SHFMU "Elfir Behrami" - Metehi

SHFMU "Elfir Behrami" - Metehi Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from SHFMU "Elfir Behrami" - Metehi, School, Fsh. Metehi, Podujevë.

Dita Botërore e PastrimitPër të shënuar këtë ditë me rëndësi për Ambientin dhe Natyrën, sot pas orës së tretë, ne si shk...
18/09/2026

Dita Botërore e Pastrimit

Për të shënuar këtë ditë me rëndësi për Ambientin dhe Natyrën, sot pas orës së tretë, ne si shkollë, bashkë me nxënësit e klasave 6-9, nën përcjelljen e mësimdhënësve dhe drejtorisë së shkollës, u zhvillua një aksion në lidhje me pastrimin e ambientit në rrugën kryesore në drejtim të shkollës, si dhe prej Lagjës së Kastratëve deri tek fshati Repë e Poshtme.

Shpresojmë dhe kërkojmë nga të gjithë kalimtarët dhe komuniteti që i frekuentojnë këto rrugë të mos hedhin gjësende që e dëmtojnë ambientin!

Falënderojmë të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe stafin teknik për angazhimin dhe kontributin!

Me respekt,
Drejtoria e shkollës

MIRË SE ERDHËT NË VITIN E RI SHKOLLORTë dashur nxënës,Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ju urojmë mirëseardh...
01/09/2026

MIRË SE ERDHËT NË VITIN E RI SHKOLLOR

Të dashur nxënës,

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ju urojmë mirëseardhje në një tjetër kapitull të dijes, zhvillimit dhe arritjeve.

Shkolla jonë mbetet një hapësirë ku kultivohen dija, mendimi kritik, përgjegjësia, respekti dhe bashkëpunimi. Çdo ditë e re është një mundësi për të mësuar, për të zhvilluar potencialin dhe për të ndërtuar të ardhmen.

Ju urojmë një vit shkollor të suksesshëm, të frytshëm dhe të mbushur me arritje të reja.

Mirë se erdhët dhe suksese në rrugëtimin tuaj të dijes!

ShFMU “Elfir Behrami”

Të nderuar prindër dhe ju të dashur nxënës,Më poshtë i gjeni Listat e lëndëve dhe Shtëpitë botuese për secilën klasë, që...
17/08/2026

Të nderuar prindër dhe ju të dashur nxënës,

Më poshtë i gjeni Listat e lëndëve dhe Shtëpitë botuese për secilën klasë, që nga klasa 1 deri në klasën 9, të përzgjedhura nga Aktivet Profesionale.

Ju lutem që t’i përmbaheni këtyre listave dhe të merrni tekstet mësimore konform këtyre listave, me qëllim që të jemi të përgatitur me tekste dhe mjete mësimore për një fillimvit të mbarë.

Çkado që keni të paqartë, ju lutemi të kontaktoni mësuesit dhe kujdestarët tuaj.

Ne si Drejtori shpresojmë që ky vit shkollor të fillojë mirë dhe mbarë.

Ju falënderojmë shumë për bashkëpunimin!

Me respekt!
Drejtoria e shkollës

12/08/2026

Të nderuar prindër dhe kujdestarë ligjorë,

Ju njoftojmë se afati për aplikim për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore është shtyrë deri të premten, më 14 gusht 2026.

U bëjmë thirrje të gjithë prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që ende nuk kanë aplikuar në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, që ta bëjnë aplikimin sa më parë.

Aplikimi me kohë i mundëson Ministrisë së Arsimit që të realizojë sa më shpejt transferimin e mjeteve financiare në llogaritë bankare të prindërve dhe kujdestarëve ligjorë, në mënyrë që secili nxënës ta fillojë vitin e ri shkollor i pajisur me tekstet mësimore dhe materialet e nevojshme shkollore.

Për çdo paqartësi apo vështirësi gjatë procesit të aplikimit, ju lutemi t’i drejtoheni Ministrisë së Arsimit në adresën elektronike: [email protected]; [email protected]

Po, ashtu ka filluar edhe komfirmimi i aplikacioneve nga Shkolla.

Ka prindër që ende nuk kanë aplikuar, andaj kërkojmë që sa më parë të aplikoni.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Me respekt,
Drejtoria e shkollës

Të nderuar nxënës dhe prindër të respektuar,Ju njoftojmë se, sot datë: 27.07.2026 është hapur   për subvencionimin e tek...
27/07/2026

Të nderuar nxënës dhe prindër të respektuar,

Ju njoftojmë se, sot datë: 27.07.2026 është hapur për subvencionimin e teksteve mësimore për klasat 1 - 9.

