26/10/2019
Pergezime per projektin ... inshalla realizohet sa ma shpejt
NJOFTIM!!!
Të dashur bashkëvendës,
Fshati ynë njihët me aktivitetet humane, solidaritetin dhe ndihmën e jashtëzakonshme për qëllime kombëtare, fetare, sociale dhe ekonomike, kushtuar fshatit dhe Kosovës.
Fshati ynë nuk ka trashëguar shumë monumente kulturore, fetare dhe arsimore, por këto që ekzistojne i duamë dhe i ruajmë, por mbi të gjitha dëshirojme t‘ua lëmë në trashëgim brezave të ardhshëm.
Ne, rinia e fshatit që jetojmë në diasporë kemi inicuar projektin për renovimin e xhamisë, objekt ky që është i mbushur jo vetëm me predikime fetare, por edhe me nostalgjinë e të parëve, aty ku baballarët, gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë u takuan, organizuan, ndihmuan dhe e mbushnn mendjën dhe shpirtin me dashurinë për Zotin, kombin dhe familjën.
A dëshirojmë këtë resurs shpirtëror dhe moral ta kultivojmë dhe ta mbrojmë, atëher është koha që xhamia ynë e dashur të ri-shkelqej si një lule në qendër të fshatit, jo vetëm nga dëshira arkitektonike, por nga nevoja e një sigurie, që ka te beje me rehatinë, komoditetin, simbolin dhe sigurinë.
Ky renovim i shenjtë është i përkrahur paraprakisht nga mërgata jonë dhe i diskutuar në të gjitha takimet familjare dhe shoqërore, që xhamia jonë meriton një pamje të re dhe me kushte parësore për lutje, shërbime dhe ceremoni fetare.
Andaj, rinia e fshatit nga diaspora ju ftonë që të merrni pjesë në mbledhje, e cila do të mbahët:
Datë:
17.11.2019 Ora :13:00
Adresa:
Mythenweg 19
8604 Volketswill (Zvicër)
15/06/2016
23/09/2015
21/09/2015