshme, andaj edhe respekti dhe kontributi per to eshte, sic do te shprehej Kanti, Imperativ Kategorik! ✌
PANDEMIA DHE PUNETORET E SEKTORIT PRIVAT 17 04 2020
02/05/2020
"Duke u marrë me punë, flasim vetëm atëherë kur duhet thënë diçka; për të papunin të folurit pa pushim është ushqim i përditshëm." Kështu thoshte njëri ndër filozofët më me ndikim në mendimin politik modern Jean-Jacques Rousseau. Pa folur shumë, për çka shpesh edhe jemi kritikuar, dhe pa bërë shumë zhurmë, unë së bashku me kolegët nga Inspektorati i Punës jemi duke dhënë optimumin në mbikëqyrje të zbatueshmërisë së legjislacionit që lidhet me marrëdhënien e punës duke përfshirë edhe sigurinë dhe shëndetin në punë. Në këtë funksion, vetëm brenda kësaj kohe pandemie, brenda një muaji, me staf të reduktuar të cilët shkaku i problemeve shëndetësore nuk mundën të jenë bashkë me kolegët, dhe me sfida të tjera, arritëm të realizojmë rreth 1500 inspektime, duke u ballafaquar dhe ekspozuar direkt ndaj infeksionit nga Covid-19. Janë pranuar mijëra ankesa dhe parashtresa. Shumë nga to janë trajtuar e adresuar e të tjera do të shqyrtohen. Shumë shkelës do sanksionohen e të gjitha të drejtat do të mbrohen e garantohen...
Edhe Inspektorët e Punës, sikurse stafi mbështetës dhe menaxherial i IP po bëjnë një punë që meriton të vlerësohet!
Dr. Valon Leci- u.d. Kryeinspektor i Inspektoratit të Punës
02/05/2020
Nje interviste pak me ndryshe, me ecje dhe shpjegime, me kerkesa dhe sqarime!
Natyrisht, me te gjitha te metat, lajmet e paverteta, ndikimin e marketingut dhe click-ave, ndikimin e grupeve te interesit, devalvimin e vlera sociale etj etj, megjithate PUSHTETI I MEDIES jo rastesisht cilesohet si PUSHTETI I KATERT shteteror. Ata gazetare qe profesionalisht kryejne punen e tyre, i bejne ndere shtetit, shoqerise,...,vetes se tyre! 🎥📺
AKTUAL - VDEKJET NË VENDET E PUNËS 27.01.2020
Follow RTK: Facebook: http://smarturl.it/RTKfb WEB: http://smarturl.it/RTKweb
02/05/2020
"Te bashkohesh eshte fillimi, te qendrosh bashke eshte progresi ndersa te punosh se bashku eshte suksesi". Keshtu thoshte Henry Ford, themeluesi dhe udheheqesi i Ford Motor Company, ndersa kampioni i madh Michael Jordan i cili me Chicago Bulls ka fituar 6 kampionate thoshte "Talenti fiton lojerat por ekipa dhe inteligjenca fitojne kampionatin [vendin e pare]".
Me keto dy thenie lucide po e shperfaq intencen time te udheheqjes se Inspektoratit te Punes me nje ekipe te gjere se bashku me te gjithe koleget nga IP te cilet cdo dite sfidohen me sfida nga me te ndryshmet, me ministrin dhe koleget nga MPMS, me partneret social, me shoqerine civile qe preokupohen per te njejtat ceshtje si ne, mediet, ekspertet e fushes, miqet tane nderkombetar dhe te gjithe ata qe ne nje forme apo ne tjetren japin kontributin e tyre ne fushen e marredhenies se punes por edhe sigurise dhe shendetit ne pune!
🤝
Valon Leci – Siguria ne vendin e punes 27 12 2019
Në Express Intervistën e ditës diskutuam për sigurinë në vendin e punës. Edhe ky vit ka shënuar dhjetëra vdekje në vende të punës. I ftuar në studio për këtë...