Detajet dhe mënyrën e aplikimit i gjeni në linkun e më poshtëm:

https://www.facebook.com/share/p/19A7i388Et/?mibextid=wwXIfr

Ju faleminderit e suksese!

Me respekt,
Drejtoria e shkollës

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot, më 27 korrik, hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:
– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;
– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: [email protected]

Linku për aplikim:
1. https://rks-gov.net/469 – APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)
2. https://rks-gov.net/471 – APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Shënim i rëndësishëm: Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASH-it nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, nxënësit dhe prindërit janë përgjegjës për ruajtjen e teksteve shkollore. Në përfundim të vitit mësimor, tekstet duhet të kthehen në shkollë në gjendje të rregullt.

Në rast se tekstet dëmtohen me dashje, nga pakujdesia ose humbin, prindi është i obliguar t’i zëvendësojë ose t’i kompensojë ato. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës në fund të vitit mësimor.

Të gjitha aplikimet do të verifikohen nga shkollat përkatëse përmes koordinatorëve të autorizuar.

Për çdo paqartësi lidhur me aplikimin, të interesuarit mund të drejtohen në adresën e emailit ose në numrin e telefonit të paraqitur më poshtë:

[email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

I urojmë të gjithë nxënësve një vit të mbarë shkollor dhe shumë suksese në mësime!

___________________________________

Otvoreno prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala

Od danas, 27. jula, otvara se prijavljivanje za subvencionisanje udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Ministarstvo obrazovanja i nauke obaveštava sve roditelje i staratelje da će se prijavljivanje vršiti putem platforme eKosova i da će biti otvoreno u periodu od dve nedelje: 27. jul – 9. avgust 2026. godine.

Subvencionisanje obuhvata kupovinu udžbenika i školskog materijala za učenike nižeg osnovnog i nižeg srednjeg obrazovanja (1–9. razred).

Finansijska sredstva biće prebačena direktno na bankovni račun roditelja/podnosioca prijave.

Pre nego što se prijavite, molimo vas da se uverite:

da je vaš bankovni račun aktivan i tačan;
da su vaši podaci na eKosova ažurirani.
Prijavljivanje će biti omogućeno i stranim državljanima sa privremenom ili stalnom dozvolom boravka u Republici Kosovo, čija deca pohađaju nastavu u obrazovnim ustanovama Republike Kosovo.

Za strane državljane koji još uvek nemaju dozvolu boravka, ali imaju decu upisanu u škole u Republici Kosovo, MON će dostaviti ASI-ju (Agenciji za informaciono društvo) listu ovih slučajeva kako bi im se omogućio pristup platformi eKosova za prijavu.

Dokumenti za ovu kategoriju šalju se imejlom na adresu: [email protected]

Link za prijavu:

https://rks-gov.net/469 – PRIJAVA – (1. do 5. razred)
https://rks-gov.net/471 – PRIJAVA – (6. do 9. razred)

Važna napomena: U skladu sa Administrativnim uputstvom MON-a br. 13/2016 o opremanju učenika udžbenicima, njihovoj upotrebi i čuvanju, učenici i roditelji su odgovorni za čuvanje udžbenika. Na kraju školske godine, udžbenici se moraju vratiti u školu u urednom stanju.

U slučaju da se udžbenici namerno ili iz nepažnje oštete ili izgube, roditelj je dužan da ih zameni ili nadoknadi. Predaja udžbenika vrši se kod razrednog starešine na kraju školske godine.

Sve prijave će verifikovati nadležne škole preko ovlašćenih koordinatora.

Za sve nedoumice u vezi sa prijavom, zainteresovani se mogu obratiti na imejl adresu ili broj telefona naveden u nastavku:

[email protected]

Tel: +383 (0) 38 200 65 049

Želimo svim učenicima uspešnu školsku godinu i mnogo uspeha u učenju!

___________________________________

Applications Open for the Subsidization of School Textbooks and Materials

Starting today, July 27, applications are open for the subsidization of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The Ministry of Education and Science informs all parents and guardians that applications will be submitted through the eKosova platform and will remain open for a period of two weeks, from July 27 to August 9, 2026.

The subsidy covers the purchase of textbooks and school materials for students in primary and lower secondary education (grades 1–9).

The financial assistance will be transferred directly to the parent’s/applicant’s bank account.

Before applying, please make sure that:

Your bank account is active and the information provided is correct;
Your personal information on eKosova is up to date.
Applications will also be available to foreign citizens holding temporary or permanent residence permits in the Republic of Kosovo, whose children attend educational institutions in the Republic of Kosovo.

or foreign citizens who do not yet have a residence permit but have children enrolled in schools in the Republic of Kosovo, the Ministry of Education and Science (MASH) will submit a list of these cases to the Agency for Information Society (ASHI) in order to enable access to eKosova for the purpose of applying.

Documents for this category should be submitted by email to: [email protected]

Application links:

https://rks-gov.net/469 – APPLICATION – (Grades 1 to 5)
https://rks-gov.net/471 – APPLICATION – (Grades 6 to 9)

Important note: In accordance with MASH Administrative Instruction No. 13/2016 on the provision, use, and preservation of school textbooks, students and parents are responsible for taking proper care of the textbooks. At the end of the school year, textbooks must be returned to the school in good condition.

If textbooks are intentionally damaged, damaged due to negligence, or lost, the parent is obliged to replace or compensate for them. Textbooks should be returned to the class teacher at the end of the school year.

All applications will be verified by the respective schools through authorized coordinators.

For any questions or concerns regarding the application process, interested parties may contact the following email address or telephone number:

Email: [email protected]
Tel: +383 (0) 38 200 65 049

We wish all students a successful school year and much success in their studies!

Shpërndarja e Lëvdatave për nxënësit më të dalluar për mirësjellje dhe në mësim për vitin shkollor 2025/2026Sikurse edhe...
20/06/2026

Shpërndarja e Lëvdatave për nxënësit më të dalluar për mirësjellje dhe në mësim për vitin shkollor 2025/2026

Sikurse edhe viteve të kaluara edhe në këtë përfundim të vitit mësimor-shkollor 2025/2026 Drejtoria e shkollës pas rekomandimeve që i ka marrë nga Kujdestarët e klasave Parafaillore - 9 përgatiti dhe shpërndau për nxënësit më të dalluar për secilën klasë.

Nxënësit më të dalluar të këtij viti shkollor janë si vijon:

Klasa parashkollore: Zeka;
Klasa e parë: Shabani;
Klasa e dytë: Pajaziti;
Klasa e tretë: Haliti;
Klasa e katër: Ademi;
Klasa e pestë: Rrahmani;
Klasa e gjashtë: Shabani;
Klasa e shtatë: Lahu;
Klasa e tetë: Mustafa
Klasa e nëntë: Shabani

Nxënësve fitues ju urojmë suksese edhe në vazhdimësi, ndërsa nxënsve të tjerë ju urojmë që të kenë një angazhim edhe më të lartë, që edhe ata të jenë më të dalluar në vitet në vazhdim.

Ne si Drejtori e shkollës, këtë vit e kemi cilësuar si të suksesshëm, me shpresën që edhe viteve vijuese suksesi, angazhimi dhe bashkëpunimi të mos mungojë.

Falënderime për të gjithë donatorët që edhe në vitin shkollor 2025-2026 na kanë ndihmuar, qoftë me mjete financiare, qoftë me mjete të tjera nevojshme për shkollën, të cilët janë të shumtë.

Falënderojmë edhe Mësuesit dhe Arsimtarët për punën dhe angazhimin e pakursyer të tyre!

Falënderojmë prindërit për bashkëpunimin e treguar!

Falënderojmë dhe për realizimin dhe përmbushjen e nevojave të shkollës!

Mbesim me shpresë që edhe viti shkollor 2026-2027 të jetë një vit i mbarë dhe me shumë suksese.

Dhe, krejt në fund nxënësve dhe mësimdhënësve ju dëshirojmë që të kalojnë pushime sa më të mira dhe suksese në vazhdimësi!

Me kënaqësi ju mirëpresim në Shtator 2026!

Ju faleminderit!

Me respekt!
Drjetoria e shkollës

Festa e Abetares, gjenerata 2025/2026Sot është një ditë e veçantë për nxënësit e klasës së parë. Sot festojmë mbarimin e...
08/06/2026

Festa e Abetares, gjenerata 2025/2026

Sot është një ditë e veçantë për nxënësit e klasës së parë.

Sot festojmë mbarimin e Abetares, librit tonë të parë, që na mësoi shkronjat, fjalët dhe leximin.

Me këtë libër të dashur kemi udhëtuar në botën e dijes dhe kemi bërë hapat e parë drejt shkollës së vërtetë.

Në fillim, çdo shkronjë dukej e vështirë, por tani ne lexojmë dhe shkruajmë vet.

Jemi rritur, jemi bërë më të zgjuar dhe jemi gati për aventurat e tjera, që na presin në klasat e ardhshme.

Faleminderit mësueses Aurona Muçolli, për punën dhe angazhimin e saj në këtë rrugëtim shumë të rëndësishëm!

Faleminderit prindërve që kanë qenë pranë fëmijëve të tyre dhe bashkëpunimit të treguar karshi mësueses, shkollës dhe nxënësve!

Gëzuar Festa e Abetares për të gjithë!

Le të festojmë me këngë, buzëqeshje dhe ëndrra të mëdha!

Me respekt!
Drejtoria e shkollës

Shëtitja njëditore nëpër Kosovë me klasën e IX-të 2026E shtunë, datë: 30.05.2026, në kuadër të aktiviteteve jashtëkurrik...
31/05/2026

Shëtitja njëditore nëpër Kosovë me klasën e IX-të 2026

E shtunë, datë: 30.05.2026, në kuadër të aktiviteteve jashtëkurrikulare realizuam shëtitjen njëditore me klasën e nëntë, ku nxënësit tanë patën mundësinë që të njihen për së afërmi me bukuritë natyrore dhe monumentet kulturore të vendit tonë, Kosovës. Vizituam: Ujëvaren e Mirushës, Burimi i Drinit të Bardhë, Shpellën e Radacit, qytetin e Pejës, Grykën e Rugovës, Ura e Fshejtë, Lidhjen e Prizrent, Kalanë e Prizrenit.

Në emër të shkollës e falënderojmë shumë bashkatdhetarin tonë, që jeton dhe vepron në Angli z. Rexhep Haliti, i cili na i ka dhënë mjetet financiare për ta bërë pagesën e autobusit për nxënësit tanë. Çdoherë do të jemi mirënjohës ndaj tij dhe gjithësecilit, që shprehë dëshirën për të dhënë kontribut dhe për ta ndihmuar shkollën dhe nxënësit tanë, e të cilët fatmirësisht janë të shumtë dhe çdoherë të gatshëm të na ndihmojnë neve si shkollë.

I falënderojmë edhe mësimdhënësit që ishin prezentë për angazhimin e tyre, Agjensionin Alberti Tours për transportin dhe korrektësinë.

Po ashtu, e falënderojmë edhe kujdestaren e klasës së nëntë znj. Zimrite Kosumin për angazhimin dhe kujdesin e saj të treguar ndaj nxënësve në lidhje me këtë shëtitje!

Nxënësve ju urojmë suksese në vazhdimësi!

Me respekt!
Drejtoria e shkollës

Shëtitja në natyrë, datë: 21.05.2026Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara të këtij viti shkollor, shkolla jonë organ...
21/05/2026

Shëtitja në natyrë, datë: 21.05.2026

Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara të këtij viti shkollor, shkolla jonë organizoi Shëtitjen në natyrë me të gjitha klasat, që nga klasa Parafillore deri në klasën e nëntë në vendin e quajtur Te Plepat, në Orllan, si dhe u vizitua Kulla e Komandantit Zahir Pajaziti.

Shëtitja u organizua me transport si dhe ushqim, ku nxënësit tanë falë donatorit , u bë pagesa e autobusit si dhe ushqimit në restaurant , ku nxënësit tanë ishin shumë falënderues ndaj tij, si dhe u kënaqën shumë.

Drejtoria e shkollës falënderon shumë donatorin i cili ka dashur të mbetet për këtë ndihmë në të mirë të nxënësve dhe shkollës sonë, ku falë që janë të shumtë, po e kemi më të lehtë organizimin e shëtitjeve, vizitave në vende dhe institucione të ndryshme.

Bashkëpunimi shkollë-komunitet është shumë i mirë, si dhe shpresojmë që do të vazhdojë edhe më tej.

Falënderojmë edhe të gjithë mësimdhënësit që u angazhuan, që kjo shëtitje të shkojë mirë e mbarë.

Ju faleminderit!

Me respekt,
Drejtoria e shkollës

06/05/2026

Address

Fsh. Metehi
Podujevë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SHFMU "Elfir Behrami" - Metehi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category